Prishtina është duke e zhvilluar ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës ndaj skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt. Ajo që ka shqetësuar të gjithë adhuruesit e futbollit kosovare dhe tifozët e kësaj skuadre është fakti se kjo ndeshje nuk po transmetohet ne televizionet kosovare, përcjellë KosovaPress. Para pak çasteve, klubi nga kryeqyteti ka lëshuar në njoftim zyrtar përmes të cilit ka dhënë arsyet për mostransmetimin e ndeshjes. Ja njoftimi i plotë: Njoftim rreth transmetimit të ndeshjes Bodo/Glimt – FC Prishtina Dëshirojmë të njoftojmë tifozët e klubit FC Prishtina dhe futbolldashesit në të gjithë Kosovën se ndeshja Bodo/Glimt/ Prishtina nuk do te transmetohet ne kanalet e Artmotion dhe Klan Kosova. Arsyeja sipas Artmotion është ...
Komentet te PRISHTINA LËSHON NJOFTIM ZYRTAR, JA PSE NUK PO TRANSMETOHET NDESHJA NDAJ BODO/GLIMT. Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në Organizatën e Veteranëve të Luftës vlerësojnë se me vendimet e deritashme Gjykata Speciale ka dëshmuar se është politike. Ka kaluar pothuajse një vit nga arrestimet e para të Gjykatës Speciale. Që atëherë avokatët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë drejtuar dhjetëra ankesa në instancat e Dhomave të Specializuara, duke nisur nga lirimi me kusht e deri tek problemet me nxjerrjen e materialeve nga Prokuroria. Pothuajse të gjitha këto ankesa të avokatëve janë hedhur poshtë qoftë nga Gjykata e shkallës së parë apo ajo e Apelit në Hagë. Lidhur me këtë çështje sekretari i OVL – UÇK’së thotë se qasja e gjykatësve dhe prokurorëve në vazhdimësi ...
Komentet te OVL-UÇK: GJYKATA SPECIALE KA DËSHMUAR SE ËSHTË POLITIKE Janë të Mbyllura
Policia arreston dy të dyshuar për ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armës’ dhe konfiskon armë të ndryshme Policia e Kosovës dje me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka kryer kontrolle në dy lokacione në kërkim të armëve ilegale në rajonin e Malishevës. Sipas Policisë, gjatë zbatimit të urdhër kontrollit te i dyshuari i parë, në shtëpinë e tij dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar. “Pushkë Automatike “Kallashnikov AK 47” dhe një karikator. Pistoletë “BRUNI MOD.92 cal 8 mm” karikatori 18 copë fishek. Kurse në lokacionin e dytë janë gjetur dhe sekuestruar këto armë: Pushkë automatike “Kallashnikov AK47”, pushkë automatike “AK47”, pushkë ajrore “Bereta cal ...
Komentet te POLICIA GJEN ARSENAL ARMESH NË MALISHEVË Janë të Mbyllura
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se varianti “Delta” i COVID-19 është mbi 80 përqind në rastet e reja. Pas mbledhjes së qeverisë, ku u ndërmorën masat e reja, Vitia përmes një konference për media, tha masat e reja janë marrë duke konsultuar gjitha grupet e interesit. Ai tha se secili rekomandim që vjen nga ekspertët mund të ketë ndryshime, qoftë me masa shtesë, ani pse vendimi vlen deri më 10 shtator. Krahas kësaj, ai bëri thirrje për vaksinim kundër COVID-19./KP ...
Komentet te VITIA: RASTET E REJA ME KORONAVIRUS, 80 % TË VARIANTIT DELTA Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ashpërsim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka marrë vendim që prej datës 20 gusht, hyrja në klubet e natës dhe ahengjet familjare të bëhet vetëm nëse dëshmohet për certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19 ose testin për negativ, jo më të vjetër se 72 orë. Tjetra dëshmi është nëse personi e ka kaluar virusin COVID-19 në 180 ditët e fundit. Ndërkohë, këtyre iu lejua puna deri në orën 03:00. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se këto masa janë në përputhje me situatën epidiomiologjike, por ...
Komentet te QEVERIA ASHPËRSON MASAT, NË AHENGJE DHE KLUBET E NATËS ME CERTIFIKATË TË VAKSINIMIT (VIDEO) Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë aplikimet nga subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Afati përfundon të hënën, më 16 gusht. Deri në këtë kohë subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve garues, qoftë në zgjedhjet për kryetarë të Komunave apo për Kuvende Komunale. Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, tha se deri mesditën e së enjtes kanë pranuar aplikimet nga 21 subjekte politike, prej tyre 3 parti politike, 8 iniciativa qytetare dhe 10 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 139 kandidatë për Kuvende Komunale dhe 11 kandidatë për ...
Komentet te 21 SUBJEKTE POLITIKE APLIKOJNË PËR TË GARUAR NË ZGJEDHJET LOKALE Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u ka uruar ditë të mirë deputetëve të opozitës që në mes të seancës po lëshonin sallën e Kuvendit. Derisa ishin duke u shqyrtuar pikat e rendit të ditës, disa deputetë opozitar kanë lëshuar seancën, gjë që ka bërë që Konjufca t’iu uroj atyre pushime të këndshme. Konjufca: Ditën e mirë “Ditën e mirë, rrugë të mbarë, pushime të këndshme”, tha ai. Sot është mbajtur seanca e fundit e sesionit pranveror, me ç’rast deputetët kanë shkuar në pushim deri në fillim të muajit shtator. /KP ...
Komentet te KONJUFCA DEPUTETËVE TË OPOZITËS: RRUGË TË MBARË, PUSHIME TË KËNDSHME Janë të Mbyllura
Ka përfunduar seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës, me këtë rast, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka shpallur të mbyllur sesionin pranveror të legjislativit dhe ka bërë të ditur se i njëjti do të shkojë në pushim veror. Por, paraprakisht, deputetët e Kuvendit, kryesisht nga mazhoranca s’kanë miratuar një sërë raportesh të vitit 2020 të institucioneve të pavarura që mbikëqyren nga Kuvendi. Përfundimin e sesionit pranveror e bëri të ditur, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Konjufca: Po e shpallim të mbyllur sesionin pranveror të Kuvendit të Kosovës “Në pajtim edhe me vendimin që e ka marrë Kryesia e Kuvendit, po e shpallim të mbyllur edhe sesionin pranveror ...
Komentet te KUVENDI S’MIRATON NJË SËRË RAPORTESH TË INSTITUCIONEVE TË PAVARURA DHE SHKON NË PUSHIM VEROR Janë të Mbyllura
Me 67 votë për, 9 vota kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Vlora Spanca në pozitën e auditores së përgjithshme të Kosovës. Zgjedhjen e saj në këtë pozitë e ka kundërshtuar opozita, duke thënë se e njëjta është motra e njërës nga këshilltaret e kryeministrit Albin Kurti. Tashmë Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, në këtë pozitë është propozuar nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar që ky proces duhet të kthehet në pikën zero, kjo për shkak se sipas tij, e propozuara për këtë pozitë është motra e njërës nga këshilltaret e kryeministrit Albin Kurti. Tahiri: Si Grup ...
Komentet te KUVENDI ME 67 VOTË PËR E ZGJEDH VLORA SPANCA NË POZITËN E AUDITORES SË PËRGJITHSHME Janë të Mbyllura
Kurti: Siguria në rajon vjen vetëm pas dënimit të kriminelëve Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “100 vjetorit – Hasan Prishtina Kryeministër i Shqipërisë”, në Shkup u mbajt sot tribuna tematike “Kauzat shqiptare – para dhe pas Hasan Prishtinës”, organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Në pamundësi për të qenë i pranishëm në këtë organizim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përcolli mesazhin për të qëndruar pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, pasi vetëm kur të jemi të lidhur fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar. Në mesazhin e tij, Kurti tha se rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm ...
Komentet te KURTI: SIGURIA NË RAJON VJEN VETËM PAS DËNIMIT TË KRIMINELËVE Janë të Mbyllura