Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MBI 4 MIJË RASTE AKTIVE ME COVID-19

Shëndetësi
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë testuar 6.784 qytetarë nga të cilët 1.009 kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 17.986 doza të vaksinës kundër COVID-19. “Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës. Deri më sot 183.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.963. Në total numri i rasteve aktive është 4.414”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te MBI 4 MIJË RASTE AKTIVE ME COVID-19 Janë të Mbyllura

20 VJET NGA MARRËVESHJA E OHRIT

Lajme
Sot mbushen 20 vjet që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raporte të reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit.   Kjo marrëveshje u bë me asistimin e Bashkësisë Ndërkombëtare pas një konflikti të armatosur, i cili ndodhi në vitin 2001. Kjo marrëveshje kornizë ndër të tjerash u nënshkrua me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, ...
Komentet te 20 VJET NGA MARRËVESHJA E OHRIT Janë të Mbyllura

KUSH JANË ARTISTËT SHQIPTARË QË DO TË ‘NDAJNË’ SKENËN ME BREGOVIQIN NË ‘FESTËN E BIRRËS’ NË KORÇË?

Shqipëri
Përkundër polemikave e reagimeve të shumta, ‘Festa e Birrës’ në Korçë do të mbahet me të ftuarin special, këngëtarin me identitet serb, Goran Bregoviq. Për shkak të këtij të fundit të gjithë artistët nga Kosova anuluan pjesëmarrjen e tyre, pasi thuhej se në të kaluarën me këngët e tij u frymëzuan serbët për masakrat në vend. Sidoqoftë, faqja zyrtare e ‘FestaeBirrësKorçë’ ka publikuar emrat e këngëtarëve shqiptarë të cilët do të performojnë e do ndajnë skenën me Bregoviq.   Cilët janë artistët që do të këndojnë në të njëjtën skenë me ish-frontmanin e bendit “Bijelo Dugme”? Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi, Orgesa Zaimi – disa nga të famshmit që ...
Komentet te KUSH JANË ARTISTËT SHQIPTARË QË DO TË ‘NDAJNË’ SKENËN ME BREGOVIQIN NË ‘FESTËN E BIRRËS’ NË KORÇË? Janë të Mbyllura

ANALISTËT KOMENTOJNË KANDIDATURËN E ARBEN VITISË PËR KRYETAR TË PRISHTINËS (VIDEO)

Lajme
Analistët politikë kanë komentuar kandidimin e mundshëm të Arben Vitisë për kryetar të Komunës së Prishtinës. Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje ende zyrtarisht nuk e ka konfirmuar kandidimin e Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës, Telegrafi një ditë më parë raportoi se Vitia do t’i hyjë garës për të parin e kryeqytetit. Analisti Dardan Gashi, deklaroi se Vitia i ka kundër kandidatët e fortë. “Do të jetë e vështirë, kandidatët nuk i ka të lehtë asnjë, kandidati i PDK-së, është i fortë në parti, është duke bërë fushatë që dy muaj. Kandidati i LDK-së është befasi, Daut Haradinaj po ashtu kandidat interesant, Haradinaj për shumë kënd mund të jetë alternativë”, deklaroi ai ...
Komentet te ANALISTËT KOMENTOJNË KANDIDATURËN E ARBEN VITISË PËR KRYETAR TË PRISHTINËS (VIDEO) Janë të Mbyllura

MORENA TARAKU MAHNITËSE NË POZAT E REJA NDËRSA VË NË FOKUS FIGURËN TRUPORE

ShowBiz
Këngëtarja e modelja e njohur, Morena Taraku, vazhdon të jetë njëra nga artistet më të përfolura në rrjetet sociale e faqet rozë. Bukuroshja, e cila tashmë ka mbledhur 1.3 milion njerëz vetëm në Instagram, ndan momente të ndryshme nga përditshmëria e po ashtu edhe nga daljet publike. Ajo së fundmi ka publikuar disa imazhe, me të cilat ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo vjen në top formë në një fustan blu të kombinuar me të gjelbër, e po ashtu edhe me një çantë krahu të tillë Krijuesja e hitit “Bad Girl” vuri në pah linjat e bujshme trupore në disa pjesë të hapura të modelit unik ...
Komentet te MORENA TARAKU MAHNITËSE NË POZAT E REJA NDËRSA VË NË FOKUS FIGURËN TRUPORE Janë të Mbyllura

LVV ZYRTARIZON KANDIDIMIN E MIMOZA KUSARI – LILA PËR KRYETARE TË GJAKOVËS

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Mimoza Kusari – Lila do të jetë kandidatja e tyre për kryetare të Komunës së Gjakovës. LVV përmes një njoftimi për media thotë se bashkëpunimi me Alternativën ka sjellë rezultate të mira, transmeton Telegrafi. “Bashkëpunimit të suksesshëm ia mbajmë gjithnjë derën hapur. Fryma e shkëlqyeshme e bashkëveprimit mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Alternativës për Kosovën ka sjellë rezultate të mira në nivel qendror e tash është momenti ta zgjerojmë edhe në nivel lokal. Ndryshimet e mëdha për të cilat ka nevojë Kosova, kërkojnë një bashkërendim të reformave e veprimeve të Qeverisë, me një drejtim transformues nëpër komuna. Përmes këtij memorandumi mes subjekteve tona njoftojmë opinionin publik ...
Komentet te LVV ZYRTARIZON KANDIDIMIN E MIMOZA KUSARI – LILA PËR KRYETARE TË GJAKOVËS Janë të Mbyllura

MSH: KOMBINIMI I VAKSINAVE BËHET QË KUR KA NISUR VAKSINIMI MASIV KUNDËR COVID-19

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sërish se ata që vaksinohen kundër COVID-19 kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën do ta marrin prej dy llojeve të vaksinave të cilat përdoren në Kosovë si Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech. MSh po ashtu thekson se që kur ka filluar vaksinimi i qytetarëve në masë kundër COVID-19 (qershor 2021), qytetarëve u është lejuar, me rekomandim të komitetit të vaksinimit edhe kombinimi i vaksinave, që do të thotë se dozën e parë mund ta marrin të vaksinës Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer dhe anasjelltas. “Deklaratat e kujtdo qoftë se në Kosovë nuk lejohet kombinimi i vaksinave janë të pavërteta”, thuhet ...
Komentet te MSH: KOMBINIMI I VAKSINAVE BËHET QË KUR KA NISUR VAKSINIMI MASIV KUNDËR COVID-19 Janë të Mbyllura

IKSHPK: RESPEKTONI MASAT DHE VAKSINOHUNI

Shëndetësi
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen pasi është masa më efikase më e mirë dhe më e lirë është vaksinimi masovik i popullsisë së Republikës së Kosovës. “Zbatoni rekomandimet e IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të mbajtur në kontroll e situatës epidemiologjike dhe ndërmarrja e masave për ndërprerjen e përhapjes duke u zbatuar me përpikëri vendimet e Qeverisë, në të gjitha degët e ekonomisë dhe veprimtaritë arsimore e institucionale, ku ka grumbullim të pakontrolluar të njerëzve, pasi do të na mundësojnë të dalim nga pandemia COVID-19 me sa më pak pasoja dhe t’ i kthehemi jetës normale”, ...
Komentet te IKSHPK: RESPEKTONI MASAT DHE VAKSINOHUNI Janë të Mbyllura

FILLON NDËRTIMI I BULEVARDIT “ILAZ KODRA” NË SKENDERAJ

Lajme
Kanë filluar sot punimet në ndërtimin e bulevardit “Ilaz Kodra”, në Skenderaj, i financuar nga komuna e Skenderajt, Ministria e Mjedisit dhe UN-Habitat, me kosto financiare prej 150 mijë euro. Në ceremoninë e fillimit të punimeve, kryetari i kësaj komune Bekim Jashari theksoi së bulevardi me emrin e heroit Ilaz Kodra, përveç rëndësisë që ka si korridor lidhës mes qendrës së qytetit dhe Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, i jep pamje edhe më madhështore qytetit tonë. “Përmes këtij projekti do të bëhet zgjerimi i kësaj rruge duke krijuar hapësira për rekreacion, fitnes të jashtëm, kënd lojërash për fëmijë, hapësira për të moshuar, parkingje të shpejta, hapësira gjelbëruese dhe arkitekturë me ngjyra ...
Komentet te FILLON NDËRTIMI I BULEVARDIT “ILAZ KODRA” NË SKENDERAJ Janë të Mbyllura

MOTI GJATË VIKENDIT

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius. “Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te MOTI GJATË VIKENDIT Janë të Mbyllura