Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

29 PACIENTË NË GJENDJE TË RËNDË NËPËR SPITALET E KOSOVËS

Shëndetësi
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se në spitalet e përgjithshme në Kosovë si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 575 pacientë, prej tyre 468 me koronavirus. Sipas SHSKUK-së, 29 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 418 po trajtohen me oksigjenorapi. 575 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 468 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 418 me oksigjeno-terapi, 29 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK, 206 pacientë të shtrirë, 170 prej tyre Covid-19 pozitivë, 155 me oksigjeno-terapi – Klinika Infektive, 113 pacientë – Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë – Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë – Klinika ...
Komentet te 29 PACIENTË NË GJENDJE TË RËNDË NËPËR SPITALET E KOSOVËS Janë të Mbyllura

MKRS PËR HERË TË PARË DO TË HAPË THIRRJE PUBLIKE PËR SUBVENCIONIMIN E SPORTIT

Lajme
Me Pakon e Ringjalljes Ekonomike planifikohet të ndahen 5 milionë euro për fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit. Zëvendës ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, në një konferencë për media tha se përmes kësaj mbështetje shtesë synojnë fuqizimin e këtyre fushave pas vështirësive që shkaktoi pandemia. Osmani tha se 2.5 milionë euro do të ndahen për kulturë dhe trashëgimi kulturore. Përmes thirrjes publike do të përkrahen projekte artistike të organizatave dhe individëve (artistëve), ndërsa pjesë e skemës së mbështetjes do të jenë edhe teatrot e qyteteve, muzetë e bibliotekat komunale. Ndërsa, për mbështetjen e organizatave që janë aktive në sektorin e rinisë do të ndahen 500 ...
Komentet te MKRS PËR HERË TË PARË DO TË HAPË THIRRJE PUBLIKE PËR SUBVENCIONIMIN E SPORTIT Janë të Mbyllura

BE I PËRGJIGJET POZITIVISHT KËRKESËS SË OSMANIT PËR MONITORIMIN E ZGJEDHJEVE LOKALE

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë përgjigje pozitive nga përfaqësuesit e BE-së lidhur me kërkesën për monitorimin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Një kërkesë të tillë, Osmani e ka bërë në letrën e dërguar më 18 qershor 2021, në adresë të kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell. Që të dy zyrtarët e lartë të BE-së i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Presidentes Osmani. Për dallim nga zgjedhjet e fundit parlamentare, në të cilat Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve është përbërë nga një numër i vogël ekspertësh, në zgjedhjet lokale 2021, BE-ja ...
Komentet te BE I PËRGJIGJET POZITIVISHT KËRKESËS SË OSMANIT PËR MONITORIMIN E ZGJEDHJEVE LOKALE Janë të Mbyllura

PRAK KËRKON LARGIMIN E ARBEN VITISË NGA DETYRA E MINISTRIT

Lajme
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK ka kërkuar nga Arben Vitia që të lirojë pozitën e ministrit të Shëndetësisë pasi ky i fundit është kandiduar për kryetar të Prishtinës. Në një komunikatë për media thuhet se meqenëse ministri Vitia është përcaktuar për një rrugëtim të ri politik, ai duhet ta lirojë detyrën në mënyrë që Ministrinë e Shëndetësisë ta merr në menaxhim dikush i cili është i përkushtuar në zgjidhjen e problemeve të shumta që ka pacienti kosovar. “I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës, që shërbimet e tjera shëndetësore të vazhdojnë dhe të mos jenë të ndikuara nga situata me COVID 19, ...
Komentet te PRAK KËRKON LARGIMIN E ARBEN VITISË NGA DETYRA E MINISTRIT Janë të Mbyllura

7 GJËRA QË DUHET T’I BËNI NËSE RRINI ULUR NË PUNË GJATË GJITHË DITËS

Lifestyle
Ecja e rregullt ndihmon në zbutjen e simptomave të ankthit dhe depresionit. Ulja e vazhdueshme mund të shkaktojë një sërë rezultatesh negative shëndetësore, përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës… Një studim i botuar në revistën Sport Sciences for Health zbuloi se ulja e vazhdueshme mund të ketë efekte negative në shëndetin mendor. Lexoni këshillat dhe trikat që do t’ju ndihmojnë të ngriheni nga karrigia gjatë ditës ose orëve të punës. 1. Ecni për 10 minuta pas çdo vakti Lëvizni pas ngrënies. Kjo praktikë mban nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshëm, gjë që do t’ju ndihmojë të mbani hormonet tuaja në ekuilibër. Mbështet metabolizmin dhe ndihmon tretjen. Ecja e rregullt mund ...
Komentet te 7 GJËRA QË DUHET T’I BËNI NËSE RRINI ULUR NË PUNË GJATË GJITHË DITËS Janë të Mbyllura

REKORD I ZI ME RASTE TË REJA COVID-19 NË KOSOVË

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 4 viktima si pasojë e COVID-19 dhe 2.110 raste të reja, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës. Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.258 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sot janë shëruar 130 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408. Në total numri i rasteve aktive është 12.159. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në ...
Komentet te REKORD I ZI ME RASTE TË REJA COVID-19 NË KOSOVË Janë të Mbyllura

ATK LARGON NGA PUNA DY ZYRTARË PËR MOSRESPEKTIM ORARIT TË PUNËS

Lajme
Pas verifikimit të të gjitha fakteve dhe shterjes së të gjitha procedurave ligjore, Komisioni Disiplinorë në ATK me datë 12 gusht 2021 ka marrë vendim për shqiptimin e tri masave disiplinore ndaj tre zyrtarëve të ATK-së.   Masat disiplinore janë shqiptuar në mungesa të paarsyeshme në punë mbi pesë (5) ditë. Lidhur me shkeljet e rënda të konstatuar nga Komisioni Disiplinorë, dy zyrtarëve ju është shqiptuar masa disiplinore largimi nga Shërbimi Civil në përputhje me nenin 47, paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Ligjit Nr. 06/114 për Zyrtarë Publikë. Ndërsa, zyrtarit tjetër ju është shqiptuar masa disiplinore për shkelje të rënda, ndalim i ngritjes në detyrë në përputhje me nenin ...
Komentet te ATK LARGON NGA PUNA DY ZYRTARË PËR MOSRESPEKTIM ORARIT TË PUNËS Janë të Mbyllura

MË 25 GUSHT MBAHET ANKANDI I TREMBËDHJETË I LETRAVE ME VLERË

Ekonomi
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 25 gusht 2021 do të mbahet ankandi i trembëdhjetë për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro. Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, duhet të kontaktohen ndonjëra prej bankave komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./KP ...
Komentet te MË 25 GUSHT MBAHET ANKANDI I TREMBËDHJETË I LETRAVE ME VLERË Janë të Mbyllura

PAKOJA E RINGJALLJES EKONOMIKE, MBI 200 BIZNESE KËRKOJNË KOMPENSIM PËR MBI 600 PUNËTORË

Ekonomi
Mbi 200 biznese deri tash kanë aplikuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për rreth 700 punëtorë për të përfituar nga vendimi i qeverisë lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. ATK thotë se përmes sistemit elektronik EDI, punëdhënësit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga masat e pakos së ringjalljes. Zëdhënësja e Administratës Tatimore e Kosovës (ATK), Valentina Bytyqi-Sefa thotë për KosovaPress se për masën 1.1, rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendet e punës gjatë pandemisë, subvencionimi i pagës deri 50 përqind të pagës mujore bruto për tre muaj, kanë aplikuar 63 punëdhënës për 149 punëtorë. Ndërsa, për masën 1.2, mbështetja për të punësuarit e formalizuar, ...
Komentet te PAKOJA E RINGJALLJES EKONOMIKE, MBI 200 BIZNESE KËRKOJNË KOMPENSIM PËR MBI 600 PUNËTORË Janë të Mbyllura

SI U PËRMIRËSUA JETA PËR GRATË AFGANE PA TALEBANËT

Rajoni dhe Bota
Në 20 vitet e fundit, jeta për shumë njerëz në Afganistan është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme – me gratë që përjetuan disa nga ndryshimet më të mëdha. Rënia e regjimit taleban lejoi disa ndryshime dhe përparime të rëndësishme në lidhje me të drejtat dhe arsimin e grave. Në vitin 1999, nuk kishte asnjë vajzë të regjistruar në një shkollë të mesme dhe vetëm 9,000 ishin në shkollat fillore. Tani ka 3.5 milionë vajza që shkojnë në shkollë, dhe rreth një e treta e studentëve në universitetet publike dhe private janë femra. Gratë gjithashtu kanë marrë pjesë në jetën publike, duke mbajtur poste politike dhe duke zotëruar biznese. 22% e ...
Komentet te SI U PËRMIRËSUA JETA PËR GRATË AFGANE PA TALEBANËT Janë të Mbyllura