Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se Delta variantit ia kemi ndalë turrin edhe pse akoma po raportohen shumë raste pozitive dhe shumë vdekje. Instituti në një postim në facebook, ka shkruar se virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët. “Andaj ju lutemi të zbatoni masat e rekomanduara nga IKSHPK nga çdo qytetar i Republikës. Vetëm së bashku do ta rrafshojmë lakoren epidemike dhe do ta ndalim tërbimin e virusit SARS CoV-2. Bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe ...
Komentet te IKSHPK: DELTA VARIANTIT IA KEMI NDALË TURRIN Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë pezulluar 44 leje drejtimi për shpejtësi nga 128 km/h në rrugën Tiranë -Tuneli i Krrabës e deri në 202 km/h në Bypass-in e Fierit. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se shtetasi E.L, nga Tirana qarkullonte me mjetin e tij nga Fieri në Vlorë me shpejtësi 202 km/h i konstatuar nga radari i Policisë Rrugore Fier në Bypass-in e Fierit. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe ka vijuar me shpejtësi në drejtim të Vlorës ku dhe është ndaluar në hyrje të Vlorës nga shërbimet e Policisë të DVP Vlorë. Drejtuesi i ...
Komentet te SHQIPTARI KAPET DUKE VOZITUR 202 KM NË ORË Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës sot ka arrestuar në Aeroportin e Prishtinës shtetasin shqiptar me inicialet R.Q., nën dyshimet për dorëzim të dokumenteve të rreme në Ambasadën e Kosovës në një shtet tjetër. Këto dokumente që dyshohen si të falsifikuara, certifikatë e lindjes, i ka dorëzuar me qëllim të prezantimit si dokumente origjinale, duke sjellë në lajthim organet kompetente, në zyrën e regjistrit civil në Prishtinë, dhe duke arritur që të pajiset me numër personal dhe më pastaj me dokumentacione të Kosovës. Më këto veprime i dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale legalizim i përmbajtjes së rreme. Rasti kundër R.Q. ishte ngritur në tetor 2017, por në fazën e hetimeve i ...
Komentet te ARRESTOHET NJË PERSON NË AEROPORTIN E PRISHTINËS Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e pandemisë COVID-19, duke thënë se nëse ky është kualiteti që Albin Kurti përballet me sfidat që i ka Kosova, atëherë më mirë është me dhënë dorëheqje sot se me mbajt peng popullin. Haradinaj në një konferencë për media, ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, si dhe shqetësimin për menaxhimin e kësaj situate nga ana e Qeverisë Kurti. Haradinaj Kurti të jap dorëheqje ose të menaxhojë situatën me pandeminë video “Kjo gjendje tregon edhe joseriozitet të shefit të qeverise, Kurtit, edhe i dëgjojë plot që kërkojnë dorëheqjen e Vitisë, mendoj që po ...
Komentet te HARADINAJ: KURTI TË JAP DORËHEQJE OSE TË MENAXHOJË SITUATËN ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.776 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707.793 doza të vaksinës. Deri më sot 236.405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.710 testime, 1.682 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.288. Në total numri i rasteve aktive është 19.695./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
Rritja e numrit të rasteve pozitive me Covid-19, sivjet nuk do të pengojë mbajtjen me prezencë fizike të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë. Ndryshe nga viti i kaluar që për shkak të pandemisë PriFest u mbajt vetëm online, këtë vit organizmi bëhet në tapetin e kuq, por nën masat e reja të qeverisë, ku mysafirët do të duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar, apo që kanë rezultuar negativ në testin për Covid-19. Festivali sjell 52 filma që do të shfaqen në katër kinema në kryeqytet. Biletat janë në shitje në Teatrin Kombëtar, ndërsa studentët dhe pensionistët do të mund t’i përcjellin filmat falas. Nga dita e martë, më 24 ...
Komentet te VAKSINOHU DHE SHKO NË PRIFEST, SHUMË FILMA NË KATËR KINEMA NË PRISHTINË (VIDEO) Janë të Mbyllura
Evakuimet nga Afganistani të shtetasve të huaj dhe bashkëpunëtorëve afganë kanë ngecur pas paralajmërimeve për sulme nga struktura të lidhura me terroristët e Shtetit Islamik. Forcat amerikane thonë se janë në kërkim të rrugëve alternative pasi aeroporti është i rrezikuar. Ushtria amerikane po përpiqet të gjejë rrugë më të sigurta për evakuimin nga aeroporti i Kabulit të shtetasve amerikanë, afganë dhe të huajve, pas kërcënimeve nga celula të ISIS-it. Ambasada amerikane në Afganistan udhëzoi shtetasit e vet në fundjavë që të mos udhëtojnë vetë drejt aeroportit dhe të mos presin afër portave të tij pasi mund të jenë objekt sulmesh. “Ka shumë mundësi që Shteti Islamik të sulmojë aeroportin,” i ...
Komentet te ISIS-I, KËRCËNIMI MË I RI NË KABUL Janë të Mbyllura
Në Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës nuk ka shkuar ende asnjë propozim nga qeveria me emrat e personave që Ministria e Jashtme dhe Diasporës synon t’i dërgojë ambasadorë në shtetet ku po shërbejnë të ngarkuarit me punë. MPJD nuk ka një përgjigje se deri ku ka arritur procesi me përzgjedhjen e diplomatëve të rinj ndërsa deputetët e opozitës dhe shoqëria civile po vlerësojnë se me vonesat në emërimin e ambasadorëve të rinj Kosova mund të dëmtojë raportet me vendet mike. Në maj të këtij viti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mori vendim për shkarkimin e 12 ambasadorëve të emëruar politik, kthimi i të cilëve tha se ...
Komentet te MINISTRIA E JASHTME NUK PËRGJIGJET PËR PROCESIN E EMËRIMIT TË AMBASADORËVE, KRITIKOHET NGA OPOZITA DHE SHOQËRIA CIVILE Janë të Mbyllura
Programi Botëror i Ushqimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (WFP) paralajmëroi për një katastrofë humanitare në Afganistan. Drejtoresha e programit në Afganistan, Mary-Ellen McGroarty bëri thirrje për një koordinim të ngushtë brenda bashkësisë ndërkombëtare, pasi talebanët militantë islamikë morën pushtetin pas tërheqjes së SHBA. “Përndryshe, një situatë tashmë e tmerrshme do të bëhet një katastrofë absolute, një katastrofë e plotë humanitare”, tha përfaqësuesja e OKB -së për gazetën britanike ”The Observer”. WFP vlerëson se nga afërsisht 38 milionë banorë në Afganistan sot, 14 milionë tashmë nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë. Vendi është gjithashtu i rrënuar nga thatësira e rëndë. “Ne duhet të gjejmë ushqime tani dhe t’ua dërgojmë ...
Komentet te AFGANISTANI DREJT KATASTROFËS HUMANITARE Janë të Mbyllura
Numri i vaksinave të administruara në mbarë botën kundër COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4,91 miliardë. Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Ourworlindata.org”, Kina renditet e para me mbi 1,92miliardë doza të injektuara, e ndjekur nga India me 576 117 000, SHBA-ja me 360 630 000 dhe Brazili me 173 650 000 doza. Më pas renditet Japonia me 115 740 000, Gjermania me 99 040 000, BM me 88 850 000, Turqia me 88 160 000, Indonezia me 87 260 000, Franca me 82 920 000, Meksika me 79 930 000, Rusia me 75 680 000, Italia me 75 040 000, Spanja me 63 090 000, si edhe Kanadaja me ...
Komentet te MBI 4,91 MILIARDË DOZA VAKSINASH TË INJEKTUARA NË BOTË Janë të Mbyllura