Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), thotë se është duke vazhduar angazhimin intensiv edhe gjatë ditës së sotme për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejtë nga atje. Deri në pasditen e së martës, MPJD-ja njofton se dy shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani përderisa me dy të tjerë po vazhdon kontakti i drejtpërdrejt në mënyrë që t’u ofrohet ndihmë deri në largimin e tyre. MPJD-ja vazhdon t’u bëj thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjente me numër +383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ...
Komentet te DY KOSOVARË EVAKUOHEN NGA AFGANISTANI Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Top Channel ka mundur të identifikojë dhe intervistojë përmes telefonit njërin prej shumë përkthyesve afgan, që kanë asistuar misionet ushtarake shqiptare në Afganistan. Për arsye sigurie, ne nuk do të tregojmë identitetin e tij, por do ta quajmë Përkthyesi A. Nga Kabuli, fillimisht ai flet për bashkëpunimin me komandot shqiptare. “Unë kam ndihmuar forcat shqiptare. Miku im më mirë ka qenë kapiteni… Ne kemi punuar gjatë misionit të tij 6 mujor si pjesë e NATO-s. Ata ndihmuan shumë vendin tim Afganistanin. Tani që ata kanë ikur janë krijuar probleme të mëdha. Kur këtu ishte NATO shumë prej nesh përfshi mua u punësuam, u shkolluam, por gjithçka, ka ndryshuar. Kur NATO ...
Komentet te PËRKTHYESI AFGAN I KOMANDOVE SHQIPTARE: TALIBANËT DO TË NA VRASIN Janë të Mbyllura
Arsimi është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës, prandaj rritja e cilësisë në arsim është synim kryesor për Qeverinë. Kështu u tha në takimin e kryeministrit Albin Kurti me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ku është folur edhe për përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në arsimin e përgjithshëm parauniversitar. Ofrimi i mundësive të barabarta dhe gjithëpërfshirje në arsim për fëmijët nga grupet e margjinalizuara, vazhdon të ketë vëmendje të veçantë. Në këtë drejtim, MASHTI këtë vit ka ndarë 200.000 euro grante për financimin e qendrave burimore. Për të mundësuar fillimin e vitit të ri shkollor me prani fizike u ...
Komentet te KURTI NË MASHTI: ARSIMI ËSHTË BURIM I RËNDËSISHËM PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË KOSOVËS Janë të Mbyllura
Partitë politike shqiptare kanë vendosur që në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të garojnë së bashku në Mitrovicën e Veriut, komunë kjo që aktualisht udhëhiqet nga Lista Serbe. Me emrin “Iniciativa qytetare Mitrovica” partitë shqiptare të bashkuara kanë aplikuar dje për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Hulumtues që përcjellin qeverisjen lokale po vlerësojnë se partitë shqiptare të bashkuara do të mund të rrisin ndikimin në asamble komunale të Mitrovicës së Veriut. Lëvizja Vetëvendosje, PDK, LDK, AAK dhe AKR, kanë vendosur që Skënder Sadiku të jetë bartës i listës së partive shqiptare për asamble komunale në zgjedhjet e 17 tetorit. Shkrirja në një listë të vetme e partive politike shqiptare ...
Komentet te BASHKIMI I PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE NË MITROVICËN E VERIUT PRITET TË RRISË NDIKIMIN E TYRE NË ASAMBLE Janë të Mbyllura
Pronarët e lokaleve në Parkun e Qytetit në kryeqytet, të cilëve iu ka shkuar vendimi për të mbyllur bizneset e tyre, kanë tentuar sot të takojnë kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, por pa sukses. Të njëjtit po kërkojnë që të gjejnë një zgjidhje pasi thonë se Komuna nuk përgjigjet as në kërkesat e tyre për aplikim për leje. Në anën tjetër, qytetarët mendojnë se në Parkun e Qytetit ka shumë kafene. Pronari i kafes “Mia Park”, Burim Azemi, tregoi për KosovaPress se që nga viti 2017 po kërkojnë leje por që nuk po u jepet. Azemi vlerëson se vendimi i Komunës është i gabuar dhe se duhej të ...
Komentet te VENDIMI PËR MBYLLJEN E KAFENEVE NË PARKUN E QYTETIT, PRONARËT KËRKOJNË TAKIM ME AHMETIN Janë të Mbyllura
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka – Nimani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Në komunikatën për media thuhet se në takim ndër të tjera u diskutua për punën dhe për funksionimin e Gjykatës pas largimit të dy gjyqtarëve kushtetues në qershor të këtij viti, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë funksionale të saj, si parakusht i domosdoshëm për mbrojtjen e kushtetutshmërisë në vend. Kryetarja Caka – Nimani vuri theksin edhe në rëndësinë e rritjes së transparencës në punë, në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe komunikimin më të mirë të Gjykatës me publikun, me ç’rast edhe shprehu ...
Komentet te CAKA-NIMANI DHE ABBOTT FLASIN PËR FUNKSIONIMIN KUSHTETUESES Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka njoftuar se ministri Arben Vitia ka ftuar për sot në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19. Në njoftimin e bërë për media thuhet se në takim do të diskutohet për ndërmarrjen e masave të reja antiCOVID-19, transmeton Telegrafi. “Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19”, thuhet në njoftim. Ndryshe, javë më parë, Qeveria ashpërsoi masat antiCOVID, ku me këto masa të reja, u rikthyen maskat, dhe hyrja në dasma e klube të natës nga data 20 gusht do të bëhet vetëm me dëshmi për ...
Komentet te PRITEN MASA TË REJA ANTICOVID, VITIA THËRRET NË TAKIM KRERËT E INSTITUCIONEVE SHËNDETËSORE Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278. Në total numri i rasteve aktive është 10.183. Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës. Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./KP ...
Komentet te REKORD I RI I RASTEVE ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë ndryshim të motit. Parashihet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale dhe vende-vende pritet të bie shi. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë kushte për një mot të freskët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes./KP ...
Komentet te NGA NESËR MË FRESKËT, PARASHIKOHET EDHE SHI Janë të Mbyllura
Ko Me anë të disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, Dhurata zbuloi se ka marrë një dhuratë shumë të veçantë. Dhe kjo dhuratë erdhi nga askush tjetër pos nga një fansat e saj shumë besnikë. Përmes disa postimeve të publikuar në Instastory, këngëtarja ka zbuluar se emri i saj është regjistruar në regjistrin online të yjeve. “Oh Zot, fansat e mi janë më të mirët! Faleminderit! Ju dua të gjithëve shumë! E regjistruar zyrtarisht në regjistrin zyrtar online të yjeve si Dhurata Dora”, shkroi këngëtarja në një nga postimet. ...
Komentet te DHURATA DORA PRANON DHURATËN MË TË VEÇANTË NDONJËHERË! KUSH IA DËRGOI? Janë të Mbyllura