Kryeministri Albin Kurti, zhvilloi një takim online me përfaqësues të dhjetëra shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, për të diskutuar situatën humanitare në Afganistan. Ky takim u organizua nga Zëvendës Sekretarja e Shtetit amerikan, Wendy R. Sherman dhe Nën Sekretarja e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland. Sipas komunikatws qeveritare në emër të qeverisë amerikane, Zëvendës Sekretarja e Shtetit, Sherman dhe Nën Sekretarja e Shtetit për Çështje Politike, Nuland shprehën vlerësimin e tyre të thellë për shtetet mike, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, që kanë treguar vullnetin dhe ofruan gatishmërinë e tyre për të strehuar përkohësisht qytetarët afganë, aplikantë në procesin për ‘Viza Speciale të Imigrimit’ (SIV) në Shtetet e Bashkuara të ...
Komentet te SHPENZIMET NGA STREHIMI I PËRKOHSHËM I AFGANËVE DO TË MBULOHET NGA QEVERIA AMERIKANE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Analisti i njohur kosovar, Valon Syla e ka vlerësuar lartë listën e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prishtinës, të cilës i prin kandidati për kryetar, Daut Haradinaj. “I lexova të gjitha listat e kandidatëve. Më befasoi lista e AAK’së, kishte shumë emra nga familjet e vjetra të Prishtinës, akademikë, biznismenë, profesionistë të fushës dhe deri te shmekerat e qytetit dhe jetës së natës në Prishtinë. Mendoj se në këto zgjedhje, Daut Haradinaj me listën e tij do të jetë befasi për zgjedhjet në Kryeqytet”, ka shkruar Syla. Haradinaj ka qenë më aktivi ndër kandidatët për kryetar të Prishtinës. Ai është vlerësuar edhe nga partitë kundërshtare për një fushatë ...
Komentet te SYLA: DAUT HARADINAJ ME LISTËN E TIJ DO TË JETË BEFASI NË ZGJEDHJE Janë të Mbyllura
Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me bashkëshortin. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe, ku shihet duke kaluar çaste relaksi nën krahët e Albertit. Në disa fotografi të publikuara në InsatStory, Shkurta shfaqet në pishinë, në një ambient mjaft luksoz në Ulqin. Ky pushim për këngëtaren Gashi vjen pas një sezone mjaft të ngjeshur verore, me dasma dhe ahengje të ndryshme. E njëjta është duke shijuar ditët më të bukura të mëmësisë, pasi muaj më parë ajo dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër pak muaj më parë. Shkurta dhe Alberti i kanë pasur të pakta ...
Komentet te KU PO I KALON PUSHIMET SHKURTE GASHI? Janë të Mbyllura
Duket se këngëtarja e prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, po shijon ditët e fundit si 29 vjeçare. Kjo pasi në fillim të muajit shtator kalon në të tridhjetat dhe për këtë kanë ngelur vetëm edhe pak ditë. Ajo është duke kaluar një periudhë të mirë jo-produktive, gjersa vazhdimisht po punon në projekte të reja. Luana Vjollca (Foto: Instagram) Biondja po ashtu mori vëmendje të madhe me linjat trupore në fotografitë e reja me bikini, e me dukjen tërësisht pa makijazh. “Ditët e fundit si…”, ka shkruar ajo aluduar në festën e ditëlindjes që do të jetë më 2 shtator. Pavarësisht kësaj, krijuesja e hitit “Pa panik” vazhdon të duket në formën më ...
Komentet te NË SHTATOR KALON NË TË TRIDHJETAT – LUANA VJOLLCA THOTË SE PO SHIJON DITËT E FUNDIT SI 29 VJEÇARE Janë të Mbyllura
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bën thirrje për një zgjidhje ndërkombëtare për refugjatët, përpara samitit të G7-s mbi situatën në Afganistan. “Është e rëndësishme që të gjitha shtetet e përfshira në misionin në Afganistan të sigurojnë kuota të mjaftueshme për zhvendosje dhe rrugë të sigurta në mënyrë që ne të marrim ata që kanë nevojë për mbrojtje”, tha Der Leyen, në një intervistë ekskluzive për DPA-në. Duke folur për shtypin, për herë të parë që kur talebanët morën pushtetin pas tërheqjes së trupave të NATO-s nga Afganistani, politikania gjermane e qendrës së djathtë tha se ishte e nevojshme për të parandaluar që njerëzit të mos binin në ...
Komentet te VON DER LEYEN: AFGANËVE T’U OFROHET MUNDËSI AZILI Janë të Mbyllura
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se 500 mijë dozat e vaksinave Pfizer për Kosovën sjellin 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj për vaksinimin. Përmes një postimi në Twiter, sekretari amerikan i shtetit, ka thënë se kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. “Sot SHBA dhuroi kontigjentin e parë nga 500,000 doza Pfizer për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të vaksinimit. E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, ka shkruar Blinken në ...
Komentet te BLINKEN PËR VAKSINAT KUNDËR COVID-19: KJO DHURATË PËRFAQËSON LIDHJET E PALËKUNDURA MIDIS NJERËZVE TANË Janë të Mbyllura
Ka vdekur në moshën 69-vjeçare, gazetari veteran, Shaban Arifaj. Me këtë rast, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Arifaj ka punuar në Radio Kosovë dhe Radio Televizionin e Kosovës për shumë vjet, duke mbajtur pozicione të rëndësishme si redaktor dhe redaktor përgjegjës. Në vitin 1974, Arifaj kishte nisur punën si spiker, gazetar dhe redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP). Pas mbylljes së RTP-së nga regjimi serb, ai shkruajti për gazetat dhe revistat që botoheshin në Prishtinë si “Shkëndija”, “Kosovarja”, “Fjala”, “Dielli” etj. Ndërkohë, ai filloi të raportonte për Radio Zagrebin nga Prishtina dhe Brukseli ku kishte hapur radio ...
Komentet te VDES GAZETARI SHABAN ARIFAJ Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se varianti Delta i COVID-19 po shënon shifra alarmante të përhapjes me shpejtësi në Kosovë. Sipas IKSHPK-së, virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët. “Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant! Masat rigoroze të ndërmarra dhe zbatimi i tyre duhet të bëhet nga çdo qytetar i Republikës. Bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne ...
Komentet te IKSHPK: VARIANTI ”DELTA” PO PËRHAPET ME SHPEJTËSI, VAKSINIMI SHPRESË Janë të Mbyllura
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në përbërjen e re, mbajti sot mbledhjen e tij konstituive, me ç ‘rast u informua nga menaxhmenti i AKP-së lidhur me rrjedhën e punës, procedurat dhe gjendjen aktuale të AKP-së. Sipas një komunikate të AKP-së, megjithëse ky takim ishte më shumë i karakterit informues, bordi mori disa vendime të rëndësishme për çështje të brendshme të AKP-së. “Në këtë mbledhje bordi diskutoi mbi themelimin e komitetit të auditimit; mbi themelimin e komisionit për vlerësim të performancës së menaxhmentit të AKP-së, si dhe mbi mbarëvajtjen e proceseve në përgjithësi. Veç kësaj, bordi i drejtorëve, në këtë takim, votoi unanimisht që Suzana Dautaj Surdulli të ...
Komentet te SUZANA DAUTAJ- SURDULLI EMËROHET ZËVENDËSKRYESUESE E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-SË Janë të Mbyllura
Ka arritur në Kosovë kontingjenti i parë prej 35 mijë e 100 vaksina, donacion prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se vetëm të vaksinuar mund të jemi të sigurtë. Në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Osmani tha se vaksinimi është shansi më i sigurtë për të triumfuar ndaj Covid-19. “Në muajin mars i jam drejtuar presidentit Biden me kërkesën që ta na ndihmojë me sigurimin e vaksinave. Isha e bindur që presidenti Biden do ta kuptonte drejt dhe do të bashkëndjejnë një situatë të tillë, meqë administrata e tij e ka prioritet vaksinimin”, ...
Komentet te KOSOVA PRANON MBI 30 MIJË VAKSINA NGA SHBA, KOSNETT: TË BASHKUAR MUND TA MPOSHTIM VIRUSIN (VIDEO) Janë të Mbyllura