Ish-drejtori i Klinikës Infektive Izet Sadiku ka kërkuar masa urgjente për luftimin e pandemisë në kohën kur vendi ynë vetëm në 24 orët e fundit ka regjistruar mbi 2100 raste të reja dhe katër viktima. Ai në një postim në Facebook ka thënë se situata me COVID në vend është alarmante, duke kërkuar njëherësh vendosjen urgjente në masave antiepidemike si përdorimi i maskave, mbajtja e distancës, higjiena personale dhe vazhdimi i vaksinimit masiv. “Përdorimi i masave antiepidemike është i domosdoshëm për këtë valë sepse e dimë që duhet së paku 6 javë nga doza e parë e vaksinës për t’u krijuar imunitet, prandaj vaksinimi dhe përdorimi i maskave, mbajtje distancës ...
Komentet te IZET SADIKU KËRKON MASA URGJENTE PAS REKORDIT TË ZI ME RASTET E REJA COVID-19 Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Policia e Kosovës sot ka arrestuar B.Xh., (1967), zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, nën dyshimet se ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile një person – qytetar me inicialet pa qenë i njëjti i regjistruar në librin amzë. Me këtë veprim i dyshuari, nuk ka përfillur procedurat ligjore dhe udhëzimet administrative të regjistrimit fillestar të një personi në sistemin elektronik të gjendjes civile. B.XH. dyshohet se ka konsumuar dy vepra penale: ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe ka falsifikuar dokumentin zyrtar. Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh./KP ...
Komentet te ARRESTOHET NJË ZYRTAR I GJENDJES CIVILE NË FERIZAJ Janë të Mbyllura
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar pas numrit të madh të rasteve me COVID-19, ka thënë se Qeveria e praktikantëve po vazhdon me avazin e vjetër që krejt për pushtet e asgjë për shëndet. Zemaj ka lutur qytetarët që të vaksinohen dhe të respektojnë masat. Postimi i plotë: Rekord i zi! Sot, 2.110 raste të reja me Covid-19 dhe 4 të vdekur. N’dorë t’Zotit! Qeveria e praktikantëve po vazhdon me avazin e vjetër; krejt për pushtet e asgjë për shëndet! U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre si dhe iu uroj shërim sa më ...
Komentet te ZEMAJ PËR MENAXHIMIN E PANDEMISË: NË DORË T’ZOTIT Janë të Mbyllura
Anëtari i kryesisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka komentuar dorëheqjen e ish-deputetes Xhevahire Izmaku nga PDK pasi nuk arriti të bëhet pjesë e kryesisë. Gjoshi tha për KosovaPress se reformat e nisura në PDK po u pengojnë disa zyrtarëve që janë mësuar të mbajnë pozita e privilegje tash e 20 vjet. Ai ka thënë se reforma duhet kuptuar drejt që ë parti duhet tu krijohet hapësirë edhe kuadrove të reja premtuese që punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim. “Znj. Izmaku po largohet sepse nuk ka mbështetje në asnjë nivel të organizimit partiak. Në degë ka tentuar të imponojë qëndrimet e saj, por ...
Komentet te FLASIN NGA PDK: ZYRTARËT SI IZMAKU DUHET TË LËSHOJNË RRUGË PËR KUADRO TË REJA PREMTUESE Janë të Mbyllura
Maqedonia e Veriut do të pranojë deri në 450 refugjatë afganë të cilët do të mbërrijnë deri në fund të kësaj jave. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, që shtoi se ishin ndër vendet e para që u ofruan për të strehuar afganët. Hoxha u shpreh se pjesë e grupit që do të mbërrijnë në MAqedoninë e Veriut janë aktivistë të organizatave për të drejtat e njeriut, përkthyes, gazetarë, njerëz që janë anagzhuar për qëllime humanitare dhe që kanë qenë në mbështeteje të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hoxha: 450 qytetarë afganë do të mbërrijnë deri në fund të ...
Komentet te MAQEDONIA E VERIUT DO TË MIRËPRESË 450 AFGANË Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi sot me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë Joern Rohde kanë biseduar për çështje të interesit dhe rëndësisë për të dy vendet, bashkëpunimin ekonomik bilateral dhe projektet e përbashkëta sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Në takim po ashtu u bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, me theks për Tregun e Përbashkët Rajonal. Kurti tha se shpresojmë në arritjen e marrëveshjeve në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal që trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjitha shtetet pjesëmarrëse dhe që nxisin zhvillimin dhe demokratizimin e rajonit e prej të cilave qytetarët janë përfituesit final. Në takim u bisedua edhe për situatën e re ...
Komentet te KURTI TAKOI AMBASADORIN ROHDE Janë të Mbyllura
Pas masave të reja të ndërmarra nga institucionet e vendit, Policia e Kosovës ka rritur kapacitetet në funksion të realizimit dhe implementim e masave antiCOVID-19. Në një komunikatë për media Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 700 gjoba për persona juridik dhe persona fizik për mos respektim të masave. “Kërkojmë nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit”, thuhet në komunikatë. Ndryshe, policia po realizon detyra konkrete në gjithë Kosovën, duke aplikuar ...
Komentet te 700 GJOBA PËR SHKELJEN E MASAVE ANTICOVID-19 NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Avioni me afganë që pritej të mbërrinte në vendin tonë në orën 17:00 nuk është nisur ende nga aeroporti i Kabulit dhe për këtë arsye ardhja e tyre shtyhet, raporton TopChannel. Po ashtu bëhet e ditur se nëse avioni do të niset në orët në vijim dhe pas 6-7 orësh fluturim mund të mbërrijë në Tiranë rreth orëve të mbrëmjes. Gazetari i TopChannel ka bërë të ditur se në Rinas janë ngritur 4 çadra që cilësohen si një qendër tranazhi ku afganët do të kontrollohen nga mjekët nëse kanë probleme shëndetësore dhe ata do të fotografohen dhe do t’u merren shenjat e gishtave, pasi shumë prej tyre nuk kanë dokumente ...
Komentet te AVIONI ME AFGANË QË DO TË MBËRRINTE NË SHQIPËRI S’ËSHTË NISUR ENDE NGA KABULI, JA ARSYEJA Janë të Mbyllura
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Shkodër, ku sipas policisë, shtetasi F. B., 79-vjeç, në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij S. B., 83-vjeç, dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se ky shtetas ka kryer krimin. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh./KP ...
Komentet te I MOSHUARI VRET GRUAN DHE MË PAS VETEN Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ka vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë. Haradinaj me këtë rast ka ndarë medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”, për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare. “Sot kisha nderin që me bashkëpunëtorë, ta vizitoj familjen e Haxhi dhe Hyre Thaçit, prindërit e presidentit Hashim Thaçi. Luftë më të drejtë, më të pastër e më fisnike, për çlirim nga pushtimi i egër millosheviqian, nuk do të njohë asnjëherë njerëzimi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. Postimi i plotë: Sot kisha nderin që me bashkëpunëtorë, ta vizitoj familjen e ...
Komentet te HARADINAJ NË FAMILJEN E ISH-PRESIDENTIT THAÇI: LUFTA E UÇK-SË, MË E PASTRA QË NJEH NJERËZIMI Janë të Mbyllura