Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

TURIZMI, TREGTIA DHE INDUSTRIA, SEKTORËT MË TË GODITUR NGA PANDEMIA NË SHQIPËRI

Shqipëri
Pandemia Covid 19 goditi fort ekonominë Shqipërisë, veçanërisht vitin e kaluar, teksa efektet vijojnë të ndjehen edhe këtë vit si te sipërmarrjet ashtu edhe të individët si pasojë e masave kufizuese. Rreth 89% e kompanive konfirmojnë pasojat shumë negative në aktivitetin e tyre, teksa turizmi, industria dhe tregtia rezultojnë edhe sektorët më të prekur. Janë këto gjetjet e anketës së kryer nga Këshilli i Investimeve mbi vlerësimin e impaktit të pandemisë mbi biznesin në vend, ku morën pjesë 427 kompani nga të gjitha qarqet e vendit. Sipas vrojtimit që përfshin periudhën kohore Prill 2020 – Prill 2021, më negativisht janë ndikuar sipërmarrjet me xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë ...
Komentet te TURIZMI, TREGTIA DHE INDUSTRIA, SEKTORËT MË TË GODITUR NGA PANDEMIA NË SHQIPËRI Janë të Mbyllura

EKZEKUTOHET ME TRE PLUMBA NË KOKË NJË I RI

Shqipëri
25-vjeçari nga Elbasani Xhuliano Bullari, mëngjesin e ditës së sotme është ekzekutuar me tre plumba në kokë në Vlorë. Ai është gjetur nga policia në makinë në rrugën nga Vlorë drejt Babicës. Viktima ishte duke udhëtuar me një mjet “Fiat Punto” me targa TR 3437 R, që ishte në pronësi të një gruaja nga Tirana. Sipas njoftimit të dhënë nga policia viktima, rreth 25-vjeç, është gjetur pa në makinë. Trupi i pajetë i të riut është gjetur në vendin e parë të pasagjerit, sipas policisë është goditur mbi tre herë me plumba në kokë , për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Pasi kanë dëgjuar të shtëna armësh kanë qenë ...
Komentet te EKZEKUTOHET ME TRE PLUMBA NË KOKË NJË I RI Janë të Mbyllura

ESHTRAT E DEMË ALI POZHARIT RIVARROSEN NË VENDLINDJE, GJITHË JETËN IA KUSHTOI BASHKIMIT KOMBËTAR

Lajme
Në Pozhar të Deçanit është bërë rivarrimi i eshtrave të patriotit Demë Ali Pozhari. Me zbulimin e një pllake përkujtimore u mbajt edhe një ceremoni e riatdhesimit të tij nga Turqia ku përfaqësues institucional vlerësuan lart veprën e Ali Pozharit, për të cilin u tha se gjithë jetën me veprimtarinë politike e ushtarake ia ka kushtuar çështjes kombëtare e bashkimit kombëtar. Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se Ali Pozhari lidhet me rezistencën e pashkëputshme shqiptare, bashkë me familjen e tij, në epokat më të rënda që kanë përjetuar shqiptarët. Sejdiu: Riatdhesimi i Pozharit një shembull që duhet ndjekur “Sado që larg të ketë qenë ky njeri nga atdheu i ...
Komentet te ESHTRAT E DEMË ALI POZHARIT RIVARROSEN NË VENDLINDJE, GJITHË JETËN IA KUSHTOI BASHKIMIT KOMBËTAR Janë të Mbyllura

INTERESIM I MADH PËR VAKSINIM NË “1 TETORI” EDHE NË VIKEND

Lajme Shëndetësi
Shtimi rekord i rasteve me COVID-19 ka bërë që qendra e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë të jetë e stërmbushur me qytetarë të cilët duan të vaksinohen. Pavarësisht se përkrahin masat e reja, qytetarët kundërshtojnë izolimin total, ndërsa preferojnë që të shtohet kujdesi dhe të vazhdon vaksinimi masiv. Abdullah Miftari, pasi mori vaksinën kundër COVID-19 tha për KosovaPress se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke mbajtur distancën dhe rralluar kontaktet me të tjerët. Megjithatë, ai shton se Kosova nuk duhet të izolohet për shkak të gjendjes së rënd ekonomike.. Miftari:Para 10 minuta e mora dozën “Para 10 minuta e mora dozën kështu që po e marr shumë normal. Çdo ...
Komentet te INTERESIM I MADH PËR VAKSINIM NË “1 TETORI” EDHE NË VIKEND Janë të Mbyllura

GJERMANIA E KATEGORIZON KOSOVËN SI VEND ME RREZIKSHMËRI TË LARTË

Lajme Rajoni dhe Bota
Nga nesër Kosova kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë. Andaj, Gjermania ka ndërmarr disa masa për kosovarët që ia mësyjnë këtij vendi. Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, njofton se nga nesër hyjnë sërish në fuqi kufizimet e udhëtimeve hyrëse për udhëtarët nga Kosova, duke përfshirë regjistrimi i udhëtimit hyrës dhe detyrimi për izolim me rastin e hyrjeve të lejuara nga Kosova drejt Gjermanisë. Njoftimi i plotë i publikuar nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë: 📣+++ ‼️ME RËNDËSI: Nga data 22.08.2021, ora 0:00 Kosova kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë +++ Hyjnë sërish në fuqi kufizimet e udhëtimeve hyrëse për udhëtarët nga Kosova +++ Regjistrimi i udhëtimit hyrës dhe ...
Komentet te GJERMANIA E KATEGORIZON KOSOVËN SI VEND ME RREZIKSHMËRI TË LARTË Janë të Mbyllura

DOGANA MBLEDH MBI 800 MILIONË EURO, RRITET IMPORTI I MALLRAVE NGA SERBIA

Lajme
Dogana e Kosovës ka inkasuar deri tash 819 milionë euro ose mbi 30 përqind më shumë se në vitin 2020. Përkundër masave shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 nga Qeveria, Dogana parashikon të mbledhë 1.3 miliard deri në fund të vitit. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress se në periudhën janar-gusht 2021 kanë inkasuar rreth 200 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2020. Stavileci: Dogana ka mbledhur 819 milionë euro “Për momentin që po flasim, ne kemi mbledhë 819 milionë euro, ku në krahasim me vitin e kaluar kur kishim të njëjtën periudhë kanë qenë 621 milionë euro ose 31 përqind më ...
Komentet te DOGANA MBLEDH MBI 800 MILIONË EURO, RRITET IMPORTI I MALLRAVE NGA SERBIA Janë të Mbyllura

KRYETARI I PDK-SË KUJTON REXHEPIN: JETA E TIJ ISHTE ME SFIDA, BETEJA E FITORE PËR KOSOVËN

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar në përvjetorin e katërt të vdekjes, ish-kryeministrin dhe zyrtarin e lartë të PDK-së, Bajram Rexhepin. Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se jeta e Bajram Rexhepit ishte një tregim i jashtëzakonshëm, plot sfida, beteja e fitore. “Në momentet më të vështira për njerëzit e Kosovës, ai ishte aty, çdo herë. Në luftë për të shëruar plagët, në paqe për të ndërtuar shtetin. Gjithmonë i guximshëm dhe i drejtë. Zë i arsyes që nuk i ikte përgjegjësisëc, ka shkruar Krasniqi. Postimi i plotë i kreut të PDK-së, Memli Krasniqi: Jeta e Bajram Rexhepit ishte një tregim i jashtëzakonshëm, ...
Komentet te KRYETARI I PDK-SË KUJTON REXHEPIN: JETA E TIJ ISHTE ME SFIDA, BETEJA E FITORE PËR KOSOVËN Janë të Mbyllura

ENDE NUK DIHET SE KUR DO TË MBËRRIJNË REFUGJATËT AFGANË NË KOSOVË

Lajme
Institucionet e Kosovës ende nuk kanë bërë të ditur se kur pritet të arrijnë në Kosovë refugjatët afganë. Nëpër media qarkulloi një lajm se një pjesë e tyre ka mbërritur mbrëmë në Kosovë, por këtë lajm e ka demantuar zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara. E kontaktuar nga KosovaPress, Gara ka thënë se ky lajm nuk është i vërtetë, pasi në këtë aeroport nuk ka arritur asnjë avion me refugjatë afganë. Madje ajo ka thënë se nuk ka asnjë paralajmërim për ardhjen e tyre. “Jo lajmi nuk është i vërtetë. Në ANP ‘Adem Jashari’ nuk është paralajmëruar asnjë ardhje me refugjatë afganë. Porsa të ketë diçka ...
Komentet te ENDE NUK DIHET SE KUR DO TË MBËRRIJNË REFUGJATËT AFGANË NË KOSOVË Janë të Mbyllura

PANDEMIA S’E SHKURTON FUSHATËN ELEKTORALE

Lajme
Me numrat aktualë të infektimeve në ditë dhe fushatën elektorale në horizont ekziston frika se situata me pandeminë mund të përkeqësohet edhe më shumë. Ligji e përcakton qartë që në zgjedhje të rregullta periudha e fushatës zgjat 30 ditë. Mirëpo, ekspertët dhe shoqatat e pacientëve apelojnë për fushatë me më pak se një muaj, por nga KQZ thonë se kjo është e pamundur dhe se vetëm presin rekomandimet e institucioneve shëndetësore për të respektuar masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Nënkryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Xhemajl Selmani tha për KosovaPress se kësaj radhe duhej bërë përjashtim dhe të mos ketë fare tubime me prani fizike. ...
Komentet te PANDEMIA S’E SHKURTON FUSHATËN ELEKTORALE Janë të Mbyllura

POLICIA NDALON NJË RAST KONTRABANDE ME MALLRA NË KUFIRIN MES SERBISË DHE KOSOVËS

Lajme
Njësia patrulluese e policisë kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Muqivercë, gjatë patrullimit në zonën kufitare mbi fshatin Korminjan-Ranillug, kanë arrit t’i ndalojnë dy traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, traktorët drejtoheshin nga dy meshkuj kosovarë, të cilët kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme. Patrulla policore ka arrestuar dy të dyshuarit, malli dhe traktorët janë dërguar në terminalin doganor. Ndaj dy të dyshuarve iniciohet rast penal ‘kontrabanda me mallra’. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. Malli i kontrabanduar përbëhej nga artikuj ushqimor ...
Komentet te POLICIA NDALON NJË RAST KONTRABANDE ME MALLRA NË KUFIRIN MES SERBISË DHE KOSOVËS Janë të Mbyllura