Policia Rrugore e shtetit shqiptar ka bllokuar një automjet tip “Audi” të shtetasit H.M. (21), për shkak të tejkalimit të shpejtësisë duke qarkulluar me 208 km në orë në Bypass-in e Fierit. 21-vjeçarit me banim në Kamëz gjithashtu iu bllokua leja e drejtimit për 6 muaj si edhe u vendos masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë, mungesë sigurie, xhamin e parë të veshur me qeskë të zezë, qarkullim pa patentë me vete si dhe rezulton debitor me 6 gjoba pa paguar. Policia Rrugore apelon drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të ...
Komentet te VOZIT 208 KM NË ORË, 21-VJEÇARIT I BLLOKOHET “AUDI” LUKSOZ Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është deklaruar serish rreth nismës “Ballkani i Hapur”. Ai përmes një postimi në Twitter thotë se qeveria gjermane e mbështet nismën “Ballkani i Hapur” dhe kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan më 6 tetor. “ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështetka Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor! Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është ...
Komentet te BALLKANI I HAPUR, RAMA: S’RRIMË DOT TË PRESIM SA T’U MBUSHET MENDJA ATYRE QË S’DUAN TË KUPTOJNË Janë të Mbyllura
Për shkak të nxehtësisë së lartë, ekspertët e shëndetit kanë këshilluar qytetarët që të kujdesen për shëndetin e tyre për të shmangur goditjen nga nxehtësia. Një nga këshillat kryesore është të pini lëngje të mjaftueshme për të parandaluar dehidratimin. “Trupi i njeriut përmban rreth 60 për qind të ujit që humbasim gjatë frymëmarrjes dhe djersitjes, dhe ky proces intensifikohet nga nxehtësia, veçanërisht nëse nuk konsumojmë lëngje të mjaftueshme. Kjo mund të çojë në dehidrim, “shpjegoi David Della-Giustina, një mjek i urgjencës. Ndërsa trupi fillon të djersitet, rrahjet e zemrës rriten dhe gjaku shtyhet drejt lëkurës për t’u larguar nga nxehtësia. “Ndërsa ngrohemi, djersitemi më shumë dhe për këtë arsye nxjerrim ...
Komentet te NË NXEHTËSI TË LARTË, TRUPI DEHIDRATOHET PAS VETËM 30 MINUTASH Janë të Mbyllura
Anashkalimi i mëngjesit nuk është një ide e mirë pasi do t’ju mungojnë lëndët ushqyese dhe e gjithë kjo mund të ndikojë në nivelin tuaj të sheqerit në gjak. Mëngjesi i pasur me lëndë ushqyese ka një efekt pozitiv në përqendrimin, kolesterolin dhe ulë rrezikun nga diabeti. Përveç kësaj, zgjedhja e duhur e ushqimeve të mëngjesit mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Këto pesë ushqime që duhet të hani për mëngjes nëse doni të humbni peshë. Vezë Vezët janë të pasura me proteina, vitamina dhe minerale, dhe mund të zvogëlojnë oreksin i cili mund t’ju ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme për të humbur peshë. Vezët janë një ushqim ideal për ...
Komentet te PESË USHQIMET QË DUHET T’I HANI NË MËNGJES PËR TË HUMBUR PESHË Janë të Mbyllura
Arbenita Ismajli zbukuron faqet rozë sa herë që vendos të bëjë postime në rrjetet sociale. Modelja shqiptare që po ndërton famë ndërkombëtare, përcillet nga më shumë se 629 mijë ndjekës në Instagram, ku publikon fotografi nga karriera dhe jeta personale. Gjatë të martës, ajo ka shpërndarë imazhe, në të cilat shfaqet para pasqyrës, e veshur me fustan të shkurtë ngjyrë rozë. “Në një botë kukullash”, është përshkrimi i këtyre fotografive. Ndërsa ditë më parë, bukuroshja kishte shpërndarë të tjera fotografi me fustan të bardhë. Kujtojmë që Arbenita u bë nënë për herë të parë gjatë muajit prill. Ajo dhe partneri i saj, Fero, pritën në jetë një vajzë, të cilën ...
Komentet te ‘NË NJË BOTË KUKULLASH’ – ARBENITA VJEN TËRHEQËSE ME FUSTAN TË SHKURTËR (FOTO) Janë të Mbyllura
Shuhen vatrat e zjarrit në Karaburun, pas shumë ditësh luftë në terren me flakët dhe ndërhyrjeve nga ajri, por situata problematike është zhvendosur në veri. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se ende janë 9 vatra aktive, duke kërkuar kujdes të shtuar nga ana e pushtetit vendor. Pas më shumë se dy javësh betejash të pandërprera me flakët, mesditën e kësaj të mërkure, Karaburuni nuk kishte asnjë vatër zjarri aktive. Fikja e vatrave të zjarrit ka parandaluar edhe shtrirjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë. Në këtë betejë të zhvilluar ditë dhe natë, u angazhuan me qindra persona, zjarrfikës, efektivë të Forcave të Armatosura punonjës të Njësive Administrative, por ...
Komentet te SHUHET ZJARRI NË KARABURUN DHE LLOGARA, JANË EDHE 9 VATRA AKTIVE Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se arsimi është shtylla bazë mbi të cilën zhvillohen të gjitha fushat e tjera të shtetit dhe shoqërisë, dhe se Qeveria po punon që me një qasje shumëdimensionale ta forcojë arsimin në vend. Ai këto komente i bëri sot gjatë një bashkëbisedimi me mësimdhënësit në ambientet e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë, ku po i zhvillon trajnimet Instituti Veror Teach for Kosova. Kurti me këtë rast foli për rëndësinë e madhe që ka arsimi, për detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të mësimdhënësve dhe rolin e të rinjve. “Kosova ka 335.270 nxënës dhe 23.173 mësimdhënës, që do të thotë se për çdo ...
Komentet te KURTI: ARSIMI ËSHTË SHTYLLA BAZË PËR ZHVILLIMIN E SHTETIT DHE SHOQËRISË Janë të Mbyllura
Reperi i njohur shqiptar, Majk, ka bërë të ditur së fundmi se ka marrë vaksinën anti-COVID. Përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale, interpretuesi i hitit “S’jena mo” ka treguar se tashmë ka marrë dozën e parë të vaksinës në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Ai publikoi një fotografi nga momenti i injeksionit, ku shihet me një maskë të zezë në fytyrë, teksa i buzëqeshte kamerës dhe e quante “punë të përfunduar” marrjen e vaksinës në mbishkrimin e fotografisë. Tutje, ai ndau me fansat në InstaStory edhe një tjetër imazh, ku shfaqte njerëzit në rendin e pritjes në qendrën e vaksinimit në kryeqytet. Në mbishkrimin e fotografisë, reperi u ...
Komentet te VAKSINOHET MAJK, IU BËN THIRRJE FANSAVE: VAKSINOHUNI NËSE DONI TË DILNI NË KLUBE NATE Janë të Mbyllura
Modelja shqiptare, Angela Martini duket se i ka dhënë “sinjal” autoriteteve për vendndodhjen e bashkëshortit të shpallur në kërkim pasi publikoi një fotografi me të në rrjete sociale. Dragos Savelcu u arrestua dje në ishullin Mykonos të Greqisë. Pas fotografisë së modeles, rezultoi se Dragos ishte larguar nga Italia dhe pritej që pas kësaj lëvizje, të arrestohej bazuar në urdhër arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Rumania. Ndonëse Angela Martini nuk e kishte zbuluar vendndodhjen, ajo kishte treguar se me cilët miq po argëtoheshin, të cilët në rrjetet e tyre sociale tregonin se ndodheshin në Mykonos, shkruan media rumune G4Media. Dragos Savulescu ishte në një restorant të njohur në zonën e ...
Komentet te MODELJA SHQIPTARE NXORI ZBULUAR VENDNDODHJEN E BASHKËSHORTIT QË U ARRESTUA Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në shënimin e 30-vjetorit të aksionit të parë të armatosur mbi forcat policore serbe të organizuar nga Guerilja e Llapit, më 9 gusht 1991 te “Qershitë e Llapashticës”, në Podujevë. Me këtë rast është zbuluar një pllakë përkujtimore në shtëpinë nga e cila është realizuar aksioni. Gërvalla shprehu respektin për të gjithë ata që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me mjete politike dhe ushtarake e që në fund kulmoi me luftën e hapur të UÇK-së dhe intervenimin e forcave të NATO-s dhe aleatëve që sollën lirinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Ajo theksoi obligimin e ...
Komentet te GËRVALLA MORI PJESË NË SHËNIMIN E 30 VJETORIT TË AKSIONIT TË PARË TË GUERILES SË LLAPIT Janë të Mbyllura