Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

ARRESTOHET NJË RRESHTER I POLICISË SË KOSOVËS

Lajme
Është arrestuar një rreshter i Policisë së Kosovës meqë ai ishte përfshirë në një zënkë që kishte ndodhur në mes disa familjeve në fshatin Miradi të Ulët në Fushë Kosovë. “Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar informacione nga Stacioni Policor i Fushë Kosovës, se në fshatin Miradie e Ulët ( Fushë Kosovë) në një rast zënke në mes disa familjeve ishte përfshirë edhe një Zyrtar Policor (R.B), me gradën Rreshter, me detyrë në Stacionin Policor Aeroporti. Incidenti ishte raportuar të ketë ndodhur me datën 11.08.2021, rreth orës 19:30. Pas disa veprimeve hetimore, në konsultim me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ...
Komentet te ARRESTOHET NJË RRESHTER I POLICISË SË KOSOVËS Janë të Mbyllura

MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
 Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.986 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës.  Deri më sot 183.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 6.784 testime, 1.006 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.  Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.963. Në total numri i rasteve aktive është 4.414./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

ZJARRI NË BJESHKËT E RUGOVËS, DYSHOHET SE ZJARRVËNIA ISHTE E QËLLIMSHME

Lajme
Në mëngjesin e së enjtes është hapur një vatër e re e zjarrit tek Maja e Fakut në zonën e Rugovës. Zjarrvënia dyshohet të ketë qenë e qëllimshme. Cila është befasia më e mirë në çdo ndejë të shoqërisë? Kështu ka bërë të ditur drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. “Sipas njoftimeve nga DAPK Bjeshkët e Nemuna, gjatë natës së mbrëmshme pas reshjeve që kanë ndodhur në regjionin e Rugovës, ishin shuar të gjitha zjarret aktive dhe situata ishte nën kontroll. Në bazë të rrethanave dhe lokacionit ku është shfaqur zjarri dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Lidhur me rastin janë informuar edhe Policia e Kosovës dhe Prokuroria ...
Komentet te ZJARRI NË BJESHKËT E RUGOVËS, DYSHOHET SE ZJARRVËNIA ISHTE E QËLLIMSHME Janë të Mbyllura

ANULOHET BEERFEST KOSOVA QË ISHTE PLANIFIKUAR TË FILLONTE ME 13 GUSHT

Lajme
Ndonëse ishte pritur me padurim nga qytetarët dhe ishte planifikuar të zhvillohej me datat 13, 14, 15 gusht, Beerfest Kosova, që sivjet do të zhvillonte edicionin e 10-të, është anuluar. Sipas një komunikate nga organizatorët, shkak për këtë rezulton të jetë një vendim i Policisë së Kosovës që thotë se ky festival mund të paraqet rrezik për qytetarët. Për më shumë, lexojeni komunikatën e plotë: Të dashur qytetarë të Kosovës, me keqardhje ju njoftojmë se Beerfest. Kosova, edicioni 10, nuk do të mbahet. Kjo vjen pas një vendimi të Policisë së Kosovës, që thotë se mbajtja e këtij festivali paraqet rrezik për qytetarët! Ne si organizatorë nuk jemi dakord me ...
Komentet te ANULOHET BEERFEST KOSOVA QË ISHTE PLANIFIKUAR TË FILLONTE ME 13 GUSHT Janë të Mbyllura

TAHIRI KËRKON MASA SHTESË PËR TA LUFTUAR PANDEMINË COVID-19

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa shtesë për ta luftuar pandeminë COVID-19. Ai tha se tashmë kur janë rritur rastet pozitive me COVID-19, institucionet duhet të kenë një angazhim më të madh për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve por edhe institucioneve shëndetësore. Megjithëkëtë, Tahiri ka ftuar edhe qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e tyre. Tahiri: Java tjetër ta zërë Republikën e Kosovës me masa shtesë “Të kenë një angazhim më të madh, java tjetër ta zërë Republikën e Kosovës me masa shtesë, ta zërë me ...
Komentet te TAHIRI KËRKON MASA SHTESË PËR TA LUFTUAR PANDEMINË COVID-19 Janë të Mbyllura

TRE SHTETAS SERBË KAPEN ME MBI 11 KG DROGË NË GJILAN

Lajme
Tre shtetas serbë janë kapur me mbi 11 kilogram drogë të llojit marhiuanë në Gjilan. Policia kanë treguar se pas kontrollimit në veturën e të dyshuarve janë gjetur revole dhe fishekë. Me konsultim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Policia e Kosovës gjatë një operacioni anti-drogë arreston tre (3) persona të dyshuar dhe gjen mbi (11) njëmbëdhjetë kilogram substancë të dyshuar narkotike. Policia e Kosovës, njësitet e antidrogës nga Prishtina dhe Gjilani gjatë një bashkëpunimi efikas në luftën e tyre për parandalimin dhe luftimin e dukurisë së posedimit dhe shitblerjes së paautorizuar të substancave narkotike, dje më 11.08,2021, kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor ku ...
Komentet te TRE SHTETAS SERBË KAPEN ME MBI 11 KG DROGË NË GJILAN Janë të Mbyllura

KUSARI: I VETMI PARANDALIM PËR TË MOS SHKUAR NË NJË MBYLLJE ËSHTË VAKSINIMI

Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen në mënyrë që të mos shkohet tek një mbyllje e serishme e vendit. Ajo tha se i vetmi parandalim për të mos shkuar në një mbyllje dhe në masa të reja më rigoroze është vaksinimi. Kusari: I vetmi parandalim për të mos shkuar në një mbyllje është vaksinimi “Statistikat e ditëve të fundit në përgjithësi dhe ato të ditës së djeshme në veçanti shënojnë zilen e alarmit për të gjithë ne, për institucionet dhe masat e reja që mund apo duhet të ndërmerren për të parandaluar shpërndarjen e mëtutjeshme të virusit COVID-19. I vetmi ...
Komentet te KUSARI: I VETMI PARANDALIM PËR TË MOS SHKUAR NË NJË MBYLLJE ËSHTË VAKSINIMI Janë të Mbyllura

FIFA PUBLIKON RANGLISTËN E RE, KOSOVA SHËNON NGRITJE, SHQIPËRIA BIE PËR DY POZITA

Sport
Organi më i lartë i futbollit botëror FIFA ka publikuar renditjen më të re për ekipet kombëtare. Në krahasim me renditjen paraprake e cila ishte publikuar në muajin maj të këtij viti, Kosova ka pasur rritje në këtë renditje, përcjellë KosovaPress. “Dardanët” janë ngritur për pesë pozita, nga vendi i 120 në atë 115 me gjithsejtë 1159 pikë të grumbulluara. Ndryshe nga Kosova, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një rënie të lehtë duke humbur për dy vende, nga pozita e 67 ka rënë në të 69-tën. Tri kombëtaret e para janë Belgjika, Brazili dhe Franca./KP ...
Komentet te FIFA PUBLIKON RANGLISTËN E RE, KOSOVA SHËNON NGRITJE, SHQIPËRIA BIE PËR DY POZITA Janë të Mbyllura

MIRATOHEN REKOMANDIMET LIDHUR ME PROBLEMET E EVIDENTUARA NË NP KOSTT SH.A.

Lajme
Me 64 vota për, 15 kundër Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimet lidhur me problemet e evidentuara në NP KOSTT Sh.A, të propozuara nga Komisioni për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Nënkryetarja e komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Jeta Statovci, ka prezantuar rekomandimet ku ndër to ishte që ZKA të bëjë auditim të performancës së ndërmarrjes publike KOSTT Sh.A më së largu deri më 30 shtator 2021. Statovci: ZKA të bëjë auditim të performancës së ndërmarrjes më së largu deri më 30 shtator 2021 “ZKA të bëjë auditim të menjëhershëm të të gjitha vendimeve nga 1 janar 2015 të cilat kanë të bëjnë me dhënien e pëlqimeve për ndërtim, ...
Komentet te MIRATOHEN REKOMANDIMET LIDHUR ME PROBLEMET E EVIDENTUARA NË NP KOSTT SH.A. Janë të Mbyllura

KONJUFCA KËRKON UNITET POLITIK PËR ZBATIMIN E MSA-SË

Lajme
Është konstituar Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë (KPSA), konstituimi i të cilit u tha se është shtyrë shumë. Ndërsa u potencua edhe ngadalësia e zbatimit të MSA-së. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se tash nevojitet një shpejtësi krejtësisht e re për zbatimin e MSA-së, pasi deri më tash ky proces ka qenë mjaft i ngadalshëm. Konjufca kërkoi unitet politik në këtë drejtim, pasi siç tha ai, kjo nuk është një garë politike, por nevojë që Kosova të bëjë hapa sa më të shpejt drejt integrimit evropian. Kryeparlamentari Konjufca tha po ashtu se parlamenti do të mbikëqyrë gjithmonë pakot e reformave, meqë janë të një rëndësie të ...
Komentet te KONJUFCA KËRKON UNITET POLITIK PËR ZBATIMIN E MSA-SË Janë të Mbyllura