Pas goditjes nga tërmeti, shteti i vogël në Karaibe është përmbytur nga uji. Një tërmet me magnitudë 7.2 goditi sot Haitin, duke lënë të vdekur të paktën 15 persona. Epiqendra e tërmetit ishte tetë kilometra nga qyteti Pet Trud Nip, në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi USGS, raportoi Reuters. Agjencia Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike lëshoi së pari një paralajmërim për cunami, por shpejt u tërhoq. Pamjet e tërheqjes së detit u shfaqën në rrjetet sociale pas tërmetit. Menjëherë pas tërmetit, niveli i detit filloi të rritet dhe një valë baticash përmbyti rrugët. Kjo shkaktoi panik shtesë te banorët, të cilët janë ende në shok nga tërmeti shkatërrues. Pamjet e ...
Komentet te HAITI KËRCËNOHET NGA APOKALIPSI – PAS TËRMETIT, UJI PËRMBYT RRUGËT Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e ministrit aktual të Shëndetësisë Arben Vitia për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në një postim në Facebook bëhet e ditur se dje pasdite, është mbledhur Këshilli i Qendrës së Prishtinës, për të votuar kandidatin për kryetar të Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes dhe kandidatët për asamblenë komunale. “Në një proces demokratik e të mirë menaxhuar në aspektin e respektimit të masave antiCOVID, delegatët nga pikat tona në fshatra e qytet, kanë votuar me shumicë votash kryetarin e Qendrës sonë, Arben Vitia, si kandidat për kryetar të Prishtinës. Në bazë të statutit tonë, delegatët votuan edhe gjysmën e kandidatëve për ...
Komentet te ZYRTARE: ARBEN VITIA, KANDIDAT I VV-SË PËR PRISHTINË Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje konsideron se në 6 muajt e parë të qeverisjes së saj në pushtet janë bërë shumë punë të mira e janë marrë vendime që prekin direkt jetën e qytetarëve, si dhe është rritur ndjeshëm besimi qytetar mbi institucionet e vendit. Kjo parti në një postim në Facebook ka shkruar se një gjë të tillë e konfirmon edhe raporti i fundit i UNDP-së. Sipas raportit të UNDP-së, kënaqshmëria e qytetarëve me qeverisjen Kurti ka shënuar rritje 37 për qind në raport me qeverisjen e kaluar. Me Qeverinë Kurti sipas këtij raporti, 59.1 për qind e qytetarëve janë shprehur të kënaqur, ndërsa me qeverisjen e kaluar kjo shifër ishte dukshëm ...
Komentet te VV: NË 6 MUAJT E QEVERISË KURTI U BËNË SHUMË PUNË TË MIRA PËR QYTETARËT Janë të Mbyllura
Ish-ministrja e Financave nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti se në 6 muajt e fundit ka pasur rritje të të hyrave si pasojë e qeverisjes së mirë të Lëvizjes Vetëvendosje. Në një postim në Facebook, Bajrami shkruan se kryeministri Kurti me shifrat e paraqitura sot po i ofendon qytetarët e Kosovës. “Kur fol me shifra duhet me qenë gjithëpërfshirës me i paraqitë të gjitha shifrat. Sot, shifrat për të cilët është dashur të flisni janë ato të të infektuarve dhe strategjia e qeverisë si më dalë nga kjo situatë. Po e ofendon çdo qytetar me këta numra dhe me ...
Komentet te RRITJA E TË HYRAVE, BAJRAMI-KURTIT: ËSHTË MERITË E BIZNESEVE, TI S’KE MARRË ASNJË VENDIM PËR EKONOMINË Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe Qeverinë Kurti për ikjen nga përgjegjësia për t’u marrë me rritjen alarmante të rasteve me COVID-19 për t’u marrë me zgjedhje lokale. Ajo ka shkruar në faqen e saj në Facebook se Kosova ka shkallën më të lartë të infektimeve, dhe shkallën më të ultë të vaksinimit në Evropë. Postimi i plotë: Mbi 1300 raste të reja sot me COVID. Për kokë banori, Kosova ka shkallën më të lartë të infektimeve, dhe shkallën më të ultë të vaksinimit në Evropë. Ministri i Shëndetësisë, në vend se të dorëzohet para gjendjes alarmante dhe t’i ...
Komentet te VLORA ÇITAKU: ARBEN VITIA PO IKË NGA PËRGJEGJËSIA DUKE I LËNË TË VETMUAR MJEKËT DHE QYTETARËT Janë të Mbyllura
Në Mitrovicë të Jugut sot në orën 11:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë e tyre është plagosur në person. Policia njofton se i plagosur është një person i moshës 40 vjeçare, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. Viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, e më pas u dërgua në QKUK. Njoftimi i policisë: Sot rreth orës 11:00, Policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën Dëshmorët e Kombit ’. Me të pranuar informatën, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informatat e ...
Komentet te TË SHTËNA ME ARMË NË MITROVICËN E JUGUT, KA TË PLAGOSUR! Janë të Mbyllura
Pas 22 vjetësh, gjendet dhe indetifikohet trupi i dëshmorit Muhamet Musliu, ushtar i UÇK-së, i rënë me 27 mars 1999. Me ceremoni ushtarake, ai do të rivarroset në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, të enjten në orën 17:00. Janë gjetur dhe idetifikuar mbetjet mortore të dëshmorit Muhamet Musli Musliu nga Ozdrimi i Skenderajt, i vrarë dhe më pas i zhdukur me 27 mars 1999. Pas dy dekadash, trupi i dëshmorit Muhamet Musliu, është gjetur në fshatin e banuar dikur me serbë, në Polanë të Istogut. Rivarrimi i dëshmorit Muhamet Musliu, do të bëhet me ceremoni të organizuar nga komuna e Skenderajt, Organizatat e dala nga Lufta e ...
Komentet te DËSHMORI MUHAMET MUSLIU RIVARROSET TË ENJTEN Janë të Mbyllura
Veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke kërkuar reagim për lirimin e ish udhëheqësve të UÇK-së, që janë duke qëndruar në paraburgim në Hagë. Të gjitha protestuesit e kanë kundërshtuar Gjykatën Speciale duke thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentarët, Jakup Kransiqi e Kadri Veseli, si dhe ish shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi do kthehen të lirë në Kosovë sepse janë të pafajshëm. Kjo protestë është organizuar nga ish veterani, Nuredin Gashi i cili jeton në Suedi. Ai për KosovaPress, thotë se këtë protestë e kanë organizuar në shenjë solidarizimi me çlirimtarët e Kosovës ...
Komentet te VETERANËT PARA QEVERISË, KËRKOJNË REAGIM PËR LIRIMIN E ISH-KRERËVE TË UÇK Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Gjithnjë, duke sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19. “Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës. Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056. Në total numri i rasteve aktive është 6.815”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Një lokal është përfshirë nga zjarri mbrëmë në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar./KP ...
Komentet te DIGJET NJË LOKAL NË PRISHTINË Janë të Mbyllura