Kreu i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit dhe drejtues i delegacionit të Kosovës për bisedime për të pagjeturi, Andin Hoti, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve provokuese të sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Velko Odaloviq. Ky i fundit tha sot se “kudo që ishin amerikanët, ata u larguan përfundimisht, Prishtina duhet të mendojë për këtë”, duke iu referuar situatës së fundit në Afganistan. Deklarimet e zyrtarit serb, i biri i veprimtarit të zhdukur Ukshin Hoti, i cili po angazhohet drejtpërdrejtë në mënyrë institucionale për zbardhjen e fatit të babait dhe të gjithë personave që Serbia i mori dhunshëm dhe për fatin e të cilëve ende nuk dihet, po ...
Komentet te ANDIN HOTI I PËRGJIGJET ASHPËR ODALOVIQIT: DËSHIRA PËR MASAKRA ËSHTË ENDE NË GJAKUN TUAJ! Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Partia Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të ardhshëm të komunave dhe të kandidatëve për Kuvende Komunale. Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës garon në 36 komuna. Në 29 prej tyre, PDK garon me kandidatë për kryetarë komunash. Në 4 komuna, PDK garon vetëm me listë të kandidatëve për Kuvende Komunale, ndërsa në komuna të tjera, PDK garon në koalicion të përbashkët me partitë tjera shqiptare. Lista e Partisë Demokratike të Kosovës me kandidatë për kryetarë komunash dhe ajo për Kuvende Komunale, përbëhet nga intelektualë e profesionistë kompetentë për qeverisje lokale, që kanë vizion ...
Komentet te PDK DORËZON NË KQZ KANDIDATURAT PËR KRYETARË KOMUNASH DHE PËR KUVENDE KOMUNALE Janë të Mbyllura
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka prezantuar listën e kandidatëve të kësaj partie për kuvendin komunal të Prishtinës. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ai edhe ekip i tij janë të gatshëm ta bëjnë ndryshimin që i duhet Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. “Tash e tre muaj kemi punuar seriozisht në identifikimin e më të mirëve që përfaqësojnë çdo cep të Prishtinës dhe janë të gatshëm të shërbejnë për ndryshimin që i duhet qytetarit të kryeqytetit. Kemi promovuar një sistem të ri ku kemi prezantuar kandidatët një nga një, për të treguar se #eparaPrishtina është ekipi, ekspertët ...
Komentet te AAK PUBLIKON LISTËN E KANDIDATËVE PËR KËSHILLTARË NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Këshilli i Sigurimit i OKB -së bëri thirrje sot për krijimin e një qeverie të re përmes negociatave në Afganistan, e cila do të jetë “e bashkuar, gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese dhe do të përfshijë pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe domethënëse të grave në të”. Trupi prej 15 anëtarësh, anëtarët e të cilit u takuan sot për të diskutuar situatën në Afganistan, gjithashtu bëri thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut. Këshilli gjithashtu kërkoi që të gjitha palëve t’u jepet qasje e menjëhershme, e sigurt dhe e papenguar humanitare./KP ...
Komentet te KS I OKB-SË KËRKON QË NË QEVERINË E RE AFGANE TË PËRFSHIHEN SA MË SHUMË GRA Janë të Mbyllura
Reperi nga Ferizaj, Mozzik, gjatë këtyre ditëve është duke qëndruar në Shqipëri. Kjo për shkak se është i angazhuar në një sërë mbrëmjesh e koncertesh muzikore, ndërsa është shoqëruar nga vëllai i tij, Getinjo. Derisa ditëve të fundit kanë qarkulluar lajmet për ndarjen nga Loredana, ai duket se nuk është shumë i shqetësuar. I njëjti ka ndarë disa imazhe të reja ku shfaqet në dhomën e një apartamenti luksoz, gjersa shtoi: “Bëhu i pasur, ose vdis duke provuar”./Telegrafi ...
Komentet te MOZZIK: BËHU I PASUR OSE VDIS DUKE PROVUAR Janë të Mbyllura
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka aprovuar rekomandimin e dhënë nga trupa profesionale kompetente-Komiteti për imunizim kundër COVID-19, për plotësimin e Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19. Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12-vjeç, plotësimi i planit përfshin vaksinimin e personave mbi 16-vjeç me vaksinën Pfizer dhe të grup-moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore. Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 5.646 testime, 740 qytetarë kanë rezultuar pozitiv sot me virusin COVID-19. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste ...
Komentet te VAKSINIMI KUNDËR COVID-19 NË KOSOVË EDHE PËR MOSHAT MBI 12-VJEÇ Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot listën me të cilën do të garojë në zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Komunën e Prishtinës. Kandidat i kësaj partie për të parin e Prishtinës është ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia. Kjo është lista e 55 kandidatëve të tjerë, të cilët pritet të garojnë për Kuvend Komunal: 1. Arben Vitia 2. Nora Kelmendi 3. Egzon Azemi 4. Edmond Azemi 5. Leonora Shabani-Bajraktari 6. Berat Lahu 7. Arbër Vokrri 8. Triera Kasumi-Berisha 9. Besnik Mujeci 10. Ermal Osmani 11. Violetë Salihu 12. Driton Ibrahimi 13. Arbër Limani 14. Diana Mejzinolli 15. Shpend Venhari 16. Gresa Ramadani 17. Arianit Beqiri 18. Shkelqim Selmani 19. Arianit ...
Komentet te VETËVENDOSJE PUBLIKON LISTËN ME KANDIDATËT PËR KËSHILLTARË NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Kryetari aktual i Skenderajt Bekim Jashari ka reaguar pas dorëheqjes së kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune, Hysni Mehani. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se orientimi politik i tij vazhdon të mbetet i pavarur, ndërsa vendimi për të kandiduar edhe për një mandat në udhëheqje të Skenderajt e ka marrë bazuar në kërkesat e qytetarëve. “Tani kur po bëhen publike kandidaturat e partive politike për kryetar të Skenderajt, deklaroj me sinqeritetin më të madh që as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi pasur asnjë takim, asnjë të vetëm, me ndonjë parti politike për të kërkuar mbështetje apo tërheqje të kandidaturave të tyre”, ...
Komentet te BEKIM JASHARI: NUK PRANOJ TË KANDIDOJ SI I NOMINUAR NGA NDONJË PARTI POLITIKE Janë të Mbyllura
Aktualisht janë rreth 2.500 trupa amerikane në aeroportin e Kabulit dhe Pentagoni njoftoi sot se 500 të tjerë do të mbërrijnë deri nesër, kryesisht marinsat. Në dy-tri ditët e ardhshme, numri i ushtarëve amerikanë në aeroportin në kryeqytetin e Afganistanit do të rritet deri në 6.000, tha Pentagoni. “Ne do të vazhdojmë të rrisim praninë tonë sipas nevojës,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një konferencë shtypi./KP ...
Komentet te 2.500 USHTARË AMERIKANË JANË AKTUALISHT NË AEROPORTIN E KABULIT, KY NUMËR SË SHPEJTI DO TË RRITET NË 6.000 Janë të Mbyllura
Ajo po vazhdon të punojë në projekte të reja muzikore, përkundër se është shumë e angazhuar në mbrëmje e koncerte të ndryshme. Bëhet fjalë për artisten Dafina Zeqiri, e cila gjatë këtij viti solli një sërë projektesh e bashkëpunimesh të suksesshme. Pas duetit që e solli ditë më parë me Lyrical Son, ajo kësaj radhe ka bërë të ditur se po vjen sërish në një bashkëpunim me një anëtar tjetër të labelit “PINT”. Dafina ka konfirmuar se këtë herë ka bashkuar forcat me reperin MC Kresha, gjersa projekti është pjesë e albumit “Dafinë Moj”. “Llafe Llafe” ndërkaq u publikua javë më parë dhe është shndërruar në një nga hitet e ...
Komentet te DAFINA ZEQIRI PARALAJMËRON NJË TJETËR KËNGË ME MC KRESHËN Janë të Mbyllura