Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

NË NJË AHENG FAMILJAR SEKUESTROHEN DY ARMË

Lajme
Policia rajonale e Mitrovicës ka ndaluar dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në Kqiq. Njësitet policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale fillimisht janë identifikuar disa gëzhoja, ndërsa nga dy të dyshuarit që kanë shtënë me armë janë sekuestruar dy pistoleta. Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar shtetasit kosovarë E.A.,22-vjeç dhe Sh.U., 52-vjeç, të cilët pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje./KP ...
Komentet te NË NJË AHENG FAMILJAR SEKUESTROHEN DY ARMË Janë të Mbyllura

GJENDJA NË PIKAT KUFITARE, PRITJET TE DHEU I BARDHË DERI NË RRETH NJË ORË

Lajme
Gjatë mbrëmjes së sotme pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë më të ngarkuara. Kolona me automjete në pikën kufitare Merdare, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës nga ora 21.29, është 10-15 metra e gjatë dhe për të kaluar kufirin duhet pritur 5 deri 10 minuta. Radhë më e gjatë është në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ku është formuar kolona deri në 200 metra e gjatë dhe pritjet janë 40-50 minuta. Ndërkaq në Vërmicë ka kolonë prej 50-70 metra dhe pritjet janë 10 deri në 15 minuta./KP ...
Komentet te GJENDJA NË PIKAT KUFITARE, PRITJET TE DHEU I BARDHË DERI NË RRETH NJË ORË Janë të Mbyllura

SHENJAT E ZODIAKUT QË E KANË TË VËSHTIRË TA SHPREHIN DASHURINË

Lifestyle
Ka një numër njerëzish, veçanërisht mes meshkujve, të cilët e kanë të vështirë të pranojnë emocionet dhe rrallë thonë fjalën magjike “të dua”. Shigjetari e ka shumë të vështirë të dashurohet dhe të lidhet me një person tjetër. Kur kjo të ndodhë, ata e kanë të vështirë të pranojnë emocionet e tyre te partneri. Nëse ai është i çmendur për ty, ai kurrë nuk do ta thotë këtë. Binjakët mund të dashurohen, por deklarimi i dashurisë së tyre, fotografitë në Instagram dhe gjithçka tjetër që dëshironi fshehurazi është shumë e rrëshqitshme. Ujori është shumë i vështirë për t’u lidhur me njerëzit dhe personi që ai zgjedh e teston së pari, ...
Komentet te SHENJAT E ZODIAKUT QË E KANË TË VËSHTIRË TA SHPREHIN DASHURINË Janë të Mbyllura

PARASHIKIMI I MOTIT PËR JAVËN E ARDHSHME

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se masat e ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent ditëve të fundit, do të vazhdojnë pothuaj me të njëjta vlera termike edhe për dy ditët e ardhshme të javës vijuese. Nga dita e martë, pos vlerave të larta termike, parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë. Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT PËR JAVËN E ARDHSHME Janë të Mbyllura

SHQETËSUESE: NË 24 ORËT E FUNDIT, NË KOSOVË 21 FËMIJË NËN MOSHËN 10 VJEÇE U INFEKTUAN ME COVID-19

Shëndetësi
Ashtu siç edhe kanë paralajmëruar epidemiologët, infektologët dhe ekspertët e shëndetësisë, vala e re infektimeve me COVID-19, në të shumtën e rasteve varianti Delta, po atakon më shumë personat e moshës së re. Sipas raportit të sotëm më Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1, 096 rastet e reja të konfirmuara me COVID-19 në 24 orët e fundit, 672 janë të moshës nën 40 vjeç, raporton Telegrafi. Numri më i madh i të infektuarve i përket grupmoshës 20-29 vjeç, përkatësisht 332 raste të reja. Po ashtu, 210 persona të grupmoshës 30-39 vjeç janë infektuar në 24 orët e fundit. Ndërsa, 109 të  infektuar janë të moshës nga 10-19 vjeç. ...
Komentet te SHQETËSUESE: NË 24 ORËT E FUNDIT, NË KOSOVË 21 FËMIJË NËN MOSHËN 10 VJEÇE U INFEKTUAN ME COVID-19 Janë të Mbyllura

FLORETË ZEJNULLAHU, KANDIDATE E PDK-SË PËR KRYETAR TË PODUJEVËS

Lajme
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka bërë të ditur kandidaturën e kësaj partie për zgjedhjet për kryetar të Podujevës. Në një postim në Facebook, i pari i partisë më të madhe opozitare në vend ka shkruar se Floreta Zejnullahu do të kandidojë për të parin e Podujevës më 17 tetor. “Me punën e saj, transparente e të pastër mbi të gjitha, Podujeva do të përjetojë ndryshime të mëdha, projekte inovative që sjellin më shumë mundësi për të rinjtë, për vende pune e hapje te biznesit, më shumë sport e kulturë, më shumë barazi. Mbështetja jonë për të do të jetë e pa rezervë”, shkruan Krasniqi. Postimi i plotë: Floretë Zejnullahu ...
Komentet te FLORETË ZEJNULLAHU, KANDIDATE E PDK-SË PËR KRYETAR TË PODUJEVËS Janë të Mbyllura

PDK MBËSHTET STREHIMIN E SHTETASVE AFGANË NË KOSOVË

Lajme
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka shprehur mbështetjen e plotë për strehimin në Kosovë të shtetasve afganë që kanë punuar me strukturat e qeverisë amerikane. Ai në një postim në Facebook shkruan se pranimi i këtyre refugjatëve të luftës është një dëshmi se Kosova është e gatshme të japë kontributin që i takon në kuadër të solidaritetit ndërkombëtar. “Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim, shpreh mbështetjen e plotë për strehimin në Kosovë të shtetasve afganë që kanë punuar me strukturat e qeverisë amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare. Jo vetëm si kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – që është një mundësi ...
Komentet te PDK MBËSHTET STREHIMIN E SHTETASVE AFGANË NË KOSOVË Janë të Mbyllura

SENATORI AMERIKAN: SHQIPTARËT PO I TREGOJNË BOTËS ÇFARË ËSHTË ‘BESA’

Lajme
Kreu i Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, senatori Robert Menendez ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për të mirëpritur përkohësisht qytetarë afganë. Ai në një postim në Twitter shkruan se edhe një herë populli shqiptar është duke i treguar botës se çdo të thotë “besa”. “Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talibanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falënderimet tona”, shkruan ai./KP ...
Komentet te SENATORI AMERIKAN: SHQIPTARËT PO I TREGOJNË BOTËS ÇFARË ËSHTË ‘BESA’ Janë të Mbyllura

NIPI I MUHAMED ALI DEBUTON ME FITORE NË BOKSIN PROFESIONIST(VIDEO)

Sport
Nico Ali Walsh, nipi i legjendës së boksit, Muhamed Ali, ka fituar ndeshjen e tij të parë në boksin profesionist. 21-vjeçari nokautoi kundërshtarin e tij, Jordan Weeks, në një përballje ku u ngjit në ring me pantallonat që mbante gjyshi i tij në vitet ’60. “Sa i përket presionit, për mua ai ishte thjesht gjyshi. Ka qenë boksieri më i madh në histori, ndoshta edhe njeriu më i mirë”, tha Nico pas ndeshjes. Gjithashtu, ai bëri me dije se pantallonat që përdori në ndeshjen e tij të parë si profesionist, nuk do t’i përdorë më. ...
Komentet te NIPI I MUHAMED ALI DEBUTON ME FITORE NË BOKSIN PROFESIONIST(VIDEO) Janë të Mbyllura

ZBULOHET LIBRI I VJETËR I RECETAVE KU TREGOHET SE SI “GATUHET BURRI”

Rajoni dhe Bota
Një libër 110-vjeçar recetash, ku përfshihet edhe receta perfekte “se si të gatuash burrin”, është gjetur në një shtëpi të vjetër, që kishte dhjetëra vite e pabanuar. Libri i recetave me titull “250 receta për përditshmërinë” përmban shumë gatime për amvisat angleze të kohës, por edhe humor. Në njërën prej recetave, ku tregohet mënyra perfekte për të “gatuar burrin”, lexohet: “Shumë burra llastohen gjatë gatimit. Disa i lënë burrat gjithë kohës në ujë të ngrohtë, të tjera i lënë në të ftohtë me indiferencë, ndërsa të tjera i djegin fare. Burri nuk del i mirë nëse nuk gatuhet siç duhet, por bëhet shumë i shijshëm kur gatuhet mirë”. Receta vazhdon: ...
Komentet te ZBULOHET LIBRI I VJETËR I RECETAVE KU TREGOHET SE SI “GATUHET BURRI” Janë të Mbyllura