Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

ABDIXHIKU TAKON ZAEV: BASHKËPUNIMI EKONOMIK RAJONAL NUK ËSHTË I PLOTË PA TË GJITHA SHTETET

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është pritur sot në Shkup nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku është diskutuar perspektiva e dy vendeve fqinje, zhvillimet e fundit politike në rajon, si dhe bashkëpunimet partiake në mes të përfaqësuesve politik të Kosovës e Maqedonisë Veriore në vazhdimësi. Kryetari Abdixhiku dhe kryeministri Zaev theksuan se dy vendet, si dy shtete të afërta, duhet të ruajnë e kultivojnë partneritetin dhe bashkëpunimin ndërshtetëror. Në takim kryetari i LDK-së, Abdixhiku ritheksoi se çdo bashkëpunim ekonomik rajonal nuk mund të jetë i plotë pa përfshirjen e gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor; edhe më pak pa përfshirjen e Bashkimit Evropian. Mbi të gjitha, bashkëpunim ekonomik ...
Komentet te ABDIXHIKU TAKON ZAEV: BASHKËPUNIMI EKONOMIK RAJONAL NUK ËSHTË I PLOTË PA TË GJITHA SHTETET Janë të Mbyllura

OSMANI: KOSOVA ËSHTË E HAPUR PËR QYTETARËT NGA AFGANISTANI

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të përbërë nga Ulrika Richardson, Koordinatore e Kombeve të Bashkuara për zhvillim, Erol Arduc nga UNHCR-ja dhe Anna Rostocka nga IOM me të cilët është diskutuar për përgatitjet e Kosovës për sistemimin e qytetarëve nga Afganistani në kuadër të Programit të Posaçëm të Vizave për Migrim të SHBA-ve. Sipas komunikatws sw Presidencws, përfaqësuesit e të tri organizatave kanë falënderuar Presidenten Osmani për gatishmërinë e shtetit të Kosovës për strehimin e qytetarëve nga Afganistani dhe në të njëjtën kohë kanë ofruar mbështetje ndaj institucioneve të Kosovës për t`u dalë në ndihmë të strehuarve. Presidentja Osmani nga ana ...
Komentet te OSMANI: KOSOVA ËSHTË E HAPUR PËR QYTETARËT NGA AFGANISTANI Janë të Mbyllura

RAMA TREGON PËR BBC PSE PRANUAN STREHIMIN E AFGANËVE

Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për BBC, ka dhënë arsyet që Shqipëria vullnetarisht po pranon afganë, duke thënë se nuk është kohë që shtetet ta fajësojnë njëra tjetrën për tërheqjen në Afganistan, por që t’iu gjendemi krah sot dhe jo përgjatë shumë viteve. Rama ka thënë se shqiptarët ishin afganët disa dekada më parë, kur u larguam nga Shqipëria, nën një diktaturë brutale dhe trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirëpritëm. “Mos harroni një gjë se në Evropën Perëndimore njerëzit i kanë harruar luftërat. Luftërat për ta janë thjesht dokumentare në Netflix. Për ne, luftërat kanë qenë këtu dhe kemi parë luftëra. Kemi parë tmerret ...
Komentet te RAMA TREGON PËR BBC PSE PRANUAN STREHIMIN E AFGANËVE Janë të Mbyllura

MOTI PËR DY DITË

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te MOTI PËR DY DITË Janë të Mbyllura

AUV ME 11 INSPEKTORË MBIKËQYR ZBATIMIN E MASAVE, KËRKOJNË EDHE 85 TË TJERË

Lajme
Nesër pritet të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës. Mirëpo, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të mbikëqyrur zbatimin e tyre pasi ka vetëm 11 inspektorë. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se konkursi për rekrutimin e inspektorëve të rinj mund të hapet sot ose nesër. Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, deklaroi se me këtë numër të vogël të inspektorëve e kanë të pamundur të mbikëqyrin zbatimin e masave anti-COVID, teksa shton se kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të shtojë edhe 85 inspektorë të tjerë në mënyrë që të inspektohen të gjitha pikat ku mund të ...
Komentet te AUV ME 11 INSPEKTORË MBIKËQYR ZBATIMIN E MASAVE, KËRKOJNË EDHE 85 TË TJERË Janë të Mbyllura

MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës.  Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.  Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546. Në total numri i rasteve aktive është 14.249./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

LVV VENDOS NË KORÇË BANDEROLËN “BREGOVIÇ DAJRE GJENOCIDI”

Lajme
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka organizuar sot një aksion simbolik ndërgjegjësues në qendër të qytetit të Korçës, duke vendosën një banderolë të gjatë me fjalët “Bregoviç dajre gjenocidi”, në bulevardin “Republika”. LVV njofton se aksioni u organizua në solidaritet me 20 shoqatat e familjeve të personave të zhdukur gjatë gjenocidit që Serbia kreu në Kosovë, të cilat kanë kërkuar nga Bashkia e Korçës anulimin e ftesës në “Festën e Birrës” të muzikantit të shumëkontestuar, Goran Bregoviç. “Aksioni u zhvillua gjithashtu në mbështetje të bojkotit që shumë artistë shqiptarë nga të gjitha trevat i kanë bërë kësaj feste, pasi Bashkia e Korçës ka refuzuar të anulojë ftesën për Bregoviçin. ...
Komentet te LVV VENDOS NË KORÇË BANDEROLËN “BREGOVIÇ DAJRE GJENOCIDI” Janë të Mbyllura

AKSIDENT I RËNDË, VDES NJË PERSON

Lajme
​ Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Prizren-Suharekë, ku si pasojë një person ka humbu jetën dhe disa të tjerë janë lënduar. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë për KosovaPress, se si pasojë e aksidentit të ndodhur në mes dy veturave, ka humbur jetën një person dhe disa të tjerë janë lënduar. Ndërkohë, burime të KosovaPress-it, të cilat kanë dërguar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes, thonë se policia dhe automjeti i ndihmës së parë nuk kanë arritur në vendin e ngjarjes për rreth 30 minuta. Po ashtu, këto burime thonë se dyshohet se tre persona kanë qenë në veturën e cila ...
Komentet te AKSIDENT I RËNDË, VDES NJË PERSON Janë të Mbyllura

COVID-19, MBI 4,76 MILIARDË DOZA VAKSINASH TË INJEKTUARA NË MBARË BOTËN

Lajme
Numri i vaksinave antiCOVID-19 të administruara në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 4,76 miliardë doza. Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Ourworlindata.org”, ku përpilohen të dhënat për vaksinimin kundër pandemisë COVID-19, Kina renditet e para me mbi 1 miliard e 880 milionë doza të administruara, e ndjekur nga India me 550 520 000, SHBA-ja me 357 290 000 dhe Brazili me 168 160 000 doza. Më pas renditet Japonia me 111 050 000, Gjermania me 97 880 000, BM me 88 040 000, Turqia me 85 989 000, Indonezia me 82 910 000, Franca me 80 790 000, Meksika me 77 570 000, Italia me 74 010 000, Rusia ...
Komentet te COVID-19, MBI 4,76 MILIARDË DOZA VAKSINASH TË INJEKTUARA NË MBARË BOTËN Janë të Mbyllura

PDK: MINISTRIA E ARSIMIT PO E DËSHTON EDHE NJË VIT TË RI SHKOLLOR

Lajme
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Muzafer Shala në një konferencë për media ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se ka dështuar t’i bëjë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor me kohë, krahas situatës së rënduar nga përballja me pandeminë COVID-19 dhe rritjes së numrit të rasteve të infektuara me virusin Delta. Shala ka thënë se për PDK-në është jashtëzakonisht të papranueshme, zhgënjyese dhe dështim fund e krye i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit që të nuk ka arritur t’i bëjë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator. “Për dallim nga shumë vende që i përditësojnë të dhënat e ...
Komentet te PDK: MINISTRIA E ARSIMIT PO E DËSHTON EDHE NJË VIT TË RI SHKOLLOR Janë të Mbyllura