Sonte rreth orës 19:00, në fshatin Metehi të komunës së Podujevës dyshohet se një person ka kryer vetëvrasje. Nuk dihen rrethanat dhe arsyet që kanë dërguar në këtë akt./Periskopi ...
Komentet te DYSHOHET PËR NJË VETËVRASJE NË PODUJEVË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Mbi 300 tenderë janë bllokuar pasi Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) nuk ka bord funksional për të shqyrtuar ankesat e bizneseve.Që nga 31 marsi kur OShP është pa bord funksional janë dorëzuar 324 ankesa të bizneseve për tenderë të ndryshme të iniciuara nga institucionet e Kosovës. Prej tyre, 141 ankesa janë për tender që janë iniciuar nga komunat e Kosovës. “Në kohën kur OShP është pa bord deri më datë 16.08.2021 ankesa në nivel lokal janë deponuar gjithsej 141 ankesa (kundër komunave)”, kanë bërë të ditur nga ana e OShP-së. Sipas procedurës pas dorëzimit të ankesave në OSHP pezullohen tenderët. OSHP-ja sipas procedurës ankesën ia ndanë për shqyrtim ekspertit shqyrtues. ...
Komentet te QINDRA PROJEKTE KAPITALE BLLOKOHEN NË “GJYKATËN E TENDERËVE” Janë të Mbyllura
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me ministrat e mbrojtjes së Ukrainës, Gjeorgjisë, Azerbejxhanit dhe Libisë, sot ishin të ftuar në drekë pune nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Turke, gjeneral Yasar Guler. Mehaj ka shkruar në Facebook se në këtë takim diskutuam për mjedisit e sigurisë globale si dhe kërcënimet dhe rreziqet që e cenojnë këtë mjedis, krahas mekanizmave për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm. “Gjithashtu, në këtë diskutim shumë konstruktiv, ndër të tjera , kërkova nga ministrat e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Azerbejxhanit që nga autoriteti i tyre të shprehin ndikimin e ...
Komentet te MEHAJ TAKON MINISTRAT E UKRAINËS, GJEORGJISË DHE AZERBEJXHANIT, U KËRKON NJOHJET PËR KOSOVËN Janë të Mbyllura
Kosova ka arritur fitoren e tretë radhazi, duke mundur Gjibraltarin me rezultat 19:98 (8:19, 3:23, 8:16, 0:40) në FIBA European Challenger, që po zhvillohet në Prishtinë. Basketbollistët e rinj të Kosovës e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë me rezultat 8:19. Dardanët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, madje ishin dominues, duke lejuar skuadrën kundërshtare që për 10 minuta të shënojë vetëm tri pikë, kurse shënuan 23, duke shkuar në pushim me rezultat 11:42. “Kosova nuk u ndal as në periodën e tretë për të thelluar edhe më shumë epërsinë, ku ishin bindshëm më të mirë edhe në këtë pjesë 8:16, ndërsa rezultati ...
Komentet te TRI NDESHJE, TRI FITORE PËR KOSOVËN Janë të Mbyllura
Oda e Mjekëve të Kosovës me një apel publik u ka bërë apel të gjithë institucioneve publike që të vihen në zbatim të plotë të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës. Oda këtë apel e bëri duke qenë se situata pandemike është duke eskaluar dhe se kapacitetet infrastrukturore dhe ato njerëzore nuk lejojnë komoditet institucional sa i përket zbatimit të masave parandaluese. “Krahas nevojës që të rritet rigoroziteti i zbatimit të plotë të Ligjit Nr. 07/L-006 Anti COVID, Oda e Mjekëve konsideron se është më se e nevojshme që institucionet përgjegjëse, qofshin ato të sistemit profesional shëndetësor apo edhe administrativ, të përfshihen ...
Komentet te ODA E MJEKËVE KËRKON NGA INSTITUCIONET ZBATIMIN E LIGJIT ANTI-COVID Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se për menaxhimin e pandemisë dhe në përkrahje të procesit të vaksinimit kundër COVID-19, Qeveria ka marrë vendim për angazhimin e 1.116 profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj shtesë, në shumë totale prej 3.192.854 euro. Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të caktoni terminet për vaksinim në platformën https://ekosova.rks-gov.net, sepse varianti Delta është i pandalshëm. “Të përgjegjshëm individualisht dhe për njëri-tjetrin, bashkë ia dalim”, ka shkruar ai. Postimi i plotë i Kurtit: Distanca fizike, maskat dhe higjiena personale janë të domosdoshme, por detyrë mbi çdo detyrë për të gjithë ne si qytetarë të ...
Komentet te KURTI: VARIANTI DELTA ME PËRHAPJE EKSPLOZIVE, MBUROJA ËSHTË VAKSINA Janë të Mbyllura
Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmuan se kanë pranuar ish-presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, si edhe familjen e tij. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të vendit thuhet se vendi mirëpriti Ghanin në “baza humanitare”. Më herët, mediat afgane raportuan se EBA i ofroi Ghanit një vendbanim pas “arratisjes” së tij. Kryeqyteti Kabul ra në duart e talebanëve, të cilët përparuan në mënyrë marramendëse, duke e shtyrë Ghanin të largohej nga vendi. Me rënien e qeverisë afgane, vëmendja po kthehet në garantimin e sigurisë për civilët dhe personat që presin të evakuohen, si edhe një transferim të rregullt të pushtetit./KP ...
Komentet te EBA PRANON ISH-PRESIDENTIN AFGAN ASHRAF GHANI Janë të Mbyllura
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot mbi rregullat e reja që do të zbatohen nga data 1 shtator, për të hyrë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas një njoftimi për shtyp, çdo udhëtar duhet të paraqesë certifikatë ose vërtetim për imunizimin e kryer nga virusi SARS-CoV-2, marrjen e të paktën dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektive COVID-19. Në mungesë të vërtetimit të vaksinimit, qytetarët mund të paraqesin vërtetim për kalimin e COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e rimëkëmbjes, ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi RT PCR SARS-CoV-2, i bërë 72 orë para hyrjes në territorin e ...
Komentet te CILAT JANË KUSHTET PËR TË HYRË NË MAQEDONINË E VERIUT ? Janë të Mbyllura
Ndeshja kampionale ndërmjet Novi Pazarit dhe Partizanit të Beogradit është ndërprerë. Tifozët e kësaj të fundit filluan të thërrisnin emrin e Ratko Mladicit. E në kundërpërgjigjje të tyre dolën tifozët vendas të cilët filluan të thërrisnin emrin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Emri i Hashim Thaçit ishte provokim i rëndë për Serbinë duke pasur parasysh faktin se ai ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpalli Pavarësinë e Kosovës. Videon e kësaj ngjarje mund ta gjeni duke klikuar KËTU. ...
Komentet te NDALET NDESHJA NË NOVI PAZAR TË SERBISË: TIFOZËT BËRTASIN HASHIM THAÇI, ATA TË SERBISË MLADIC (VIDEO) Janë të Mbyllura
E njohur për figurën mahnitëse trupore, Arta Nitaj tërheq vëmendje me çfarëdo publikimi që bën në rrjetet sociale. Derisa erdhi në qendër të vëmendjes me pozat me bikini që tregonin linjat e admiruara trupore, kësaj radhe bukuroshja vjen me imazhe të reja. Aktorja e njohur nga seriali “O Sa Mirë” ka pozuar me fustan të kuq duke mahnitur me dukjen e saj. Ajo ka vënë në plan të parë linjat e njohura trupore, përmes pozave që i ka publikuar në profilin e saj në Instagram. “Unë jam ajo kënga që e kalove dhe e kuptove më vonë se ishte zjarr”, është thënia që e ka përzgjedhur si përshkrim të këtyre ...
Komentet te ME POZAT ME FUSTAN, ARTA NITAJ VË NË PAH LINJAT E ADMIRUARA TRUPORE Janë të Mbyllura