Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

PROKURORIA KËRKON NJË MUAJ PARABURGIM NDAJ PERSONIT PËR NXITJE TË PËRÇARJES

Lajme
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga gjykata, ndaj të pandehurit H.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”. Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 12 gusht, në Gjakovë, pikërisht brenda një hoteli, ku i pandehuri H.M., gjatë promovimit të librit të tij, nxit dhe publikisht përhap urrejtje dhe përçarje. Në mesin e përmbajtjen të këtij libri, janë të shkruara disa poezi si, “Qohu Enver”, “Shporruni njëherë e përgjithmonë”, dhe “Msitnia”, të cilat kanë përmbajtje të urrejtjes dhe përçarjes kombëtare e fetare, ku i njëjti, me këto veprime ka mundur të prish rendin publik ...
Komentet te PROKURORIA KËRKON NJË MUAJ PARABURGIM NDAJ PERSONIT PËR NXITJE TË PËRÇARJES Janë të Mbyllura

MIJËRA TË VDEKUR NGA TËRMETI NË HAITI, REAGON OSMANI

Lajme Rajoni dhe Bota
Presidentja Vjosa Osmani reagoi përmes një postimi në Twitter pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Haitin duke lënë të vdekur mijëra persona e po aq edhe të lënduar. “Raportet për tërmetin dhe numrin e të vdekurve janë shkatërruese. Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Haitit, veçanërisht ata që kanë humbur të dashurit e tyre”, shkroi Osmani në Twitter. Autoritetet në Haiti kanë konfirmuar se të paktën 1,297 persona kanë vdekur pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që goditi vendin të shtunën. Rreth 5.700 të tjerë janë plagosur, ndërsa nuk ka një numër të saktë të personave që konsiderohen të zhdukur. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë ...
Komentet te MIJËRA TË VDEKUR NGA TËRMETI NË HAITI, REAGON OSMANI Janë të Mbyllura

ARRESTOHET NJË PERSON I DYSHUAR PËR KANOSJE NDAJ ZYRTARËVE POLICORË

Lajme
Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare. Arrestimi i të dyshuarit është bërë në orët e para të së hënës, në rrugën “Driton Veliu” në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë po trajtonin një rast, i dyshuari duke mos përfillur urdhrat e zyrtarëve policor, i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Pas procedurave të intervistimit të dyshuarit A. T., 36-vjeçar, me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Kanosje”./KP ...
Komentet te ARRESTOHET NJË PERSON I DYSHUAR PËR KANOSJE NDAJ ZYRTARËVE POLICORË Janë të Mbyllura

NJË VIT NGA VDEKJA E VEPRIMTARIT DHE VETERANIT TË UÇK-SË, REXHË KRASNIQI

Lajme
Sot të bëhen një vit nga vdekja e veprimtarit dhe veteranit të UÇK-së, Rexhë Krasniqi. Krasniqi ishte zë i artikuluar i interesit nacional, aktivist dhe veprimtar i shquar. Rexhë Krasniqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare i viteve ‘90-ta, një nga themeluesit e shoqatës për kthimin e shqiptarëve dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me profesion inxhinier i diplomuar i teknologjisë, Rexhë Krasniqi ka dhënë kontributin e tij të madh edhe në Fabrikën e Birrës së Pejës, si drejtor teknik që nga vitet ‘70-ta deri me dëbimin e tij nga puna në vitin 1989, duke vazhduar punën pas çlirimit. Rexhë Krasniqi vdiq pas një sëmundje të shkurtër si pasojë e ...
Komentet te NJË VIT NGA VDEKJA E VEPRIMTARIT DHE VETERANIT TË UÇK-SË, REXHË KRASNIQI Janë të Mbyllura

KOSOVA, PJESË E DEKLARATËS SË PËRBASHKËT TË KOMUNITETIT NDËRKOMBËTAR, THIRRJE PËR LARGIMIN E SIGURT TË AFGANËVE

Lajme
Kosova i është bashkuar thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar që në Afganistan të ruhet qetësia dhe të sigurohet rendi dhe ligji e në këtë mënyrë të mbahet përgjegjësi për jetët e afganëve si dhe të lihen të dalin nga vendi ata që duan ta bëjnë një gjë të tillë. Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Austria, Bahamas, Belgjika, Burkina Faso, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Republika Dominikane, El Salvador, Estoni, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Shtetet Federale të Mikronezisë, Fixhi, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Gana, Greqia, Guatemala, Guajana, Haiti, Honduras, Islanda, Irlanda, Italia, ...
Komentet te KOSOVA, PJESË E DEKLARATËS SË PËRBASHKËT TË KOMUNITETIT NDËRKOMBËTAR, THIRRJE PËR LARGIMIN E SIGURT TË AFGANËVE Janë të Mbyllura

PARASHIKIMI I MOTIT PËR PESË DITË

Lajme
Masat e ngrohta të ajrit të cilat ishin prezentë ditëve të fundit, do të vazhdojnë pothuajse me të njëjta vlera termike edhe gjatë së hënës dhe së martës. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se nga dita e martë përpos vlerave të larta termike parashikohet që vende-vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë. Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë celsius. Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet të kufizohemi ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT PËR PESË DITË Janë të Mbyllura

MPJ: INSTITUCIONET E KOSOVËS JANË DUKE U ANGAZHUAR PËR EVAKUIMIN E SHTETASVE KOSOVARË NGA AFGANISTANI

Lajme
Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhe Presidenca e Kosovës, pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë duke punuar me intensitet të lartë për identifikimin e shtetasve të Kosovës që ndodhen atje dhe ofrimin e ndihmës për largim. Lidhur me këtë është hapur edhe një linjë emergjente me numër +383 45 492 316, ku mund të lajmërohen të gjithë shtetasit tanë, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur. “I sigurojmë shtetasit tanë, të cilët ndodhen ende në Afganistan, se së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë jemi duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe mjetet për të mundësuar një evakuim të sigurte ...
Komentet te MPJ: INSTITUCIONET E KOSOVËS JANË DUKE U ANGAZHUAR PËR EVAKUIMIN E SHTETASVE KOSOVARË NGA AFGANISTANI Janë të Mbyllura

PSE USHQIMET E MBETURA NUK DUHET TË MBËSHTILLEN KURRË NË LETËR ALUMINI

Kuzhina
Ushqimet e mbetura në frigorifer mund të zgjasin për disa ditë nëse mbyllen mirë. Për shumicën e njerëzve, mbulimi i pjatave të tyre me letër alumini dhe vendosja e tyre në frigorifer është mënyra më e lehtë për të ruajtur ushqimin, por është gjithashtu një mënyrë për ta ekspozuar veten ndaj rrezikut. Disa baktere, të tilla si stafilokoket dhe Bacillus cereus, të cilat shkaktojnë sëmundje të shkaktuara nga ushqimi, prodhojnë toksina që nuk shkatërrojnë temperaturat e larta të gatimit. Nëse një vakt i nxehtë lihet në temperaturën e dhomës për më shumë se dy orë, bakteret mund të rriten shpejt. Përdorimi i letrës së aluminit për të mbuluar ushqimin ndonjëherë ...
Komentet te PSE USHQIMET E MBETURA NUK DUHET TË MBËSHTILLEN KURRË NË LETËR ALUMINI Janë të Mbyllura

LINDA XHIRON TRUPIN ME BIKINI (VIDEO)

ShowBiz
Linda Halimi është e njohur për kujdesin që ua kushton linjave të saja trupore. Këngëtarja ka ndërtuar një trup të pëlqyeshëm, të cilën e vë në plan të parë në postimet që i shpërndan në rrjetet sociale. Dhe derisa jemi në sezonin e ditëve në nxehta, imazhet me rrobabanje janë të shpeshta nga yjet e skenës.   Ajo e ka postuar një video në Isntagram, në të cilën e ka xhiruar trupin e saj. Në këtë publikim, ajo ka zgjedhur bikini të kuqe duke iu referuar ngjyrës së shqiptarëve. Ndryshe, “Amin” titullohet realizimi më i fundit muzikor i Lindës që u publikua para tri javësh. /Telegrafi/     ...
Komentet te LINDA XHIRON TRUPIN ME BIKINI (VIDEO) Janë të Mbyllura

BARCELONA NIS ME FITORE EDICIONIN E RI TË LA LIGËS

Sport
Në ndeshjen e parë pas largimit të Lionel Messi, futbollistët e Barcelonës shënuan sonte fitore në përballje me Real Sociedad. Pas 90 minutave lojë rezultati në “Camp Nou” ishte 4:2 për katalanasit. Gerard Pique shënoi golin e parë në minutën 19, ndërsa epërsinë e dyfishoi Marthin Brathwaite në minutën e dytë të kohës shtesë të pjesës së parë. I njëjti lojtar në pjesën e dytë shënoi edhe golin e tij të dytë në minutën 59. Pas kësaj, lojtarët e Barcelonës sikur u kënaqën me rezultatin e arritur dhe mysafirët arritën ta shfrytëzojnë këtë duke shënuar dy gola për tre minuta. Julen Lobete Cienfuegos së pari shënoi në minutën 82, ndërsa ...
Komentet te BARCELONA NIS ME FITORE EDICIONIN E RI TË LA LIGËS Janë të Mbyllura