Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

LUSHTAKU SFIDON VENDIMIN E SUPREMES, INSISTON SE DO TË JETË NË QEVERISJE TË SKENDERAJT MË 17 TETOR (VIDEO)

Lajme
Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka reaguar pasi i është pamundësuar të garojë në zgjedhjet e 17 tetorit për kryetar të komunës. Lushtaku ka thënë se për këtë vendim është bërë presion nga presidentja dhe kryeministri, ndërsa bindës u shpreh se do të jetë fitues, pavarësisht se pas vendimit të Gjykatës Supreme që ia vërtetoi dënimin, atij nuk i lejohet të kandidojë. “Duke parë përkrahjen e madhe të cilën e ka PDK në Skenderaj dhe unë si kryetar dege e kandidat për kryetar të komunës, për të ma pamundësuar kandidimin tim është bërë presion i madh mbi institucionet e pavarura e ato të drejtësisë. Ky presion ...
Komentet te LUSHTAKU SFIDON VENDIMIN E SUPREMES, INSISTON SE DO TË JETË NË QEVERISJE TË SKENDERAJT MË 17 TETOR (VIDEO) Janë të Mbyllura

EKSKLUZIVE: I KISHTE VËNË THIKËN NË FYT POLICIT, DARDAN KRIVAQA ISHTE DËNUAR ME 180 DITË BURGIM NGA GJYKATA NË FERIZAJ

Lajme
Dardan Krivaqa, në dhjetor të vitit të kaluar i kishte vënë thikë në fyt një polici civil, i cili kishte tentuar ta lajmëroj policinë pasi e kishte dyshuar se Krivaqa ishte duke konsumuar lëndë narkotike. Lidhur me këtë rast, sipas aktgjykimit të siguruar nga Gazeta Insajderi, Krivaqa ishte dënuar me 180 ditë burgim, ku ishin llogaritur 30 ditët e kaluar në parabugim, derisa pjesa tjetër e dënimit i ishte shndërruar në punë në dobi të përgjithshme në kohëzgjatje prej 180 orë pune. Aktgjykimi nuk kishte marrë formën e prerë. Në shkurt të këtij viti, Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj, ishte dënuar nga Gjykata ...
Komentet te EKSKLUZIVE: I KISHTE VËNË THIKËN NË FYT POLICIT, DARDAN KRIVAQA ISHTE DËNUAR ME 180 DITË BURGIM NGA GJYKATA NË FERIZAJ Janë të Mbyllura

RAKA SQARON EDHE NJË HERË DEKLARATËN E TIJ PËR COVID-19 DHE ANTIBIOTIKËT

Shëndetësi
​​​​​​​Mikrobiologu Lul Raka thotë se është kritikuar shumë kur tha se nuk duhet të përdorën antibiotik kundër Covid-19. Ai tha se u hodh në “turrë të druve” vetëm sepse deklarata e tij u keqkuptua.   “Fatkeqësisht ditëve të fundit ka një sulm frontal në të cilën jam shënjestër prej të gjithëve, prej punëtorëve shëndetësorë. Më kanë qit në njëfar mënyre në turrë të druve. Do gjuajnë me raketa, do me thika, do me dru me gjithçka”, tha Raka për RTK’në.   “Covid-19 shkaktohet prej virusit, antibiotikët nuk kanë kurrëfar ndikimi as në mjekimin e as parandalimin e infeksionit me Covid-19”, thotë ai.   “I vetmi indikacion kur jepen antibiotikët është ...
Komentet te RAKA SQARON EDHE NJË HERË DEKLARATËN E TIJ PËR COVID-19 DHE ANTIBIOTIKËT Janë të Mbyllura

AXHA I MARIGONËS: “KUFOMA ISHTE NË GJENDJE TË RËNDË, DUKEJ SI NË FILMA HORROR”

Lajme
Axha i Marigona Osmanit, vajzës nga Ferizaj që sot u varros pasi dyshohet se ndërroi jetë nga dhuna e partnerit të saj, deklaroi se atë që i akuzuari, Dardan Krivaqa i kishte bërë mbesës së tij 18-vjeçare, ai nuk do të mund t’ia bënte as hasmit. “Sot kur e pamë kufomën, fytyrën e saj dhe trupin se çka i kishte bërë ai, unë s’do mundesha t’ia bëja as hasmit e lërë më personit që e kam në shtrat. Kishte shumë shenja në fytyrë, në gjunjë, e rrahur, e dhunuar, shumë e sulmuar, dukej si horror. Ai ka qenë sigurisht në ndikim të alkoolit e drogës, sepse njeriu normal nuk mund ...
Komentet te AXHA I MARIGONËS: “KUFOMA ISHTE NË GJENDJE TË RËNDË, DUKEJ SI NË FILMA HORROR” Janë të Mbyllura

“SUNNY HILL”, DAFINA PUBLIKON FOTO NGA PRAPASKENA E PROJEKTIT ME TUNËN

ShowBiz
Dafina dhe Tuna kanë bashkuar sërish forcat.   Dy këngëtaret e dashura të publikut kanë vendosur ti sjellin fansave edhe një projekt të paharruar si ai i realizuar para 11 vitesh. Këtë bashkëpunim Dafina ka treguar se do e përfshijë në albumin e saj për të cilin po përgatitet tash e disa muaj. “Sunny Hill” është kënga që do ta sjellin bashkë me Tunën, ku sot Dafina ka ndarë pamje nga prapaskenat e klipit. Kujtojmë, se “Vibe” është kënga e parë që sollën dy artistet. Artistet ka pak vite që kanë përmirësuar raportet e tyre miqësorë, pasi që disa inçizime ku Dafina dhe Tuna nuk flisnin mirë për njëra tejtrën ...
Komentet te “SUNNY HILL”, DAFINA PUBLIKON FOTO NGA PRAPASKENA E PROJEKTIT ME TUNËN Janë të Mbyllura

AMBASADA E SHBA’SË NË PRISHTINË: VAKSINA S’KA MIKROÇIP

Lajme
​​​​​​​Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka dalur me një njoftim për vaksinat Anti-COVID dhe deklaratat se ato përmbajnë mikroçipa.   Nga kjo Ambasadë kanë thënë se vaksinat kundër COVID-19 nuk përmbajnë mikroçipa dhe se ato janë zhvilluar për të luftuar sëmundjet.   Shumë qytetarë po vazhdojnë të hezitojnë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, ndonëse numri i rasteve të infektuara me këtë virus po vazhdon të jetë i lartë në vend.   Ide të ndryshme si vendosja e një çipi në trupin e njeriut me rastin e marrjes së vaksinës, janë hedhur poshtë.   Për këtë është deklaruar edhe Ambasada e Amerikës në Prishtinës.   Përmes një shkrimi në TWitter nga ...
Komentet te AMBASADA E SHBA’SË NË PRISHTINË: VAKSINA S’KA MIKROÇIP Janë të Mbyllura

HARADINAJ E MERR DOZËN E DYTË TË VAKSINËS: I LUS TË GJITHË TË VAKSINOHEN

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës Pfizer.   Ai i ka lutur qytetarët që të vaksinohen, ndërsa është shprehur mirënjohës për punën e mjekëve dhe infermierëve. “Sot kam marrë edhe dozën e dytë të vaksinës Pfizer-BioNTech. Në dobi të imunizimit, ndërprerjes së infeksioneve dhe vdekjeve, lus të gjithë qytetarët që të vaksinohen”, ka shkruar Haradinaj. “Mirënjohës për punën e palodhur të mjekëve e infermierëve dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në imunizimin e popullatës”, ka shtuar ish-kryeministri. ...
Komentet te HARADINAJ E MERR DOZËN E DYTË TË VAKSINËS: I LUS TË GJITHË TË VAKSINOHEN Janë të Mbyllura

SAMI LUSHTAKU MOHON SE ËSHTË TËRHEQUR NGA GARA

Lajme
Kreu i Degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka mohuar të jetë tërhequr nga gara për të parin e Komunës, edhe pse nga Dega që drejton janë deklaruar se tashmë i kanë filluar procedurat për zëvendësimin e tij me Fadil Nurën.   I pyetur nga Gazeta Express nëse është tërhequr nga gara, Lushtaku ka thënë shkurt “Jo”, derisa e ka ndalë telefonin me arsyetimin se është në një takim. Ndryshe Erfan Smajli nga dega e PDK’së në Skenderaj ka thënë se KQZ-ja ia ka marrë vendim se Lushtaku s’mund të certifikohet dhe se tashmë nga PDK’ja është dërguar për certifikim kandidatura e Fadil Nurës. “Po e sigurtë është që ...
Komentet te SAMI LUSHTAKU MOHON SE ËSHTË TËRHEQUR NGA GARA Janë të Mbyllura

GJUKANOVIQ: MALI I ZI I MBËSHTET PLOTËSISHT SYNIMET E KOSOVËS

Lajme
​​​​​​​Mali i Zi mbështet plotësisht realizimin e qëllimeve dhe interesave të Kosovës në kontekstin e integrimit evropian dhe euroatlantik, tha sot presidenti malazez, Milo Gjukanoviq.   Gjukanoviq, siç u njoftua nga kabineti i tij, e dah këtë deklaratë gjatë vizitës lamtumirëse të ambasadorit të Kosovës, Ylber Hysa.   Presidenti i Malit të Zi shprehu respekt për kontributin e Hysës në “bashkëpunimin kuptimplotë të institucioneve ndërshtetërore”.   Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, Gjukanoviq përsëriti rëndësinë e arritjes, siç u tha, “një marrëveshje ndërshtetërore kufitare të miratuar nga populli vendas dhe bashkësia ndërkombëtare”.   “Ai vuri në dukje mbështetjen e plotë të Malit të Zi për arritjen e qëllimeve dhe interesave ...
Komentet te GJUKANOVIQ: MALI I ZI I MBËSHTET PLOTËSISHT SYNIMET E KOSOVËS Janë të Mbyllura

MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
 Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës.  Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 10.848 testime, 1.901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 13 raste të vdekjes.  Sot janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999. Në total numri i rasteve aktive është 21.922./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura