Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku sot rreth orës 16:00 në Grashticë të Prishtinës. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot, rreth orës 16:00, në fshatin Grashticë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./KP ...
Komentet te AKSIDENT I RËNDË NË GRASHTICË TË PRISHTINËS, PESË TË LËNDUAR Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Recetë e thjeshtë që ia vlen të provohet Kjo ëmbëlsirë është e shpejtë dhe e lehtë, dhe të bën të ndihesh i ngopur dhe është e pasur me lëndë ushqyese të nevojshme për organizmin tuaj, transmeton Telegrafi. Përbërësit: – 100 g oriz; – 50 g sheqer me ngjyrë të kafenjtë; – 200 ml qumësht gjysmë të yndyrshëm; – pak arra muskati të grira në rende; – 1 fletë dafine apo një kore e një fete limoni. Përgatitja: Lani orizin dhe kullojeni mirë. Lyeni me gjalpë tenxheren dhe hidheni orizin dhe sheqerin dhe përzieni qumështin. Hidhni arra muskati dhe shtoni fletë dafine apo lëvoren e limonit. Zieni në zjarr mesatar rreth ...
Komentet te MË MIRË SE SYTLIAÇI! I SHPEJTË DHE I ËMBËL – BËNI NJË PUDING TË SHËNDETSHËM ME ORIZ Janë të Mbyllura
Ish-sekretarja e Shtetit Madeleine Albright ka shprehur mirënjohjen e saj për vendet që kanë pranuar të mirëpresin refugjatët afganë, në mesin e tyre edhe Kosovën dhe Shqipërinë. Ajo në një postim në Twitter ka thënë se duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. “Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talibanët, unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët të ndjekin”, ka shkruar Albright. Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por edhe Qeveria e Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë, ...
Komentet te ALBRIGHT: JAM MIRËNJOHËSE NDAJ KOSOVËS E SHQIPËRISË PËR OFRIMIN E STREHIMIT PËR AFGANËT Janë të Mbyllura
Futbollistët e West Ham mposhtën Newcastle në udhëtim 4:2 në një duel jashtëzakonisht emocionues në xhiron e parë të Premier Ligës. Hammers pësuan dy herë në St. James Park, por në fund ata arritën të regjistrojnë një triumf hyrës në një ndeshje që lehtë mund të kishte sjellë më shumë se gjashtë gola të parë. Calum Wilson kaloi vendësit në epërsi në minutën e pestë, pas një harkimi të Alan Saint-Maximin. Avantazhi i parë i skuadrës vendase zgjati deri në minutën 18, kur Aaron Creswell përfitoi nga pasimi i Pablo Fornals dhe barazoi. Sidoqoftë, Newcastle arriti të trondiste rrjetën e mysafirëve nga Londra përsëri në pjesën e parë përmes Jacob ...
Komentet te SPEKTAKËL NË NEWCASTLE: GJASHTË GOLA DHE NJË FITORE PËR WEST HAM Janë të Mbyllura
Subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit i ka mbetur vetëm edhe dita e nesërme për të aplikuar në Komisionin Qendror Zgjedhor. KQZ po punon edhe gjatë ditëve të vikendit për të pranuar aplikimet e subjekteve politike për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tregon për KosovaPress, se KQZ-ja ka pranuar 29 subjekte politike, ku gjatë nga ato janë parti politike, dhjetë janë iniciativë qytetarë dhe trembëdhjetë të tjerë janë kandidatë të pavarur. Po ashtu, ai shton se numri total i këtyre subjekteve janë 34 kandidatë për kryetarë të komunave, si dhe 474 kandidatë për kuvende komunale. Elezi: ...
Komentet te ZGJEDHJET LOKALE, 29 SUBJEKTE POLITIKE APLIKUAN NË KQZ Janë të Mbyllura
Nga 7.953 testime, 1.096 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 rast të vdekjes. Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109. Në total numri i rasteve aktive është 7.854./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut pritet të mbajnë mbledhjen e përbashkët në shtator të këtij viti, në të cilën synohet nënshkrimi i marrëveshjeve që përfshijnë pothuajse të gjithë sektorët. Kështu deklaron zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike në shtetin fqinj, Fatmir Bytyqi, sipas së cilit, përgatitjet për këtë mbledhje janë në fazën finale. Në një intervistë për KosovaPress, Bytyqi flet edhe për iniciativën “Open Ballkan”, masat shtrënguese si pasojë e pandemisë dhe reagimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut për rimëkëmbjen ekonomike. Ai thotë se në mbledhjen e përbashkët të qeverive do të tregojnë qartë se çfarë do të thotë fryma e bashkëpunimit rajonal. Bytyqi: Në shtator ...
Komentet te MBLEDHJA E DY QEVERIVE KOSOVË-MAQEDONI E VERIUT MBAHET NË SHTATOR Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka rrit aktivitetet e saja në zbatim të ligjit COVID-19. Derisa gjobat për mosrespektim të masave kishin rënë në numra një shifror, dje janë shqiptuar 117. Ndërkohë, policia ka shqiptuar edhe 1298 tiketa trafiku. Në raportin e policisë, bëhet e ditur se kanë ndodhur 30 aksident trafiku me të lënduar dhe 62 aksident trafiku me dëme materiale./KP ...
Komentet te RRITEN GJOBAT PËR MOSRESPEKTIM TË MASAVE ANTI-COVID Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë detaje rreth kërkesës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe sekretarit të shtetit Antony Blinke rreth strehimit të përkohshëm të afganëve, duke thënë se pa asnjë hezitim apo kushtëzim të vetëm, ka dhënë pëlqimin e saj për një operacion të tillë humanitar. Osmani ka sqaruar se qytetarët afganë do ta kenë të kryer të gjithë vlerësimin e sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, sepse ata edhe ashtu do të qëndrojnë vetëm përkohësisht në Kosovë deri sa të rregullohet dokumentacioni i tyre për vizat e emigrimit për në SHBA ku do të vendosen pastaj. “Qeveria e Kosovës, menjëherë pas kërkesës dhe ...
Komentet te OSMANI: PA ASNJË HEZITIM PRANOVA KËRKESËN PËR STREHIMIN E AFGANËVE Janë të Mbyllura
Një person dyshohet se është vetëplagosur me një pistoletë për të cilën posedonte leje. Rasti ka ndodhur dje në Skenderaj. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore një pistoletë dhe pesë gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. /KP ...
Komentet te VETËPLAGOSJE NË SKENDERAJ Janë të Mbyllura