Gjashtë vite kanë kaluar nga nënshkrimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe. Kjo marrëveshje mori dritën jeshile në Kuvendin e Kosovës me 83 vota për. Mirëpo kjo marrëveshje nuk mori edhe miratimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata konstatoi se marrëveshje ishte në kundërshtim më Kushtetutën në plot 21 nene. Mirëpo pala serbe vazhdimisht po insiston që kjo marrëveshje të zbatohet, dhe një gjë të tillë po e bëjnë edhe në takimet e Brukselit. Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu thotë se Kosova në një mënyrë apo tjetër është e obliguar ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin. “Nëse Kosova nuk e zbaton marrëveshjen vepron kundër ligjit ...
Komentet te GJASHTË VJET NGA MARRËVESHJA PËR ASOCIACIONIN, A ËSHTË KOSOVA E OBLIGUAR TA ZBATOJË ATË? Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sipas ish-deputetit dhe gazetarit, Milaim Zeka, ka pasur një përplasje fizike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë bisedimeve që po i zhvillonin në Bruksel në kuadër të dialogut mes dy vendeve. Zeka është shprehur i sigurt se mes Thaçit e Vuçiqit ka pasur përplasje fizike me karrige, në sy të ndërkombëtarëve “Vuçiqi me Hashim Thaçin kanë pasur aq shumë përplasje sa për një moment Hashim Thaçi e ka marrë karrigen dhe para të gjithë zyrtarëve ndërkombëtar është çuar me i ra me karrige Vuciqit. Thaçi e ka sulmuar fizikisht presidentin e Serbisë, pra kanë pasur përplasje fizike”, ka thënë Zeka për ATV. ...
Komentet te MILAIM ZEKA: KA PASUR PËRPLASJE FIZIKE MES THAÇIT DHE VUÇIQIT NË BRUKSEL Janë të Mbyllura
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar lidhur me vendim që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga ai. Kurti tha se sot kanë bërë një hap drejt përmbushjes së njërit nga prioritetet qeverisës që parasheh shtesat e fëmijëve, si një formë kontributi për rritjen e mirëqenies së tyre sociale. Kurti ka renditur vendimet që u morën sot e ndër të tjerash për ndarjen e mbi 40 milionë eurove. Postimi i plotë: Vendime të rëndësishme në 20 pika të mbledhjes së 25-të të Qeverisë Sot e bëmë një hap drejt përmbushjes së njërit nga prioritetet e Qeverisë, që parasheh shtesat ...
Komentet te KURTI: SOT E BËMË NJË HAP DREJT PËRMBUSHJES SË NJËRIT NGA PRIORITETET Janë të Mbyllura
Kombëtarja e Kosovës në futboll po bëhet gati për tri ndeshjet e zjarrta të shtatorit. “Dardanët”, fillimisht me 2 qershor do të luajnë si mysafirë ndaj Gjeorgjisë, ndërsa me 5 dhe 8 shtator e presin dy sfida të mëdha që luhen në stadiumin ”Fadil Vokrri”. Kosova do të ndeshet fillimisht me Greqinë ndërsa me 8 shtator luan me Spanjën. Lajmi i madh është se pas një kohe të gjatë tifozët do të mund të kthehen në stadium për t’i mbështetur lojtarët, mbështetje kjo që ka munguar jashtëzakonisht shumë. Edhe pse me numër të kufizuar, ku do të lejohen vetëm 30 përqind e kapacitetit të stadiumit, gjithsesi, atmosfera në stadium ...
Komentet te TIFOZËT QË DUAN T’Í SHOHIN NDESHJET E KOSOVËS DUHET TË JENË TË VAKSINUAR Janë të Mbyllura
Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka njoftuar se pas takimit që kanë pasur me drejtorët komunalë dhe me ministren e Arsimit, Arëbërie Nagavci janë dakorduar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillojë me 1 shtator. Sipas njoftimit, mësimi do të zhvillohet me prezencë fizike në shkolla dhe me orar të plotë. “Për të diskutuar për përgatitjet që janë bërë për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022, sot është mbajtur takimi i Kolegjiumit për Arsim të Asociacionit të Komunave të Kosovës me Drejtorët Komunal të Arsimit, e ku ka marrë pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. Në ...
Komentet te ZYRTARE: CAKTOHET DATA PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi ka pranuar informacione për një rast të sulmit që ka ndodhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Policia ka pranuar informatën rreth orës 12:00 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që në fazë preliminare janë trajtuar rrethanat e ngjarjes me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim për rastin sulm”, tha Ahmeti. Telegrafi mëson se rasti ka të bëj me anëtarin e KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje i cili ka sulmuar një zyrtar të KQZ-së. /Telegrafi/ ...
Komentet te U RAPORTUA SE SAMI KURTESHI SULMOI NJË ZYRTAR TË KQZ-SË, POLICIA NIS HETIMET Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.618 testime, 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603. Në total numri i rasteve aktive është 23.845./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar kundër vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për shteat e punëtorëve shëndetësor. Në reagim, FSSHK-ja e ka quajtur skandaloz dhe ofendues vendimin për shtesat e punonjësve shëndetësor. “Me këtë Vendim Qeveria në sy të popullit po mundohet të tregohet populliste dhe mbështetëse kinse e punëtorëve shëndetësor por në fakt ky është vetëm një degradim i radhës”, thuhet në komunikatë. Tutje ata theksojnë se “FSSHK pas përpjekjeve të vazhdueshme për të zhvilluar dialogun social me Ministrinë e Shëndetësisë si dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës i drejtohet popullatës së gjerë e në veqanti punëtorëve shëndetësor se vendimi i sotëm është skandaloz ...
Komentet te REAGIM I FSSHK-SË: VENDIMI I SOTËM I QEVERISË SË KOSOVËS SKANDALOZ DHE OFENDUES PËR PUNËTORËT SHËNDETËSOR Janë të Mbyllura
Në mbledhjen e Qeverisë është bërë plotësim-ndryshimin i cili ndryshon titullin e Masës 3.5 në “Masa 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve – 7 Milionë euro”. Sipas njoftimit të Qeverisë, ky ndryshim është në funksion të përmbushjes së njërës nga Prioritet e Qeverisë në cilën parashihen shtesat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare, implementimi i së cilës do të bëhet në mënyrë graduale. Po ashtu, ky plotësim-ndryshim, parasheh përfshirjen edhe të lehonave të punësuara krahas atyre të papuna për mbështetje financiare që do të ofrohet nga Qeveria, me qëllim të fuqizimit të mëtutjeshëm të grave në tregun e punës. Ndërkaq, ndarjen e mjeteve për lehonat ...
Komentet te NDAHEN SHTATË MILIONË EURO PËR LEHONAT DHE SHTESAT E FËMIJËVE Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar sot amendamentin 2 të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin Kosova përfiton edhe 3.8 milionë dollarë shtesë. Kjo marrëveshje fillimisht ishte nënshkruar në nëntor të vitit 2020, me të cilën Kosova ka përfituar 33 milionë dollarë nga USAID-i. Në maj të këtij viti, u nënshkrua amendamenti 1 i marrëveshjes, i cili i siguron Kosovës një shtesë të mjeteve financiare 1.6 milionë dollarë. Ndërsa sot, me amendamentin 2 të kësaj marrëveshjeje, Kosova përfiton edhe 3.8 milionë dollarë shtesë, duke e rritur vlerën totale të marrëveshjes në 38.4 milionë. Me këtë marrëveshje synohet shërbimi më i mirë ...
Komentet te OSMANI NËNSHKRUAN MARRËVESHJE ME SHBA,3.8 MILION DOLLARË SHTESË PËR KOSOVËN Janë të Mbyllura