Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

GËRVALLA NË DOKUFEST: DIPLOMACINË KULTURORE DO TA KEMI PRIORITET

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka organizuar një pritje për artistë, staf diplomatik, përfaqësues institucional e artdashës në kuadër të aktiviteteve të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër Dokufest, që po mban edicionin e 20-të në Prizren. Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla në fjalën e saj të rastit, theksoi se janë pikërisht këto festivale me potencial të jashtëzakonshëm artistik që kthejnë vëmendjen e artdashësve nga e gjithë bota, kah Kosova. Në kontekst të diplomacisë kulturore, ajo nënvizoi se MPJD-ja do të fokusohet ta vendos në plan të parë promovimin kulturor. Gjithashtu theksoi kreativitetin dhe vlerat e larta artistike të krijuesve të rinj vendor të cilat ...
Komentet te GËRVALLA NË DOKUFEST: DIPLOMACINË KULTURORE DO TA KEMI PRIORITET Janë të Mbyllura

SA SHPENZOI KUVENDI I KOSOVËS KARBURANT PËR VETURA PËR 6 MUAJ

Lajme
Buxhetit të shtetit i ka kushtuar 11 mijë e 221 euro pagesa për karburant të veturave që shfrytëzohen nga Kuvendi i Kosovës. Në raportin që ka siguruar KosovaPress për shpenzimet e gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 të legjislativit, shihet se edhe mirëmbajtja e veturave ka pasur një kosto prej 8 mijë e 263 euro. Kuvendi i Kosovës sot përfundon sesionin pranveror, ndërsa në fillimin e muajt shtator, deputetët pritet t’i rikthehen jetës parlamentare. ...
Komentet te SA SHPENZOI KUVENDI I KOSOVËS KARBURANT PËR VETURA PËR 6 MUAJ Janë të Mbyllura

DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË

Lajme
Dita Ndërkombëtare e Rinisë organizohet më 12 gusht të çdo viti. Ajo është caktuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999 me miratimin e rezolutës 54/120. Kjo ditë është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore në mbarë botën. Koncerte, seminare, ngjarje kulturore, që përfshijnë zyrtarë dhe takime kombëtare dhe lokale qeveritare dhe organizatat rinore zhvillohen në botë në nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Çdo vit, Kombet e Bashkuara vendosin një temë që është e rëndësishme për të gjitha komunitetet globale dhe qytetarët. Së bashku me temën, sfidat e tjera – ndryshimi i klimës, kujdesi shëndetësor, përfshirja sociale dhe ruajtja ...
Komentet te DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË Janë të Mbyllura

20 VJET NGA MASAKRA E LUBOTENIT

Lajme
Sot mbushen 20 vjet nga masakra e Lubotenit, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë dhjetë civilë shqiptarë në këtë fshat të Shkupit. Në mëngjesin e 12 gushtit 2001, u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në Luboten ku vranë fëmija 6-vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili. Në këtë aksion u dogjën 14 shtëpi, ndërsa u arrestuan dhe u keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së. Rasti i Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u proceduan dhe u gjykuan ...
Komentet te 20 VJET NGA MASAKRA E LUBOTENIT Janë të Mbyllura

KUVENDI MBYLL SESIONIN PRANVEROR ME SEANCËN E SOTME

Lajme
Deputetët do t’iu drejtohen sot ulëseve të Kuvendit të Kosovës, në seancën e fundit të paraparë për sesionin pranveror. Seanca e datës 12 gusht do të jetë e dyta në rend të ditës për shkak se do të fillohet me pikat e papërfunduara, me pikat nga seancat e mëparshme. Deputetët do të diskutojnë për problemet në KOSTT, kushtet për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe do të votohet për zgjedhjen e auditorit të përgjithshëm. Kuvendi fillon punimet e sesionit vjeshtor të hënën e dytë të muajit shtator, ashtu siç është paraparë me rregullore./KP ...
Komentet te KUVENDI MBYLL SESIONIN PRANVEROR ME SEANCËN E SOTME Janë të Mbyllura

PARASHIKIMI I MOTIT

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që për sot (e enjte) të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht për rreth maleve. Temperaturat do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë celsius. Indeksi UV vazhdon të mbajë vlerat e larta dhe këshillat e IKSHP mbeten në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë./KP ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT Janë të Mbyllura

ZHDUKJA MISTERIOZE E BEDRI REXHEPIT, PROKURORIA DEL ME DEKLARATË

Lajme
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dal sot me një deklaratë për rastin e zhdukjes së Bedri Rexhepit, për të cilin s’dihet asgjë që nga 8 prilli.   Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka thënë se Prokurori i Shtetit është duke punuar me seriozitetin maksimal dhe me të gjitha kapacitetet që disponon në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, për këtë rast. “Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast, me urdhër të njëjtit është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi” dhe një (1) person i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Shantazhi”, “Prezantimi i rremë si person zyrtar “, ...
Komentet te ZHDUKJA MISTERIOZE E BEDRI REXHEPIT, PROKURORIA DEL ME DEKLARATË Janë të Mbyllura

SHTRIRJA E PËRDITSHME ËSHTË LËNDË DJEGËSE PËR MENDJEN DHE TRUPIN TONË (VIDEO)

Lifestyle
Nëse jeni një atlete, një nënë aktive ose punoni në një zyrë dhe qëndroni uleni shumë, shtrirja është e nevojshme për trupin tuaj Jo vetëm që do të rrisni fleksibilitetin, por gjithashtu do të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe do të zvogëloni tensionin e muskujve, transmeton Telegrafi. Përfitimet shëndetësore Ju duhen vetëm disa sekonda për këtë lloj ushtrimi dhe këshilla është të stërviteni çdo ditë, dhe qe përse: 1. Shtrirja ndihmon që ligamentet rreth shtyllës kurrizore të qetësohen, gjë që çon në një qëndrim më të mirë, i cili është i nevojshëm për nyja dhe kocka të shëndetshme. 2. Jo vetëm që do të merrni një dozë të madhe endorfine, ...
Komentet te SHTRIRJA E PËRDITSHME ËSHTË LËNDË DJEGËSE PËR MENDJEN DHE TRUPIN TONË (VIDEO) Janë të Mbyllura

CHELSEA FITON SUPERKUPËN E EVROPËS

Sport
Chelsea është fitues i Superkupës së Evropës pas e ka mposhtur Villarrealin pas ekzekutimit të penalltive. 90 minutëshi i rregullt i ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, përcjellë KosovaPress. Anglezët kaluan në epërsi në minutën e 27’ të ndeshjes pas golit të realizuar nga Hakim Ziyech dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Në pjesën e dytë erdhi edhe reagimi i skuadrës spanjolle që ia doli ta barazonte rezultatin në 1-1 në minutën e 73’ të ndeshjes me golin e Morenos duke i siguruar kështu vazhdimet dy herë nga 15 minuta. Pas gjysmë ore lojë sërish nuk pati gola të tjerë dhe kështu u desh të ekzekutoheshin penalltitë ...
Komentet te CHELSEA FITON SUPERKUPËN E EVROPËS Janë të Mbyllura

HARADINAJ: KRYEMINISTRI MË I MIRË PËR SERBINË, ËSHTË AI QË IA MUNDËSON TREGUN 1 MILION EURO NË DITË

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Serbia sot eksporton mallra në Kosovë në vlerë prej një milion euro në ditë, mallra këto që i blen Kosova. Ai në emisionin Prime të RTK-së ka thënë se kjo shënon edhe fundit e tarifave ndaj Serbisë. “Është rritur eksporti nga Serbia që shënon 1 milion euro në ditë, paramendojeni, 1 milion euro në ditë mallra të Serbisë i blen Kosova. Të gjitha këto janë tregues, nuk janë rastësi që u hoqën edhe tarifat e fundit mbrojtëse për bllokat për ndërtim”, tha Haradinaj. Ai shtoi se deklaratat e ministres Rozeta Hajdari, përkatësisht Qeverisë Kurti për ta arsyetuar ...
Komentet te HARADINAJ: KRYEMINISTRI MË I MIRË PËR SERBINË, ËSHTË AI QË IA MUNDËSON TREGUN 1 MILION EURO NË DITË Janë të Mbyllura