Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj ka folur për krizën energjetike në vend. Kokaj ka folur edhe për paratë që do t’i marrë eksperti gjerman për ta mbikqyrur rregullimin e turbinës në KEK, duke shtruar pyetjen se si Kosova erdhi në këtë situatë kur pas një gjysmë shekulli të universitetit, presim një gjerman të vijë e ta rregullojë këtë problem, përcjell Gazeta Metro. “Problemin duhet ta fillojmë me faktin që jemi vend i bekuar nga zoti që faktikisht jemi vendi i tretë me potencialet energjetike thëngjillore. Fatkeqësisht ato nuk i zbatuam, nëse flasim deri nesër nuk mund ta zgjidhim pa e ditë se ku jemi sot, pas 50 vitesh pas ...
Komentet te JAHJA KOKAJ THOTË SE EKSPERTI GJERMAN E MERITON PAGESËN PREJ 250 MIJË EURO Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka pranuar ftesë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime dhe Korrupsion, për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që i kanë ngritur në konferencë për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5. Molliqaj ka ftuar të gjithë njohësit e fushës së energjisë, punëtorët e KEK-ut dhe KEDS si dhe qytetarët të cilët mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje dhe çështje të tilla që t’i dorëzojë tek ai. “Nesër, gjatë ditës, gjetjet tona do t’i dorëzojmë në Polici”. “Kërkesës tonë për hetim, transparencë, llogaridhënie dhe vendosje ...
Komentet te MOLLIQAJ MERR FTESË NGA POLICIA PËR RËNIEN E DYSHIMTË TË BLLOKUT A3 DHE A5 Janë të Mbyllura
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e kanë pasur një debat në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për krizën e energjisë elektrike. Muratin e Krasniqin i përplasi çështja e kontratave “forward” dhe “future” në tregun e energjisë elektrike. Kryetari i PDK-së tha se Murati nuk po e di dallimin mes të dyjave, ndërsa Murati tha se po fliste për kontratat dhe jo për tregjet, raporton Gazeta Express. “Jam i dëshpëruar me faktin e mungesës bazike të njohurive të ministrit të Financave. ‘Forward markets’ edhe ‘future markets’ janë dy sene të ndryshme. Z. Murati, është përnjëmend e dhimbshme. Ti je ministër i Financave, ...
Komentet te “NUK IA VLEN AS ME FOLË ME JU”, “NUK MËSOHESH NË YOUTUBE”, MURATI E KRASNIQI PËRPLASEN NË KUVEND Janë të Mbyllura
Ka vdekur 3-vjeçari, i cili kishte pësuar djegie trupi mbi 75 përqind, pasi shtëpia ku jetonte ishte përfshirë nga zjarri. Lajmin e ka konfirmuar Shefi i Intensivës, Shaqir Uka. “S’ka mujt me iu përballu plagëve që i ka marrë nga djegjet, pak minuta pas mesnatës ka ndërruar jetë”, ka thënë Uka. Ndryshe, një shtëpi në fshatin Saraishtë të Ferizajt është përfshirë nga zjarri të shtunën që lam pas. Tragjedia e gjithë kësaj ngjarje ishte se në ato momente në një nga dhomat e shtëpisë ndodhej një fëmijë 3 vjeç. Si pasojë e flakëve të mëdha, fëmija kishte pësuar lëndime të rënda trupore duke iu djegur trupi mbi 75%. Teksa Policia ...
Komentet te VDES 3-VJEÇARI QË PËSOI DJEGJE TË RËNDA PASI SHTËPIA KU JETONTE U PËRFSHI NGA ZJARRI Janë të Mbyllura
Nga rrëshqitja e dheut është dëmtuar dhe është bërë e pakalueshme një rrugë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Në fotografinë e siguruar nga Telegrafi shihet se si pasojë mihjes së dheut, rrëzë rrugës, ku janë vënë themelet e një objekti, është dëmtuar dhe është bërë e pakalueshme një rrugë në lagjen Arbëria në kryeqytet. Kjo nuk është hera e parë që dëmtohen dhe bëhen të pakalueshme rrugët në këtë lagje, nga rrëshqitja e dheut, si pasojë e mihjeve të pakontrolluara nga ndërtues objektesh. Madje si pasojë e rrëshqitjeve të dheut është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve që banojnë në objektet e kësaj lagjeje. /Telegrafi/ ...
Komentet te RRËSHQET DHEU, BËHET E PAKALUESHME RRUGA NË LAGJEN ARBËRIA NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gratë shtatzëna kanë mundësi të përjetojnë simptoma më të rënda të infeksionit nga COVID-19. Sipas një njoftimi nga MSh thuhet se vaksinat krijojnë imunitet si te gratë shtatzëna ashtu edhe tek nënat gji-dhënëse. “Studimet kanë dëshmuar se nënat e vaksinuara kanë antitrupa në qumështin e gjirit, përmes të cilit i sigurojnë mbrojtje edhe foshnjës. Për shkak të rritjes së numrit të varianteve të virusit (SARS COV-2) dhe rëndësisë së mbrojtjes së grave shtatzëna dhe nënave gji-dhënëse, vaksinimi i tyre ka rëndësi në parandalimin e infektimit, sëmundjes së rëndë, shtrimit në spital dhe lindjes së parakohshme”, thuhet në njoftimin e MSh-së. Gjithashtu MSh ka treguar ...
Komentet te MSH FTON GRATË SHTATZËNA TË VAKSINOHEN, NDRYSHE MUND TË PËRJETOJNË SIMPTOMA TË RËNDA NËSE INFEKTOHEN NGA COVID-19 Janë të Mbyllura
Foreign Affairs: Putin po luan me zjarrin në Ballkan, Bosnja dhe Kosova duhet të pranohen në NATO Mediumi ndërkombëtar Foreign Affairs i ka kushtuar një shkrim ndikimit rus në Ballkanin Perëndimorë dhe ndezjen e “këmbanave për Europën” në një kohë kur situata në këtë rajon nuk është aspak stabile si shkak i ndikimit destruktiv të presidentit rus, Vladimir Putin. Shkrimi flet për nevojën që vendet perëndimore të ndërhyjnë pasi që Rusia po përdorë gjithçka që është e mundur, duke filluar nga feja e njerëzve e deri tek korruptimi i politikanëve që të rritë ndikimin në këtë rajon të rëndësishëm gjeopolitik. Ky vit shënon 30 vjetorin e fillimit të luftërave ...
Komentet te PUTIN PO LUAN ME ZJARRIN NË BALLKAN Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në seminarin e dytë shkencor në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) të Universitetit të Prishtinës. Këtë seminar kreu i ekzekutivit e ka konsideruar si një mundësi të shkëlqyer për të punuar bashkë në zhvillimin e aftësive digjitale drejt një zhvillimi të qëndrueshëm. “Digjitalizimi është komponent kyç në këtë reformë. Situata me pandeminë theksoi nevojën e digjitalizimit, krijimin në platforme digjitale, përgatitjen mësimore cilësore për klasë, furnizimin e institucioneve me rrjetet e internetit dhe krijimin e mekanizmave institucional”, tha ai. Prodekani i këtij Fakulteti, Kadri Sylejmani, tha se ky seminar ka për qëllim të rritë bashkëpunimin por edhe ...
Komentet te KURTI: DIGJITALIZIMI NA MUNDËSON ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM EKONOMIK Janë të Mbyllura
Situata në pikat kufitare në të gjithë vendin mëngjesin e së martës paraqitet e qetë dhe pa radhë pritjeje. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme në shumicën prej pikë kalimeve kufitare pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Ndryshim bën vetëm pikë kalimi në Merdare, ku pritjet janë deri në 15 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Ndërsa edhe në Jarinje pritet shkojnë deri në 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Kujtojmë se fundviti rikthen në Kosovë një numër të madh të bashkatdhetarëve që zgjedhin vendlindjen për të kaluar festat. ...
Komentet te SITUATA NË PIKË KALIMET KUFITARE Janë të Mbyllura
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, sot gjatë ditës do të vizitojë Kosovën. Ai do të pritet fillimisht nga homologu i tij kosovar Armend Mehaj, derisa më pas do të ketë një takim edhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani. Në agjendat e publikuara të takimeve për sot nuk është paralajmëruar që ministri turk do të takohet me kryeministrin Albin Kurti apo ndonjë zyrtar tjetër qeveritar. ...
Komentet te MINISTRI I MBROJTJES NË TURQI SOT VJEN NË KOSOVË Janë të Mbyllura