Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës. Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.666 testime, 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025. Në total numri i rasteve aktive është 18.287./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

664 GJOBA PËR SHKELËSIT E MASAVE ANTICOVID

Lajme
Masat e reja antiCovid-19 kanë hyrë në fuqi nga 20 gushti. E menjëherë janë rritur edhe gjobat për mosrespektim të tyre. Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 664 gjoba ndaj shkelësve të masave qeveritare. Gjatë 24 orëve të fundit Policia shqiptoi edhe 1396 gjoba për shoferët që shkelen rregullat në komunikacionin rrugor./KP ...
Komentet te 664 GJOBA PËR SHKELËSIT E MASAVE ANTICOVID Janë të Mbyllura

IKD: NËNTË KANDIDATË PËR KRYETARË TË KOMUNAVE ME PROBLEME ME LIGJIN

Lajme
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të shtunën ka publikuar raportin: “Integriteti i kandidatëve për Kryetarë të Komunave – Analizë e kandidatëve për Kryetar të Komunave që kanë probleme me ligjin”. Gjetjet e IKD-së tregojnë se edhe në këto zgjedhje, partitë politike nuk kanë pasur vullnetin për t’i pastruar listat nga kandidatët për kryetar të komunave, të cilët kanë probleme me ligjin. Sipas gjetjeve të IKD-së, nga partitë e mëdha, përjashtim në këtë rast bënë LDK-ja. Nga të gjithë kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave, IKD ka identifikuar ...
Komentet te IKD: NËNTË KANDIDATË PËR KRYETARË TË KOMUNAVE ME PROBLEME ME LIGJIN Janë të Mbyllura

VDES NJË PERSON NË QKUK, ISHTE AKSIDENTUAR MUAJ MË PARË

Lajme
Një person i aksidentuar në maj të këtij viti e që ishte i shtrirë në QKUK, ka vdekur duke mos i mbijetuar lëndimeve të pësuar. Këtë lajm e ka bërë të ditur Policia. “29.05.2021 – 19:50. Me 20.08.2021 lidhur me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i lënduar në aksident dhe ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP ...
Komentet te VDES NJË PERSON NË QKUK, ISHTE AKSIDENTUAR MUAJ MË PARË Janë të Mbyllura

NIS SOT EDICIONI I RI I SUPERLIGËS SË KOSOVËS, KËTO JANË BALLAFAQIMET E DITËS

Sport
Sot starton edicioni i ri garues 2021/22 i Superligës së Kosovës në futboll. Janë 10 skuadra që do të synojnë t’i kapin objektivat e tyre dhe këto objektiva tashmë janë më të mëdha dhe me një mundësi më të madhe për t’u arritur pasi katër skuadra do ta kenë mundësinë ta përfaqësojnë futbollin vendor në garat evropiane, përcjellë KosovaPress. Prishtina është kampioni aktual por pritet që bardhekaltërit të ballafaqohen me një konkurenc të fortë në këtë sezon për shkak se të gjitha skuadrat kanë bërë përforcime të mëdha. Risia e këtij edicioni është se për herë të parë do të aplikohet teknologjia VAR në ndeshjet e Superligës. Këto janë ndeshjet ...
Komentet te NIS SOT EDICIONI I RI I SUPERLIGËS SË KOSOVËS, KËTO JANË BALLAFAQIMET E DITËS Janë të Mbyllura

POLICIA JEP DETAJE RRETH AKSIDENTIT KU HUMBEN JETËN DY TË RINJ

Lajme
Policia ka dhënë detaje shtesë rreth aksidentit në fshatin Piranë të Prizrenit ku humben jetën dy të rinj nga Krusha e Madhe. Tre të lënduarit nga ky aksident sipas Policisë janë liruar nga spitali dhe gjenden në gjendje të mirë shëndetësore. “Ka ndodhë një aksident trafiku me fatalitet në të cilin kishin qenë të përfshira dy vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit dy viktima meshkuj kosovarë, njëri drejtues i veturës dhe tjetri pasagjer kanë ndërruar jetë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe tre persona tjerë dy prej të cilëve pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi, kurse një është dërguar në QKUK me gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet ...
Komentet te POLICIA JEP DETAJE RRETH AKSIDENTIT KU HUMBEN JETËN DY TË RINJ Janë të Mbyllura

ARILENA ARA DHE DAFINA ZEQIRI SË SHPEJTI VIJNË ME “THIRR POLICINË”

ShowBiz
Këngëtarja nga Shkodra, Arilena Ara, që një kohë ka nisur punën për albumin e ri të quajtur “Pop Art”. Për njërin nga projektet, ajo ka bashkuar forcat me artisten Dafina Zeqirin dhe kënga e tyre është thuajse në finalizim. Arilena së fundmi ka ndarë një postim në rrjete sociale duke njoftuar disa detaje të tjera për bashkëpunimin “Thirr Policinë”.   “Kudo unë & ti, “Thirr Policinë në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, videoja muzikore po vjen. Një javë deri kur të thërrasim policinë”, ka shkruar ajo. Megjithatë, vajzat nuk kanë zbuluar një datë të saktë të lansimit të këngës së tyre të re. Besohet që projekti i dyshes së popullarizuar do ...
Komentet te ARILENA ARA DHE DAFINA ZEQIRI SË SHPEJTI VIJNË ME “THIRR POLICINË” Janë të Mbyllura

POLICIA NDËRPRET TRI DASMA, GJOBITEN PRONARËT E SALLAVE

Lajme
Policia rajonale në Prizren së bashku me inspektorët gjatë inspektimit në rrugët “Tranzit i Ri”, “Tranzit i Vjetër” dhe në rrugën Prizren – Suharekë, në tri salla të dasmave kanë vërejtur se kanë organizuar dasma në kundërshtim me vendimin e fundit që qeverisë sa i përket masave anti-COVID. Inspektorët se bashku me Policinë e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe i kanë ndërprerë tri dasma dhe kanë gjobitur pronarët e sallave Në njoftimin e Policisë thuhet se në realizim të vendimit të Qeverise për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia rajonale në Prizren sot ka ndërmarrë masa për ...
Komentet te POLICIA NDËRPRET TRI DASMA, GJOBITEN PRONARËT E SALLAVE Janë të Mbyllura

JANJIQ: KURTI PO PËRGATIT FUSHATË DIPLOMATIKE PËR NJOHJE TË REJA TË KOSOVËS

Lajme
Mediat serbe shkruajnë se po i vjen fundi pauzës në betejën për njohje të reja, apo tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Një gjë të tillë e kanë paralajmëruar në autoritetet në Prishtinë, por edhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Madje analisti serb Dushan Janjiq thotë se Qeveria e Albin Kurtit ka përgatitur një fushatë diplomatike, për njohje të reja në vjeshtë. Në Marrëveshjen e Washingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë nga ish kryeministri Hoti dhe presidenti serb Vuçiq, të dyja palët u zotuan se deri në fund të shtatorit 2021 do të përmbahen nga beteja për anëtarësim e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe serbët nga ...
Komentet te JANJIQ: KURTI PO PËRGATIT FUSHATË DIPLOMATIKE PËR NJOHJE TË REJA TË KOSOVËS Janë të Mbyllura

NATO NDËRPRET MBËSHTETJEN PËR AUTORITETET AFGANE

Lajme Rajoni dhe Bota
NATO njoftoi pezullimin e të gjithë mbështetjes për autoritetet afgane dhe bëri thirrje për “respektim të normave dhe standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare në të gjitha rrethanat”. Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s lëshuan një deklaratë të përbashkët duke u kërkuar autoriteteve në vendin e shkatërruar nga lufta të “respektojnë dhe lehtësojnë” largimin e sigurt dhe të rregullt “të qytetarëve tanë, shtetasve të vendeve partnere, si edhe të afganëve në rrezik”, raporton ATSh. Ministrat, gjithashtu, u zotuan të mbajnë “koordinim të ngushtë operacional” gjatë përpjekjeve të evakuimit në aeroportin e Kabulit. Në deklaratë, ata nxisin autoritetet “të mbrojnë të drejtat e ...
Komentet te NATO NDËRPRET MBËSHTETJEN PËR AUTORITETET AFGANE Janë të Mbyllura