Pushimet në këto javë të fundit të muajit gusht kanë përfunduar në tragjedi për dy persona në Shqipëri. Dy burra të moshës rreth 65-70 vjeç janë mbytur këtë ditë të diele në plazhin e Spillesë. Me gjithë përpjekjet e stafit të mjekëve që shkuan në kohë rekord, ata nuk arritën dot të mbijetonin. Ende nuk dihet identiteti i viktimave, ndërsa Top Channel ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Një grup pushuesish janë mbledhur të shqetësuar për gjendjen e të cilëve nuk arritën dot të mbijetonin./KP ...
Komentet te PUSHIMET PËRFUNDOJNË NË TRAGJEDI, DY TË MBYTUR NË PLAZH Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në të gjitha qytetet e Kosovës ka shqiptuar 663 gjoba në bazë të ligjit COVID-19. Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 954 tiketa trafiku. Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 24 aksidente trafiku me të lënduar dhe 42 aksidente me dëme materiale./KP ...
Komentet te 663 GJOBA PËR MOSRESPEKTIM TË MASAVE ANTI-COVID Janë të Mbyllura
Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij. Rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Studenqan të Suharekës, ku njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz./KP ...
Komentet te DIGJET NJË SHTËPI NË SUHAREKË Janë të Mbyllura
Një person ka vdekur dje derisa ishte duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës. Sipas Policisë, ai ishte duke u trajtuar në që nga data 18 gusht. Megjithatë, nuk ka dhënë më shumë detaje. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore. /KP ...
Komentet te VDES DERISA ISHTE DUKE U TRAJTUAR NË SPITALIN E GJAKOVËS Janë të Mbyllura
Një person ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që është sulmuar fizikisht e më pas edhe me mjetë të mprehtë (thikë) nga një person i pa njohur. Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku viktima pa pësuar lëndime të lehta trupore. /KP ...
Komentet te THERJE ME THIKË NË PRIZREN Janë të Mbyllura
Një pronar i furrës së bukës në Gjilan ka informuar se një klient kishte bërë blerje me një monedhë prej 100 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar. Rasti ka ndodhur dje në mesditë. Monedha është konfiskuar nga njësiti i forenzikës. /KP ...
Komentet te BLEU BUKË ME PARA TË FALSIFIKUARA, POLICIA PO HETON RASTIN Janë të Mbyllura
Një person është gjetur dje pa shenja jete në Ferizaj. Policia nuk ka dhënë detaje por ka thënë se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./KP ...
Komentet te GJENDET NJË PERSON I VDEKUR NË FERIZAJ Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth 4 hektar fusha dhe male janë përfshirë nga zjarri dje në fshatin Llaushë të Podujevës. Njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin./KP ...
Komentet te PODUJEVË, DIGJEN 4 HEKTAR FUSHA DHE MALE Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë nga persona të pa njohur janë sulmuar me rreze laseri aeroplanët e linjave të ndryshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Sipas Policisë, njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin e kualifikuar si rrezikim i sigurisë së aviacionit civil. /KP ...
Komentet te SULMOJNË ME RREZE LASERI AEROPLANËT NË AEROPORTIN E PRISHTINËS Janë të Mbyllura
Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që ishte qëlluar në këmbë me armë zjarri nga dy persona të pa njohur. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. /KP ...
Komentet te TË SHTËNA ME ARMË NË PRISHTINË, PLAGOSET NJË PERSON Janë të Mbyllura