Për herë të pestë brenda këtij muaji inspektorët tatimor kërcënohen dhe sulmohen fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Rasti i fundit ka të bëjë me kërcënimin e dy inspektorëve të ATK-së nga regjioni i Prizrenit, të cilët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare janë kërcënuar nga një tatimpagues. ATK ka sqaruar se rasti në fjalë është raportuar tek organet kompetente. “ATK u bënë me dije të gjithë tatimpaguesve se aktivitetet për të cilat kemi obligim ligjor ti zhvillojmë, ATK-ja fuqishëm do të vazhdon t’i kryejmë në mënyrë profesionale, dhe pa u ndikuar asnjëherë nga askush pavarësishtë sjelljeve dhe situatave si këto të fundit. Siç ju kemi njoftuar edhe nga komunikimet e ...
Komentet te PESË RASTE TË KËRCËNIMIT NDAJ INSPEKTORËVE TATIMOR Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kolegji penal nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara të gjitha ankesat e mbrojtësve të të pandehurve S.SH., S.S., L.S., H.M., B.N., D.A., A.B., SH.K., P.K., etj. të paraqitura ndaj aktvendimeve të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas një komunikate të Apelit, gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prishtinë me aktvendimet përkatëse ndaj të pandehurve të lartcekur kishte vazhduar masën e paraburgimit, ndërsa ndaj katër të pandehurve tjerë kishte vazhduar masën e arrestit shtëpiak, për shkak të veprave penale marrja e ryshfetit, mashtrimi me subvencione; dhënia e ryshfetit; keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit ...
Komentet te APELI REFUZON ANKESAT E MBROJTËSVE NË RASTIN “SUBVENCIONET” Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot udhëheqësin e ri të zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës, Julien Sassel, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës. Presidentja Osmani ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme të Mbretërisë së Belgjikës në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në përkrahjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtar. Sipas një njoftimi të Presidencës, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit bilateral, me fokus në sferën e arsimit dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare./KP ...
Komentet te OSMANI DHE SASSEL PAJTOHEN PËR THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT NË SFERËN E ARSIMIT Janë të Mbyllura
Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim lidhur me kushtet e hyrjes në vend si për shtetasit e vet, ashtu edhe për të huajt. Megjithatë, për vendet e rajonit nuk kërkohet test negativ apo prova e vaksinimit. Sipas një njoftimi në uebin e qeverisë së Malit të Zi, thuhet se këto masa hynë në fuqi nga 24 gushti. Komunikata e plotë: Që nga 24 gushti, është e mundur të hyhet në Malin e Zi me posedimin e njërës prej katër dëshmive të mëposhtme: Hyrja në Malin e Zi është e mundur vetëm për shtetasit malazezë dhe të huajt nëse posedojnë një nga katër dëshmitë e mëposhtme: a) Se ai/ajo është ...
Komentet te MALI I ZI ME MASA TË REJA NGA 24 GUSHTI, NUK KA KUFIZIM PËR KOSOVËN Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës. Deri më sot 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 11.814 testime, 2.250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700. Në total numri i rasteve aktive është 16.341./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i është drejtuar disa institucioneve të Kosovës për të verifikuar nëse rreth 5 mijë kandidatët e subjekteve politike janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media theksoi se shkresat për verifikim të kandidatëve janë dërguar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe në Dogana të Kosovës. Elezi: Kërkohet verifikimi për 3 mijë e 205 kandidatë në zgjedhjet e tetorit Video “Ju njoftoj se janë dërguar në institucione të ndryshme shkresa të veçanta nga ...
Komentet te KQZ: NIS PROCESI I VERIFIKIMIT TË MIJËRA KANDIDATËVE PËR ZGJEDHJET E TETORIT Janë të Mbyllura
Një person ka raportuar se një makinë pune-eskavator, pronë e tij ishte përfshi nga zjarri mbrëmë në Kaçanik. Sipas Policisë, dyshohet se zjarri ishte shkaktuar nga një person i panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, rasti vazhdon të hetohet./KP ...
Komentet te DIGJET NJË ESKAVATOR NË KAÇANIK, NJË PERSON DYSHOHET SE IA VURI ZJARRIN Janë të Mbyllura
Një shtetas i Francës është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e kishte goditë këmbësoren- viktimën femër kosovare, e cila si pasojë kishte pësuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari pasi e kishte shkaktuar aksidentin me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /KP ...
Komentet te GODITI ME VETURË KËMBËSOREN, ARRESTOHET SHTETASI I FRANCËS NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar në Prishtinë, i cili pas një mosmarrëveshje rreth parkimit të veturave e kishte sulmuar fizikisht dhe kanosë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet./KP ...
Komentet te MOSMARRËVESHJE PËR PARKINGUN, ARRESTOHET PAS SULMIT DHE KËRCËNIMIT Janë të Mbyllura
Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Drenas. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori shtetit dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet familjarëve për procedura mortore./KP ...
Komentet te GJENDET I VDEKUR NJË PERSON Janë të Mbyllura