Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 07:45 në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, i paraburgosuri me inicialet Y.D i lindur më 1988, është gjetur i vetëvarur me shenja jete me jelekun e tij në dritaren e dhomës. Sipas shërbimit korrektues, me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, me ç’rast edhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë ne QKUK. “Y.D ka qenë përdorues i drogave me çrregullime mendore, recidivist për dhune në familje, nën ...
Komentet te VETVRITET NJË I BURGOSUR NË HAJVALI Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një aksident ka ndodhur në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, në afërsi të Qendrës së Automjeteve të Kosovës. Aksidenti ka shkaktuar kolona të gjata në magjistralen që lidh Prishtinën me komunat kryesore të Rrafshit të Dukagjinit. Policia ende nuk ka dhënë informacione zyrtare, por nga fotot kuptohet se në aksident janë të përfshirë një automjeti tip “Volkswagen” me targa 01 si dhe një tip mjet “Renaul” me targa të Maqedonisë së Veriut. Dëshmitarë të ngjarjes kanë thënë se disa persona janë lënduar, por zyrtarisht ende nuk ka informacione. /KP ...
Komentet te AKSIDENT NË AFËRSI TË QAK-UT. Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se 936 raste aktive në Gjilan, janë gjendje alarmi për të gjitha institucionet jo vetëm në nivelin lokal, sepse është numri më i madh që nga fillimi i pandemisë në Gjilan dhe shifrat paralajmërojnë që duhet të ketë një vendosmëri institucionale karshi Covid-19. “Në Gjilan po shënojmë një rekord të zi dhe Komiteti i Emergjencave, është vazhdimisht duke punuar 7 ditë në javë, në monitorimin e gjendjes, zbatimin e detyrave për parandalim, e deri te shërbimet shëndetësore që u jepen qytetarëve të infektuar në shtëpi nga ekipet mjekësore. Numri kaq i madh i të infektuarve lidhet edhe me numrin e madh ...
Komentet te HAZIRI: QEVERIA TË MERRET MË SERIOZISHT ME PANDEMINË Janë të Mbyllura
Në lidhje me raportimet se disa prej kandidatëve për kryetarë komune kanë gabuar në dorëzimin e dokumentacioneve për aplikim për të marrë pjesë në zgjedhje dhe se të njëjtëve iu është kërkuar korrigjimi, nga KQZ thonë se ky është një proces normal. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se kjo është një mundësi që e jep Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe Ligji për zgjedhjet lokale që subjektet politike të paraqesin përmirësimet apo korrigjimet brenda afatit të caktuar nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim. “Kjo është një mundësi që e jep ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligji për zgjedhjet lokale që subjektet politike të paraqesin përmirësimet ...
Komentet te KQZ: KËRKESAT NDAJ PARTIVE PËR KORRIGJIME JANË PJESË E PROCESIT Janë të Mbyllura
Që kur talebanët morën kontrollin në Kabul të dielën, shtetet kanë nxituar për të rikthyer shtetasit e tyre si dhe afganët që janë në rrezik nga regjimi i ri. Deri më tani Shtetet e Bashkuara kanë evakuuar numrin më të lartë të afganëve. Falë ndihmës së SHBA-së dhe shteteve evropiane, Kosova ka arritur që të evakuojë dy shtetas të cilët janë në një shtet tjetër të sigurt, emri i të cilit shtet nuk bëhet i ditur, dhe do të kthehen shpejtë në Prishtinë. Shtetet e Bashkuara në total kanë evakuuar mbi 5,200 njerëz, përfshirë 2,000 në 24 orët e fundit. Uashingtoni është zotuar të evakuojë 22,000 afganë të konsideruar në ...
Komentet te KOSOVA EVAKUOI DY SHTETAS, POR SA KANË ARRITUR VENDET E TJERA TË EVAKUOJNË NJERËZ NGA AFGANISTANI? Janë të Mbyllura
Më 19 gusht 2017, Kosova kishte arritur një sukses të jashtëzakonshëm në basketboll. Basketbollistët e Kosovës me fitoren 75:69 ndaj Estonisë kaluan me sukses fazën e parakualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”. Dardanët në parakualifikime ishin në grup me Estoninë dhe Maqedoninë, duke u renditur të dytët, pas Estonisë dhe para Maqedonisë. Ky ishte një sukses i madh, pasi ishte hera e parë që merrte pjesë në parakualifikimet për Kupën e Botës dhe siguroi kualifikimet e fazës tjetër, ku garonin 32 shtete. Kosova ishte pranuar vetëm dy vite më parë në FIBA (viti 2015), megjithatë, basketbollistët e Kosovës me një angazhim të madh zhvilluan lojëra të bukura dhe arritën ...
Komentet te KATËR VJET NGA SUKSESI MË I MADH I KOSOVËS NË BASKETBOLL Janë të Mbyllura
Çdo vit, më 19 gusht, shënohet Dita Botërore Humanitare. Kjo ditë ka për qëllim të zgjojë vetëdijen për nevojën humanitare që ka në botë. Me rastin e Ditës Botërore të Ndihmës Humanitare, është raportuar se 753 milionë njerëz jetojnë në varfëri të rëndë. Sipas të dhënave të publikuara, për shkak të fatkeqësive konfliktit dhe natyrore që janë regjistruar vitin e kaluar në botë, më shumë se 200 milionë njerëz në nevojë për ndihma humanitare ndërkombëtare, por rreth dy miliardë jetojnë në varfëri. Konfliktet në Siri, Jemen dhe Sudanin e Jugut kanë bërë që miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa kjo ditë vjen në një situatë të re ...
Komentet te DITA BOTËRORE HUMANITARE Janë të Mbyllura
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 75-të. Bill Clinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Bill Clinton është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001. Babai i tij Williama Jeffersona Blythea i Riu të cilin ai nuk e njohu kurrë, ishte agjent tregtar dhe humbi jetën në një aksident automobilistik tre muaj para se të lindte Billi. Pas vdekjes së të atit Billi dhe nëna e tij kuptuan se babai i tij ishte i martuar edhe me sëpaku edhe tri gra tjera në të njejten kohë ...
Komentet te BILL CLINTON FESTON 75-VJETORIN Janë të Mbyllura
Ndryshimi i motit me rënie të ndjeshme të temperaturave që ndodhi gjatë së mërkurës do të vijojë edhe sot. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se në disa vende pritet të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-27 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes./KP ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT Janë të Mbyllura
Emisioni “Klan O Bus” i cili transmetohet në Klan Kosova është ndërprerë më herët në Drenas. Kjo ka ndodhur për shkak se janë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të gazetarëve. Në fillim gazetari Kushtrim Bekolli, i cili është edhe producent i këtij emisioni, nuk deshi ta ndërpresë transmetimin, mirëpo me vendim të regjisë ai u ndal më herët se sa ishte e planifikuar, njofton Klankosova.tv. Video më poshtë tregon si u zhvillua ngjarja./Klan Kosova ...
Komentet te HIDHEN GJËSENDE NË DREJTIM TË GAZETARËVE TË KLAN KOSOVËS, NDËRPRITET EMISIONI (VIDEO) Janë të Mbyllura