Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KURTI: FJALËT SE NË KEK JANË RROGAT E MËDHA NUK QËNDROJNË

Lajme
Në muajt në vijim do të hapet konkursi për Bordin e rregullt të Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës (KEK). Kështu u bë e ditur gjatë vizitës që sot zhvilloi në këtë ndërmarrje publike kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Me këtë rast Kurti, KEK-un e ka quajtur ndërmarrje fitimprurëse dhe ofroi mbështetje për zhvillimin tutje të kësaj korporate.   Kurti së bashku me ministren Rizvanolli fillimisht vizituan Termocentralin “Kosova A”, duke vazhduar më pas në Divizionin e Prodhimit të Thëngjillit si dhe “Kosovën B”. Ai tha se si Qeveri kanë vënë theksin në dy aspekte kryesore, e para Bordi me integritet dhe mbikëqyrje të ...
Komentet te KURTI: FJALËT SE NË KEK JANË RROGAT E MËDHA NUK QËNDROJNË Janë të Mbyllura

MINIMUM 3 MUAJ PRITJE PËR LETËRNJOFTIM, MPB HESHT

Lajme
Mungesa e materialit për prodhimin e letërnjoftimeve po u krijon qytetarëve pritje me muaj për t’u pajisur me mjetet identifikuese. Si shkak i mungesës së materialit, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që të gjithë shtetasve të Kosovës, pavarësisht afatit të skadimit të letërnjoftimit, dokumenti identifikues t’iu konsiderohet i vlefshëm edhe për gjashtë muaj. Pavarësisht kësaj, qytetarët kanë ankesa të shumta për kohën e gjatë që duhet të presin për t’u pajisur me letërnjoftim. Ka nga ata që dokumenti identifikues u nevojitet për udhëtim, e që kjo po pamundëson një gjë të tillë. Qytetari Rafet Makolli, i cili ka aplikuar për letërnjoftim, thotë për KosovaPress se përkundër mungesës ...
Komentet te MINIMUM 3 MUAJ PRITJE PËR LETËRNJOFTIM, MPB HESHT Janë të Mbyllura

KURTI: PËRVEÇ SOLIDARITETIT, STREHIMI I AFGANËVE E KA EDHE DIMENSIONIN E ALEANCËS ME SHBA-NË

Lajme
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar rreth çështjes së strehimit në Kosovë të refugjatëve nga Afganistani. Kurti ka thënë se përveç aspektit të solidaritetit, strehimi i tyre është edhe dimension i aleancës dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shefi i ekzekutivit ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë aleati kryesor e partneri strategjik i pazëvendësueshëm për Kosovën. Kurti: Çështja e strehimit të refugjatëve nga Afganistani është dimension i aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Ne i kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës aleatin kryesor dhe partnerin strategjik të pazëvendësueshëm dhe çështja e strehimit të refugjatëve nga Afganistani përveç aspektit të solidaritetit humanist nga ana jonë e ka gjithashtu ...
Komentet te KURTI: PËRVEÇ SOLIDARITETIT, STREHIMI I AFGANËVE E KA EDHE DIMENSIONIN E ALEANCËS ME SHBA-NË Janë të Mbyllura

AEROPORTI I KABULIT RIHAPET NJË DITË PAS SKENAVE KAOTIKE

Rajoni dhe Bota
Fluturimet ushtarake që evakuojnë diplomatët dhe civilët kanë rifilluar në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit – vetëm një ditë pas skenave kaotike në këtë aeroport. Të hënën, dhjetëra mijëra afganë u fotografuan duke u përpjekur të iknin, duke u kapur dëshpërimisht pas aeroplanëve që fluturonin. Pesë persona thuhet se u vranë, megjithëse është e paqartë nëse ata u qëlluan ose u shtypën nga turma gjatë rrëmujës. Sot, megjithatë, zyrtarët thonë se është një skenë shumë më e qetë. “Shumë njerëz që ishin këtu dje kanë shkuar në shtëpi”, tha një zyrtar i huaj i sigurisë për Reuters. Sidoqoftë, Reuters citon dëshmitarë që thonë se të shtëna të herëpashershme ende mund të ...
Komentet te AEROPORTI I KABULIT RIHAPET NJË DITË PAS SKENAVE KAOTIKE Janë të Mbyllura

23 VJET NGA VRASJA E DËSHMORIT CEN DUGOLLI

Lajme
Sot mbushen 23 vjet nga vrasja e dëshmorit të UÇK-së, Cen Dugolli. Dugolli ishte njëri ndër veprimtarët e parë të rezistencës, i cili u vra më 17 gusht 1998 nga forcat serbe në burg. Ai vdiq nga torturat e shumta që i bënë policët serbë, por asnjëherë nuk u dorëzua dhe nuk tregoi për veprimet çlirimtare që përgatisnin shokët në ilegalitet. Bashkëshortja dhe fëmijët e tij për disa vite me radhë jetojnë në Francë./KP ...
Komentet te 23 VJET NGA VRASJA E DËSHMORIT CEN DUGOLLI Janë të Mbyllura

23 VJET NGA RËNIA HEROIKE E SKËNDER HAXHI ÇEKUT

Lajme
Sot mbushen 23 vjet nga rënia heroike e dëshmorit gjeneral Skënder Haxhi Çekut. Skënder Çeku u lind më 1 janar 1955 në Qyshk të Pejës. Ai në vitin 1996 shpërngulet nga Zvicra dhe vendoset në Tiranë. Banesa e tij u bë bazë e fuqishme armatimi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë kësaj kohe, kontakton shumë shokë të veprimtarisë, të cilët më vonë edhe do të bien dëshmorë, si Ilir Konushevci, Fehmi e Xhevë Lladrovci. Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, Skënderi u autorizua të angazhohet në sferën e logjistikës së armatimit dhe ngritjen e bazave të UÇK-së në zonat e kufirit Kosovë-Shqipëri. Ai në fillim të verës së vitit 1998 ...
Komentet te 23 VJET NGA RËNIA HEROIKE E SKËNDER HAXHI ÇEKUT Janë të Mbyllura

PARASHIKIMI I MOTIT

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se prej ditës së sotme (e martë) përpos vlerave të larta termike parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë. Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë së martës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-35 gradë celsius. Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit nga ora 10:00-17:00, ose të përdorim masat mbrojtëse. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë./KP ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT Janë të Mbyllura

ERA ISTREFI MAGJEPSËSE NË POZAT E REJA A

ShowBiz
Më shumë se 1.5 milion ndjekës e përcjellin Era Istrefin në profilin e saj në Instagram, ku shpërndan imazhe të ndryshme nga karriera dhe jeta personale. Autorja e shumë hiteve është e njohur për atraktivitetin e saj edhe jashtë muzikës, prandaj fansat i presin me kërshëri fotografitë që i publikon. Gjatë të hënës, Era ka sjellë disa fotografi në profilin e saj në këtë rrjet social, në të cilat shfaqet magjepsëse. E veshur me xhinse dhe me një bluzë të shkurtër, biondja ka shfaqur bukurinë e saj në pozat e reja. Disa minuta pas publikimit të fotografive, ato janë pëlqyer nga dhjetëra mijëra fansa të këngëtares. /Telegrafi/ ...
Komentet te ERA ISTREFI MAGJEPSËSE NË POZAT E REJA A Janë të Mbyllura

QEVERIA MERR VENDIM PËR STREHIMIN E AFGANËVE NË KOSOVË

Lajme
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme nga Republika e Kosovës, për qytetarët afganë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të qeverisë amerikane në Afganistan si dhe për familjarët e tyre. Lajmi është bërë i ditur në Facebook nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, sipas të cilit ky vendim është një përpjekje e Kosovës të ofrojë ndihmën e saj duke respektuar parimet e së drejtës ndërkombëtare për ofrim të ndihmës kategorisë së personave të cilët gjenden apo mund të gjenden në rrezik, u janë shkelur të drejtat themelore për arsye të luftës dhe konfliktit në Afganistan. “Ky ...
Komentet te QEVERIA MERR VENDIM PËR STREHIMIN E AFGANËVE NË KOSOVË Janë të Mbyllura

ZYRTARE: QËNDRON KASTRATI KANDIDAT PËR KRYETAR TË KAMENICËS

Lajme
Kryetari aktual i Kamenicës Qëndron Kastrati ka shpallur sot edhe zyrtarisht kandidaturën e tij edhe për një mandat katërvjeçar në krye të komunës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kastrati përmes një postimi në Facebook, ku ka dhënë detaje edhe rreth listës me kandidatë për këshilltarë komunalë nga radhët e PSD-së që do të garojnë në zgjedhjet e 17 tetorit. Ai ka thënë se është një listë gjithëpërfshirëse me kandidatë nga zona të ndryshme të komunës e nga kategori të ndryshme shoqërore. “Radha e kandidatëve është përcaktuar me short, sepse janë projektet të cilat do t’i prezantojmë që kanë radhitje sipas rëndësisë e që të gjithë ne do të ...
Komentet te ZYRTARE: QËNDRON KASTRATI KANDIDAT PËR KRYETAR TË KAMENICËS Janë të Mbyllura