Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

DITA NDËRKOMBËTARE E GJEOLOGJISË

Lajme
18 gushti është data ku shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjeologjisë, shkencë kjo që shfrytëzohet për të zhvilluar shtetin nëpërmjet zbulimit të pasurive nëntokësore. Megjithatë, kjo ditë nuk shënohet në Kosovë. Gjeologjia është shkenca që studion Tokën në mënyrë të gjithanshme. Ajo mundohet të shpjegojë se si është formuar Toka dhe si ndryshon ajo. Kjo shkencë gjen zbatim në studimin e vendburimeve të mineraleve të ngurta, naftës, materialeve të ndërtimit, dhe burimeve të ujërave nëntokësore. Në Shqipëri, gjeologë shqiptarë dhe të huaj kanë zbuluar deri tani 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, 7 vendburime bitumi dhe mbi 500 vendburime minerale. Ndërsa, në Kosovë kohë më parë një banor i fshatit Torinë ...
Komentet te DITA NDËRKOMBËTARE E GJEOLOGJISË Janë të Mbyllura

VITI KUR GRATË AMERIKANE NISIN TË KENË TË DREJTË VOTE

Rajoni dhe Bota
Më 18 gusht 1920, legjislatura e shtetit Tennessee miratoi amendamentin 19 të kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, ratifikim ky që u siguroi grave amerikane të drejtën e votës. Vota e legjislaturës së shtetit Tennessee i dha fund një debati mbarëkombëtar që kishte vazhduar për më shumë se një shekull. Në vitin 1787, Kushtetuta amerikane u garantoi burrave të bardhë pronarë të drejtën e votës. Më 1869, amendamenti 15 u dha të drejtën e votimit edhe burrave afro-amerikanë dhe ish-skllevërve meshkuj. Fushata për t’u dhënë grave të drejtën e votës përfundoi me sukses kur kushtetutës amerikane iu shtuan këto fjalë: “Qytetarëve amerikanë nuk do t’u mohohet apo t’u kufizohet e drejta ...
Komentet te VITI KUR GRATË AMERIKANE NISIN TË KENË TË DREJTË VOTE Janë të Mbyllura

FRESKOHET MOTI, VENDE-VENDE PRITEN RESHJE SHIU

Lajme
Gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë ndryshim të motit. Parashihet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale dhe vende-vende pritet të bie shi. Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për një mot të freskët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes./KP ...
Komentet te FRESKOHET MOTI, VENDE-VENDE PRITEN RESHJE SHIU Janë të Mbyllura

MASHTRIMET NGA BLERJET ONLINE

Lajme
Një qytetar nga Prishtina dërgon fakte se si është mashtruar nga një kompani printimi online. Porosinë që e ka bërë. Porosia që i ka ardhur qytetarit ...
Komentet te MASHTRIMET NGA BLERJET ONLINE Janë të Mbyllura

XHAVIT HALITI: UNË IA LASHË EMRIN UÇK-SË, KY ISHTE PROPOZIMI TJETËR

Lajme
Xhavit Haliti, një prej themeluesve të UÇK-së dhe anëtar i LPK-së, ka thënë se emrin UÇK e kishte propozuar vet ai te Kryesia e LPK-së dhe ishte miratuar. Haliti, në një rrëfim për emisionin Pressing, ka thënë se është ai pagëzuesi i ushtrisë së armatosur që u themelua në vitin 1994. “Po, unë jam. Po, po, unë e kam propozu, LPK-ja e ka miratu. Në vitin 1994”, është shprehur Haliti. Ai ka treguar se kishte edhe një propozim tjetër, që UÇK-ja të quhej Njësiti Gueril Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Ky propozim nuk ishte miratuar, për arsye që Haliti nuk i ka shpjeguar. “Një moment ka ardhë, kemi thënë çka ...
Komentet te XHAVIT HALITI: UNË IA LASHË EMRIN UÇK-SË, KY ISHTE PROPOZIMI TJETËR Janë të Mbyllura

ÇFARË ËSHTË LIGJI I SHERIATIT?

Rajoni dhe Bota
  Këtë pasdite, talibanët iu drejtuan publikut në një konferencë shtypi në Kabul për herë të parë që nga pushtimi i Afganistanit. Zëdhënësi Zabihullah Mujahid komentoi të drejtat e grave dhe tha “se si ato do t’i kenë të gjitha të drejtat sipas sheriatit”. “Ne garantojmë të gjitha të drejtat e grave sipas ligjit të Sheriatit. Gratë mund të punojnë në arsim dhe shëndetësi. Nëse komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar, le ta dinë se gratë tona do të kenë të gjitha të drejtat sipas ligjit të Sheriatit. Gratë tona janë myslimane dhe duhet të respektojnë ligjin e Sheriatit,” tha ai. Shtrohet pyetja se çfarë është ligji i Sheriatit në përgjithësi, ...
Komentet te ÇFARË ËSHTË LIGJI I SHERIATIT? Janë të Mbyllura

MBYTET DUKE U LARË NË DURRËS NJË 76-VJEÇAR

Lajme
Një 76-vjeçar është mbytur derisa po lahej në Durrës sot pasdite. Rasti ka ndodhur në orën 16:30, në Sektor Rinia dhe bëhet fjalë për shtetasin Sh. Xh., banues në Durrës. Nuk dihen ende shkaqet e mbytjes së tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave./KP ...
Komentet te MBYTET DUKE U LARË NË DURRËS NJË 76-VJEÇAR Janë të Mbyllura

ZEMAJ KËRKON DORËHEQJEN E MINISTRIT VITIA

Lajme
Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka kërkuar dorëheqjen e ministrit aktual të Shëndetësisë Arben Vitia, në kohën kur vendi po përballet me rritje enorme të rasteve të reja me sëmundjen infektuese COVID-19. “Situata është alarmante! Sot, 1765 raste të reja me Covid-19 si dhe 5 të vdekur. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të jep dorëheqje të parevokueshme si pasojë e dështimit në menaxhimin e pandemisë Covid-19”, shkruan Zermaj në Facebook. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajë një konferencë për media sonte në orën 19:30, ku pritet të kumtojë masat e reja si pjesë e luftës për parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektuese, si pasojë e së cilës ...
Komentet te ZEMAJ KËRKON DORËHEQJEN E MINISTRIT VITIA Janë të Mbyllura

PAMJE RRËQETHËSE: BURRI I VARUR NË AEROPLANIN QË PO NGRIHEJ NË KABUL

Rajoni dhe Bota
Një video tjetër tronditëse vjen nga aeroporti në Kabul, ku situata është më dramatike sesa rënia e Kabulit në duart e talibanëve. Ju kujtojmë, mijëra njerëz janë ende në aeroport, duke u përpjekur të largohen nga Afganistani. Dhe ndërsa ka ndonjë urdhër sot, skenat nga e hëna bënë xhiron e botës, dhe ato mbërritën njëra pas tjetrës. Ndër regjistrimet e shumta janë ato që tregojnë trupat e afganëve që bien nga një aeroplan që u ngrit, pastaj u publikuan regjistrime të tjera të përpjekjeve të dëshpëruara nga afganët për të shpëtuar duke u ngjitur në rrotat e aeroplanit. Video e fundit shqetësuese u publikua sot, por u regjistrua gjatë përpjekjes ...
Komentet te PAMJE RRËQETHËSE: BURRI I VARUR NË AEROPLANIN QË PO NGRIHEJ NË KABUL Janë të Mbyllura

KËTO JANË MASAT E REJA!

Lajme
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT) ka bërë të ditur detajet nga takimi me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia ku është diskutuar për masat e reja kundër pandemisë COVID-19. Në një njoftim për media thuhet se pas ngritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, me datë 20.08.2021 do të ketë vendime të tjera kufizuese. “Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysafirëve deri 150. Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021. Të gjitha restorantet ditore, kafiteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30. Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen ...
Komentet te KËTO JANË MASAT E REJA! Janë të Mbyllura