Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që dyshohet se qëllimisht kishte dëmtuar një kamerë të vendosur në ashensor dhe më pas kishte kanosur dy viktimat meshkuj, njëri zyrtar policor në detyrë dhe tjetri banor i hyrjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./KP ...
Komentet te DËMTOI NJË KAMERË DHE KËRCËNOI POLICIN, ARRESTOHET Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk do të mbrojë mësimdhënësit që nuk vaksinohen nëse ndaj tyre merret ndonjë masë ndëshkuese. Kështu deklaron kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, i cili apelon te mësimdhënësit që gjatë këtij muaji të imunizohen kundër COVID-19 në mënyrë që të mos rrezikohet fillimi i vitit të ri shkollor. Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është bërë e ditur se deri më tash janë 17 mijë e 483 punëtorë të arsimit të vaksinuar, derisa numri i përgjithshëm i mësimdhënësve në nivel vendi është 24 mijë e 370. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për KosovaPress, shprehet optimist se gjatë ...
Komentet te SBASHK-U NUK DO TË MBROJË NGA NDËSHKIMET “GJUMASHËT” QË NUK VAKSINOHEN (VIDEO) Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se me mburrje të bazuara në mashtrime, thotë se është rritur qarkullimi i bizneseve mbi 30% dhe të hyrat buxhetore të shtetit. Haradinaj ka shkruar në Facebook se qarkullimi është rritur, pasi Kurti e ka krahasuar me vitin e pandemisë dhe mbylljes totale të ekonomisë dhe aktivitetit biznesor. “Ti që premton parajsën e po i jep popullit zhgënjimin. Ti që ke premtu bashkimin, e po e marrim ndarjen. Ti që ke premtu pavarësim, e po marrim degradim”, ka shkruar ai. Postimi i plotë i Haradinajt: Kryeministër mburravec, sikur te tregimi i “lepurit mburravec”! Me mburrje të ...
Komentet te SI E QUAN HARADINAJ KRYEMINISTRIN KURTI? Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke komentuar lajmi se Amerika kërkoi të sjellë përkohësisht në Shqipëri e në Kosovë qindra irakian, ka thënë se ata qindra iranianë të ardhur me kërkesë të aleatëve amerikanë, u bënë mbi dymijë jo me insistimin amerikan, po me kërkesën tonë drejtuar miqve tanë të mëdhenj. Ai duke dhënë detaje ka thënë se pjesën e madhe të iranianëve në rrezik për jetën të mbetur në mëshirë të fatit e kërkoi qeveria e tij, pas një masakre të llahtarshme atje në Camp Liberty, ku u vranë me dhjetra, mes të cilëve plot gra e fëmijë. “Mirëpo përtej moralit në vetvete të kësaj fabule njerëzore, ca shqipo ...
Komentet te RAMA PËR STREHIMIN E AFGANËVE NË SHQIPËRI: NUMRIN MË TË MADH TË TYRE E KËRKUAM NE Janë të Mbyllura
Vetëm edhe dy ditë kohë (15 dhe 16 gusht) u kanë mbetur subjekteve politike që të dorëzojnë në KQZ listën me emrat e kandidatëve të cilët do të garojnë në zgjedhjet për kryetarë të komunave apo për Kuvende Komunale. Subjekti i fundit që ka paraqitur aplikimin deri në përfundim të orarit të punës në ditën e shtunë, është parti Lista Serbe, e cila ka aplikuar për certifikim në disa komuna të ndryshme të Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur për KosovaPress, se ky institucion do të presë aplikimet edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa ka shtuar se deri më tani janë 28 subjekte politike që kanë ...
Komentet te VETËM EDHE DY DITË AFAT PËR SUBJEKTET POLITIKE, KJO ËSHTË PARTIA E FUNDIT QË KA APLIKUAR Janë të Mbyllura
Për ditën e diel, moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës. Era me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi 1-7m/sek. Deti i forcës 1 deri në 2 ballë. Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C Sigla Shkodër 22/35 diell Kukës 16/31 diell re Lezhë 24/36 diell Dibër 14/32 diell re Durrës 20/35 diell Tiranë 22/37 diell Elbasan 21/38 diell Berat 17/38 diell Vlorë 20/34 diell Korcë 17/30 diell re Gjirokastër 18/36 diell Sarandë 20/34 diell/KP ...
Komentet te MOTI SOT NË SHQIPËRI Janë të Mbyllura
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri në SHBA është rritur në 621.036, prej të cilëve 1.943 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 36,6 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,11 milionë raste të konfirmuara dhe 64.593 të vdekur. Në SHBA deri më tani mbi 197,8 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 167,6 milionë dozën e dytë. Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 71,6 për qind e popullatës së rritur në ...
Komentet te SHBA, 1.943 TË VDEKUR NGA COVID 19 GJATË 24 ORËVE Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Gjithnjë, duke u bazuar në të dhënat e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19. “Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës. Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056. Në total numri i rasteve aktive është 6.815”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te AFËR 7 MIJË RASTE AKTIVE ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Derbi i parë i edicioni të ri të Premier Ligës do të zhvillohet sot ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester Cityt në kuadër të xhiros së parë të këtij kampionati. Pep Guardiola do ta nis sezonin me tri mungesa të rëndësishme. Në këtë ndeshje ai nuk do t’i ketë shërbimet Kevind De Bruyne, Foden dhe Delap, kurse në radhët e “Spursave” do të mungojë vetëm Sessegnon, përcjellë KosovaPress. Për Tottenhamim nuk është ende e sigurt paraqitja e sulmuesit Harry Kane i cili po kërkohet me ngulm pikërisht nga Manchester City. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “White Heart Lane”, me fillim nga ora 17:30 dhe këto janë formacionet e mundshme: Tottenham: (4-2-3-1): Lloris; Tanganga, ...
Komentet te DERBI TOTTENHAM-MANCHESTER CITY, FORMACIONET E MUNDSHME Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe me vapë. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius. “Indeksi UV vazhdon ti mbajë vlerat e larta, kështu që këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te MOT ME DIELL DHE ME VAPË Janë të Mbyllura