Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

LDK VENDOS PËR 8 KANDIDATË PËR KRYETARË TË KOMUNAVE

Lajme
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës me unanimitet të plotë ka aprovuar propozimet e degëve për kandidatë për kryetarë të disa komunave. Sipas njoftimit të LDK-së këta janë kandidatët për tetë komuna. – Sibel Halimi të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt; – Armend Agolli – kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës; – Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës; – Mehmet Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit; – Bedri Zeqiri – kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes; – Anduena Gllareva – kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit; – Shkëlqim Jakupi – kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut; ...
Komentet te LDK VENDOS PËR 8 KANDIDATË PËR KRYETARË TË KOMUNAVE Janë të Mbyllura

ZEMAJ: SITUATA ME COVID-19 ËSHTË ALARMANTE

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj duke komentuar numrin e madh të të infektuarve me COVID-19 dhe rastet e vdekjes, ka thënë se sot situata është edhe më keq. Ai ka bërë thirrje për respektim të masave dhe vaksinim. “Sot edhe më keq: 1.128 raste të reja me virusin Covid-19 dhe 3 raste të vdekjes. Kjo është alarmante. Qytetarë të dashur, ju lutem me gjithë shpirt: Respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Ju lutem me gjithë shpirt: VAKSINOHUNI. Edhe përkundër menaxhimit të dobët në qendrat e vaksinimit, ju lutem që të keni durim dhe të merrni vaksinën”, ka shkruar ai në Facebook./KP ...
Komentet te ZEMAJ: SITUATA ME COVID-19 ËSHTË ALARMANTE Janë të Mbyllura

ARRESTOHEN DY PERSONA , KONFISKOHEN EDHE ARMË ZJARRI

Lajme
Stacioni policor në Ferizaj sot rreth orës 12:37 ka pranuar një informacion se një person me inicialet B.B i moshës 46 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër M.B, i moshës 52 vjeçar, këtë të fundit e kanos me armë zjarri . Në lidhje me këtë, njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj të shoqëruara edhe nga njësia e reagimit të shpejtë ( NJRSH), kanë arritur shumë shpejtë në vendin e ngjarjes, në një fshat të Ferizajt dhe aty kanë hasur të dyshuarin me pistoletë në dorë duke e kërcënuar personin tjetër. “Policia nga afër, pas disa urdhrave që i japin të dyshuarit që të lëshojë armën, i ...
Komentet te ARRESTOHEN DY PERSONA , KONFISKOHEN EDHE ARMË ZJARRI Janë të Mbyllura

AKTAKUZË NDAJ ZYRTARËVE TË KËSHILLIT PROKURORIAL PËR KEQPËRDORIM TË POZITËS ZYRTARE

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet L.K., A.K., M.B. dhe F.D. për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim të ndikimit, falsifikim të dokumenteve, mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare dhe blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituar me kryerjen e veprës penale Sipas aktakuzës, të pandehurit L.K., dhe A.K., në cilësinë e Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe në cilësinë e shoferit, nga janari i vitit 2018 e në vazhdimësi, në bashkëkryerje, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, kanë kërkuar dhe pranuar ...
Komentet te AKTAKUZË NDAJ ZYRTARËVE TË KËSHILLIT PROKURORIAL PËR KEQPËRDORIM TË POZITËS ZYRTARE Janë të Mbyllura

DOKUFEST, SONTE SHFAQET FILMI DOKUMENTAR “MBIJETESA DHE SHKOLLA”

Kult
Në Festivalin e Filmit tashmë ndërkombëtar “DokuFest” në Prizren, sonte në Dokukinoplato nga ora 20:00 të shfaqet premiera e filmit të shkurtër dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla”. Dokumentari “Mbijetesa dhe Shkolla”, është financuar nga QKK- Qendra Kinematografike e Kosovës, mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe është realizuar nga Produksioni “IDEA” në bashkëpunim me produksionin “negatiVFILM”. Producent&Skenarist: Nuhi Bytyçi Regjia: Ilir Kabashi DoP: Bekim Qyqalla Muzika: Shkodran Tolaj Përkthimi anglisht: Flamur Abrashi & Prof. Shaun Hughes Titrimi: Burim Emini/KP ...
Komentet te DOKUFEST, SONTE SHFAQET FILMI DOKUMENTAR “MBIJETESA DHE SHKOLLA” Janë të Mbyllura

DAFINA ZEQIRI: VAKSINOHUNI DHE T’I KTHEHEMI NORMALITETIT

ShowBiz
Këngëtarja Dafina Zeqiri iu ka bashkuar thirrjes për vaksinim kundër COVID-19., duke thënë se vetëm kështu do t’i kthehemi normalitetit sa më shpejt. Ajo ka njoftuar se janë vaksinuar i gjithë ekipi i saj. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka shkruar se vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin./KP ...
Komentet te DAFINA ZEQIRI: VAKSINOHUNI DHE T’I KTHEHEMI NORMALITETIT Janë të Mbyllura

PËR NJË DITË JEPEN MBI 19 MIJË DOZA TË VAKSINËS KUNDËR COVID-19

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 19 mijë e 248 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) se nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559 mijë e 7 doza të vaksinës, kurse 192 mijë e 503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ditët e fundit në Kosovë janë rritur rastet pozitive me COVID-19, ku vetëm për një ditë raportohet për 1 mijë e 128 të infektuar dhe për tre të vdekur. Njoftimi i plotë i MSh-së: ...
Komentet te PËR NJË DITË JEPEN MBI 19 MIJË DOZA TË VAKSINËS KUNDËR COVID-19 Janë të Mbyllura

KQZ PRET APLIKIMET E SUBJEKTEVE EDHE NË FUNDJAVË. AFATI PËRFUNDON TË HËNËN NË ORËN 16:00

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të punojë edhe këtë të shtunë dhe të diele (14 dhe 15 gusht) nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për të pranuar aplikimet e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit. Afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve përfundon të hënën, më 16 gusht, në orën 16:00. Ky lajm është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Elezi: KQZ do të presë aplikime edhe të shtunën e të dielën “Meqenëse kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit për aplikim dhe dorëzimin e listave të subjekteve ...
Komentet te KQZ PRET APLIKIMET E SUBJEKTEVE EDHE NË FUNDJAVË. AFATI PËRFUNDON TË HËNËN NË ORËN 16:00 Janë të Mbyllura

POLICIA SHTON AKTIVITETIN NË ZBATIM TË MASAVE TË REJA ANTI-COVID

Lajme
Policia e Kosovës ka shtuar aktivitetin e saj në terren, kryesisht në njoftim dhe biseda me qytetarë rreth vendimit dhe masave të fundit të ndërmarra nga institucionet përkatëse rreth parandalimit të përhapjes së pandemisë.   “Policia e Kosovës që nga marsi i vitit të kaluar, kur kanë filluar të paraqiten rastet e parë me Covid-19, ka hartuar një plan operativ në të cilin parashihen detyrat dhe aktivitetet policore karshi respektimit të masave anti-Covid, respektivisht parandalimit të përhapjes së pandemisë. Ky plan është përditësuar sa herë që ka pasur ndryshim të masave që kanë ndërmarrë institucionet përgjegjëse në vend”, ka njoftuar Policia e Kosovës. ...
Komentet te POLICIA SHTON AKTIVITETIN NË ZBATIM TË MASAVE TË REJA ANTI-COVID Janë të Mbyllura

MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.  Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 7.424 testime, 1.128 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.  Sot janë shëruar 46 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.009. Në total numri i rasteve aktive është 5.493./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON Janë të Mbyllura