Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar dy viktima dhe 200 raste të reja me coronavirus nga 2183 testime, si dhe janë shëruar 27 persona, njofton Ministria e Shëndetësisë. Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shkodër 45, pasuar nga Durrësi me 20, Lezha 16, Tirana e Pogradeci me nga 14 raste etj. Aktualisht janë 2.981 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 47 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë një 53-vjeçar nga Tirana dhe një 80-vjeçar nga Elbasani. Që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri janë regjistruar ...
Komentet te BIE NUMRI I RASTEVE TË REJA ME CORONAVIRUS NË SHQIPËRI Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Fifi, gjatë vitit të kaluar bëri të ditur se hoqi plot 15 kilogramë. Ajo ka bërë një ndryshim drastik në dukje, gjersa është komentuar mjaft shumë për linjat trupore. Krijuesja e hitit “Maniak i dhimbjes” së fundmi kërkoi ndihmë prej ndjekësve duke i pyetur se si mund të marrë rreze dielli, pasi është shumë e bardhë. Në mesin e përgjigjeve që pranoi, Filloreta Raçi (emri i vërtetë) pranoi një mesazh nga një ndjekëse që kishte të bënte me peshën e saj. “Fifi, e dashur dukesh sikur ke shtuar peshë sërish apo e kam gabim?”, është mesazhi që ka pranuar. “A e di sa mesazhi më ...
Komentet te I THONË SE KA SHTUAR PESHË SËRISH, REAGON FIFI: MË KENI LODHUR, APO PO UA HA BUKËN? Janë të Mbyllura
Në kuadër të ngritjes së aktiviteteve në krijimin e kushteve të sigurta për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimin e aksidenteve, Policia e Kosovës nga data 5 gusht ka filluar me zbatimin e planit operativ kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve. Në kuadër të këtij plani operativ është rritur numri i pikave të kontrollit dhe numri i ndalimeve dhe kontrollimeve të mjeteve të transportit publik të udhëtarëve. Gjatë kontrollit të mjeteve të transportit publik të udhëtarëve, policia ka hasur në kundërvajtje të ndryshme, ku në periudhën 5-15 gusht ka shqiptuar 146 fletëparaqitje për kundërvajtje. Gjatë pikave të kontrollit janë ndaluar mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, posaçërisht mjetet ...
Komentet te SIGURIA NË TRAFIK, POLICIA E KOSOVËS SHQIPTON 146 FLETËPARAQITJE PËR KUNDËRVAJTJE Janë të Mbyllura
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për mbylljen e të gjitha lokaleve afariste në parqet e Prishtinës. Pas një aksioni në Parkun e Taukbahçes ku janë larguar 7 tarraca të lokaleve, zyrtarë të Komunës paralajmërojnë se ajo do të vazhdojë edhe në parqet e tjera. Në Parkun e Qytetit në lagjen e Muhaxherëve pronarëve të lokaleve iu është dhënë afat pesë ditë për t’u larguar, ndryshe këtë do ta bëjnë autoritetet përkatëse. Drejtoresha e Drejtorisë së Parqeve në Komunën e Prishtinës, Fatime Hajdari, deklaroi për KosovaPress se aksioni për lirimin e hapësirave të gjelbra është marrë pas ankesave të shumta të banorëve. Sipas saj, nuk do të ketë më leje ...
Komentet te KOMUNA E PRISHTINËS VENDOS PËR MBYLLJEN E LOKALEVE NË PARQE, KUNDËRSHTOJNË PRONARËT Janë të Mbyllura
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër katër të pandehurve me inicialet A.B., V.M., A.A., A.T. Prokuroria Speciale njofton se të pandehuri me inicialet A.B., V.M., A.A., A.T,, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Tregtia e ndaluar’’. Po ashtu, katër të pandehurit me inicialet A.B., V.M., A.A., A.T, dyshohet se kanë kryer edhe veprën penale ‘’Shpëlarja e parave”. /KP ...
Komentet te AKTAKUZË PËR TREGTI TË NDALUAR DHE SHPËLARJE TË PARAVE Janë të Mbyllura
Alton Zejnullahu, futbollisti i talentuar nga fshati Lladoc i Komunës së Podujevës por i cili i cili jeton në Brixen të Italisë është përzgjedhur nga gjiganti evropian i futbollit Barcelona për t’u testuar në një kam stërvitor të organizuar nga FC Barcelona. Në fakt, Barcelona në vitin 2019 organizoi një kamp stërvitor në Italia duke përfshirë edhe qytetin e Brixenit ku mori pjesë edhe Alton Zajnullahu dhe pas paraqitjeve të mira, ai u ftua në Spanjë për të marrë pjesë një turnir që organizohet nga kjo skuadër në vitin 2020, por që ky kamp nuk u zhvillua për shkak të pandemisë Covid-19, por që mund të mbahet deri në fund ...
Komentet te FUTBOLLISTI 15 VJEÇAR NGA PODUJEVA MERRET NË PROVA NGA BARCELONA Janë të Mbyllura
Këngëtarja shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, duket se po kalon pushimet në një resort luksoz në Ibiza të Spanjës. Bukuroshja, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës në Instagram, ka azhurnuar fansat me imazhe e video të ndryshme. Artistja ka publikuar disa fotografi të reja në një palë bikini shumëngjyrëshe, me të cilat ka marrë vëmendje me linjat e bujshme trupore. Dukjen e kompletoi me syze ngjyrë të gjelbër, gjersa mbante vetëm disa unaza në duar. Për këto poza tërheqëse, komplimentet kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar. Anxhelina përndryshe këtë vit ka qenë më aktive dhe e angazhuar me projekte muzikore. “No ...
Komentet te ANXHELINA HADËRGJONAJ SHFAQET PROVOKUESE NË BIKINI NGA PUSHIMET NË IBIZA Janë të Mbyllura
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 16 gusht, fillon faza e pestë e dezinsektimit hapësinor, që do të vazhdojë deri me 21 gusht. Komuna ka ftuar qytetarët për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanimë. Për detajet, shihni orarin si më poshtë./KP ...
Komentet te SOT NIS FAZA E PESTË E DEZINSEKTIMIT NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 5.646 testime, 740 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. “Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.157. Në total numri i rasteve aktive është 8.544”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te RASTE TË REJA ME COVID-19 KA EDHE TË VDEKUR! Janë të Mbyllura
Një 44 vjeçar me inicialet H.G është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti ka shtënë me një armë zjarri gjatë ahengut familjar në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës. Sipas policisë me të marrë informacionin, zyrtarët policorë intervenuan menjëherë dhe dolën në vendin e ngjarjes duke identifikuar edhe personin e dyshimtë i cili kishte shtënë me armë zjarri. “I njëjti pranojë dhe në vendin e ngjarjes e dorëzoj një pistoletë të tipit Zoraki Mod 914 B, kalibër 8 mm, një karikator dhe një gëzhojë të shkrepur nga e njëjta armë. Në lidhje më këtë rast policia e informoi prokurorin e shtetit dhe filloi një kontroll. ...
Komentet te GJUAN ME ARME ZJARRI NË DASMË DHE PENGON POLICËT NË DETYRË Janë të Mbyllura