Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

VAJZË GJUAN ME ARMË NË DASMË, POLICIA HETON RASTIN

Lajme
Një vajzë ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në Prishtinë. Rasti ka ndodhur dje pasdite, ku njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë me një karikatorë të zbrazët dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt dhe e dyshuara lirohet./KP ...
Komentet te VAJZË GJUAN ME ARMË NË DASMË, POLICIA HETON RASTIN Janë të Mbyllura

LISTA GUXO PRITET TË KETË 4 DERI 5 KANDIDATË PËR KRYETAR NË ZGJEDHJE LOKALE (VIDEO)

Lajme
Lista Guxo nën logon e Lëvizjes Vetëvendosje do të ketë 4 deri 5 kandidatë për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale. Ish Lista e presidentes, Vjosa Osmani do të ketë kandidatin për kryetar në komunën e Istogut, Obiliqit dhe Dragashit. Derisa janë në diskutime me Vetëvendosjen që edhe kandidati për kryetar në komunën e Malishevës të jetë i Listës Guxo. Të njëjtit, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, pritet të garojnë në një listë të përbashkët. Anëtari i Listës Guxo, njëherësh edhe deputeti, Haxhi Avdyli në një intervistë për KosovaPress, thotë se kandidatët për kryetar do të jenë figura të reja, e jo njerëzit kryesor të Listës ...
Komentet te LISTA GUXO PRITET TË KETË 4 DERI 5 KANDIDATË PËR KRYETAR NË ZGJEDHJE LOKALE (VIDEO) Janë të Mbyllura

BIMË NARKOTIKE NË SERË, ARRESTOHET

Lajme
Një person është arrestuar në Drenas, pasi që gjatë bastisjes së shtëpisë se tij dhe objekteve përcjellëse, në oborrin e tij në kopsht (sere) është gjetur dhe konfiskuar një bimë e dyshuar narkotike dhe në dhomën e tij 0.8 gr substancë e dyshuar narkotike. Rasti ka ndodhur dje pasdite, ku me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /KP ...
Komentet te BIMË NARKOTIKE NË SERË, ARRESTOHET Janë të Mbyllura

SHOQËROHET NË POLICI PASI HOQI VULËN ZYRTARE

Lajme
Një i dyshuar është shoqëruar në polici nën dyshimin se i njëjti ka hequr vulat të cilat i janë vendosur në lokalin e tij nga inspektorët kompetentë në Fushë Kosovë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./KP ...
Komentet te SHOQËROHET NË POLICI PASI HOQI VULËN ZYRTARE Janë të Mbyllura

NIPI IA KEQPËRDORI KARTELËN DHE I MORI PARA

Lajme
Një person ka njoftuar policinë se nipi i tij përmes llogarisë bankare dhe duke keqpërdorur kartelën e tij i ka shfrytëzuar një shumë të konsiderueshme parash. Rasti ka ndodhur në fshatin Shkabaj të Prishtinë gjatë muajve prill-qershor. /KP ...
Komentet te NIPI IA KEQPËRDORI KARTELËN DHE I MORI PARA Janë të Mbyllura

RAMË LAHAJ-EDI RAMËS: ANULO GORAN BREGOVIQIN

ShowBiz
Kompozitori Ramë Lahaj i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që të tërheqin ftesën ndaj këngëtarit serb Goran Bregoviq. Derisa këngëtari serb është ftuar të marrë pjesë në Festivalin e Birrës në Korçë, Lahaj nëpërmjet Facebook ka thënë se ai dhe këngët e tij që ishin himni i çetnikëve serb. Postimi i plotë i Lahajt: Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin! Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet ...
Komentet te RAMË LAHAJ-EDI RAMËS: ANULO GORAN BREGOVIQIN Janë të Mbyllura

KOREOGRAFI NUHA E PËRFAQËSON KOSOVËN NË FESTIVALIN “LAIK DEJOT”

Kult
Koreografi Robert Nuha do e përfaqësojë Kosovën në Festivalin e dansit bashkëkohor “Laik Dejot”, i cili do mbahet në Riga të Letonisë nga data 16 deri në 20 gusht. Ai në këtë festival do performojë solo performancën e tij “InOut” dhe gjatë qëndrimit të tij në Letoni do të zhvillojë edhe master-class me studentët e Akademisë së Dansit Bashkëkohorë të Letonisë. Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, vetë koreografi Nuha. “Shumë i lumtur të përfaqësoj Kosovën në Festivalin e mirënjohur të dansit Bashkëkohorë “Laiks Dejot” në Riga të Letonisë nga data 16 deri në 20 Gusht me solo performancën time “InOuT”, gjithashtu të jap master-class për ...
Komentet te KOREOGRAFI NUHA E PËRFAQËSON KOSOVËN NË FESTIVALIN “LAIK DEJOT” Janë të Mbyllura

RËNIA E PAGËS MESATARE, APELOHET PËR NDARJE TË BARABARTË TË PAGAVE NË SEKTORIN PUBLIK DHE PRIVAT (VIDEO)

Lajme
Paga mesatare në Kosovë pati rënie gjatë vitit 2020. Njohës të ekonomisë thonë se sektori privat e pati të pamundur të ruajë vendet e punës dhe pagat e njëjta, teksa apelojnë qeverinë që të punojë drejt eliminimit të dallimeve mes dy sektorëve. Sipas Agjencisë së Statistikave në Kosovë (ASK), del se paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2020 ishte 380 euro, derisa në vitin 2019 ishte 411 euro. Pra, kishte një rënie prej 31 euro. Ndërsa, paga mesatare neto për vitin 2020 ishte 342 euro, krahasuar me vitin 2019 që ishte 372 euro. Pra, një rënie prej 30 eurosh. Ndërkaq, paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin ...
Komentet te RËNIA E PAGËS MESATARE, APELOHET PËR NDARJE TË BARABARTË TË PAGAVE NË SEKTORIN PUBLIK DHE PRIVAT (VIDEO) Janë të Mbyllura

DY TË ARRESTUAR PËR PROSTITUCION

Lajme
Një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Shqipërisë janë arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimin se të njëjtit në bashkë-veprim kanë kryer veprën penale mundësim i prostitucionit. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /KP ...
Komentet te DY TË ARRESTUAR PËR PROSTITUCION Janë të Mbyllura

MAN. UTD, CHELSEA E LIVERPOOLI E NISIN SOT PREMIER LIGËN, JA RIVALËT E TYRE

Sport
Premier Liga e Anglisë e ka nisur të premten edicionin e ri garues 2021/22 me ndeshjen ndërmjet Brentfordit dhe Arsenalit kur “Topçinjt” pësuan humbje me rezultat 2-0. Elita e futbollit anglez do të vazhdoj sot me shtatë ndeshje të tjera, ku përveç Manchester Cityt, do të jenë në aksion të gjitha ekipet tjera të mëdha, përcjellë KoosvaPress. Me fillim nga ora 13:30 Manchester United e pret në “Old Trafford” skuadrën e Leeds United. Më tutje, nga ora 16:00, Chelsea i trajnerit Thomas Tuchel do të ballafaqohet në “Stamford Bridge” me Crystal Palace. Ndërsa Liverpooli i Jurgen Klopp do ta nis sezonin e ri me sfidën si mysafir i Norëich Cityt./KP ...
Komentet te MAN. UTD, CHELSEA E LIVERPOOLI E NISIN SOT PREMIER LIGËN, JA RIVALËT E TYRE Janë të Mbyllura