E para në botë është radhitur Kosova për numrin më të madh të rasteve të reja të infektuara me Covid-19, bazuar në numrin e popullsisë. Vendi ka lënë pas SHBA-në, Indinë e Brazilin. Në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje po lëvdon ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për menaxhimin e mirë të pandemisë, shëndeti i qytetarëve po rrezikohet nga virusi Cocid-19, e vendi po radhitet i pari në statistikat për infektime. Kosova radhitet e para në botë për numrin më të madh të rasteve të reja të infektuara me Covid-19 në 100 mijë banorë. Në faqen botërore të statistikave, Kosova është radhitur e para në listë me numrin më të madh ...
Komentet te KOSOVA E PARA NË BOTË PËR NUMRIN MË TË MADH TË RASTEVE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar se nuk është marrë ndonjë vendim për shtyrjen e procesit mësimor siç u raportua në media. Kryeziu ka thënë se masat e reja do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme. “Nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor. Në mbledhjes radhës së Qeverisë, që pritet të mbahet së shpejti, do të diskutohet për masat e reja kundër pandemisë pas shtimit të numrit të rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19”, tha ai për klanks. Ndërkaq kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse institucionet shtetërore vlerësojnë se mësimi ...
Komentet te QEVERIA: S’KA VENDIM PËR SHTYRJEN E MËSIMIT Janë të Mbyllura
Sektorët e specializuar të Doganës së Kosovës, në saje të një operacioni të organizuar për të luftuar mashtrimet doganore dhe kontrabandën, sot kanë arritur të zbulojnë 17 raste të mashtrimit, kryesisht në importin e veturave. Siç thuhet në një komunikatë për media, mashtrimet e dyshuara janë bërë me qëllim që të zbatohen vlera më të ulëta të pagesës së detyrimeve. Vlen të ceket se si rrjedhojë e këtij plani janë shqiptuar 10 kundërvajtje doganore dhe janë iniciuar për hetim penal dy raste, që kanë pasur shmangie më larta. Rastet tjera janë duke u administruar derisa të përfundohen procedurat e nevojshme të verifikimit. Dogana e Kosovës është në dijeni për ...
Komentet te PARANDALOHEN 17 RASTE TË MASHTRIMEVE ME FATURA Janë të Mbyllura
Kryetarja e Dhomave të Specialiuzra të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, për vetëtërheqjen e saj nga detyra specifike e caktimit të panelit të Gjykatës së Apelit, i cili do të vendosë mbi ankesën e Thaçit për lirimin e përkohshëm. Siç bëhet e ditur, kjo kërkesë e mbrojtjes së Thaçit ishte drejtuar më datë 16 gusht. Ndryshe, ish-presidenti Thaçi ka hedhur poshtë të gjithë akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja duke u deklaruar i pafajshëm./RTK ...
Komentet te TRENDAFILOVA HEDH POSHTË KËRKESËN E MBROJTJES SË THAÇIT PËR TËRHEQJEN E SAJ Janë të Mbyllura
Nuk i kishte shkuar asnjëherë në mend se ndonjëherë do t’i duhej të përgjëronte dikë, për ta lejuar të marrë frymë. Mërgime Kajtazi, një juriste nga Mitrovica që vendosi ta lë familjen dhe karrierën në Kosovë, do të përjetonte dhunë fizike e psikike për rreth dy vjet nga bashkëshorti. Në vitin 2016, ajo vendosi të fejohej dhe të shkonte të jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të dashurin kosovar, me të cilin kishte qenë në lidhje për dy vjet paraprakisht. Menjëherë pas kësaj, pas presionit të të fejuarit, ajo u martua dhe vendosi të qëndrojë në Nju Jork. “Diçka që nuk e kam ditur kurrë për të, ka ...
Komentet te “NUK PO MUNDEM TË MARR FRYMË” – RRËFIMI I JURISTES NGA MITROVICA QË PËRJETOI DY VJET DHUNË NGA BASHKËSHORTI Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786. Në total numri i rasteve aktive është 24.939./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 111 vjetorin e lindjes së Shën Terezës, ka thënë se fuqia e saj rrezatuese, përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore, trashëgimia e jashtëzakonshme që la, bënë krenarë të gjithë shqiptarët. Haradinaj ka shkruar në Facebook se ajo i dha botës shembullin më unik të humanizmit, duke e universalizuar në përmasa botërore mesazhin e përkushtimit të nënave shqiptare. “Të lartësuara qofshin përjetë emri dhe vepra e saj”, ka shkruar ai. ...
Komentet te HARADINAJ: SHËN TEREZA I BËNË KRENARË TË GJITHË SHQIPTARËT Janë të Mbyllura
Rasti tragjik i vrasjes së 18-vjeçares nga partneri i saj në Ferizaj vazhdon të jetë i shumë komentuar në media hde opinionin publik. Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vendosi të ngritë çështjen në fjalë përmes një statusi të ri, të publikuar në InstaStory. Ajo iu ka bërë një thirrje prindërve të rinj se si duhet edukuar dhe socializuar fëmijët e tyre sa më shumë. “Rrjetet sociale mund të bëhen shumë toksike ndonjëherë! Njerëzit bëhen toksikë – shkak i rrjeteve sociale! A nuk duhet që fëmijët tuaj të jenë jashtë duke u shoqëruar/socializuar me fëmijë të tjerë? Ose kur keni planifikuar ta keni një të tillë i keni thënë vetes ...
Komentet te DAFINA ZEQIRI APEL PRINDËRVE: NË VEND QË T’UA MBYLLNI GOJËN FËMIJËVE ME TELEFON, MERRUNI ME TA DHE EDUKOJINI Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për incidentin e djeshëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku dyshohet se një zyrtar i këtij institucioni është sulmuar për shkak të mos mbajtjes së maskës, nga anëtari i KQZ-së nga LVV-ja, Sami Kurteshi. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ishte raportuar rreth orës 12:20. Viktima siç thuhet në raport është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari pasi nuk kishte vendosur maskë. “Rr. Migjeni, Prishtinë 25.08.2021 – 12:20. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se, në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktima nuk e kishte maskën”, thuhet në raport. ...
Komentet te POLICIA JEP DETAJE PËR INCIDENTIN KU DYSHOHET SE SAMI KURTESHI E SHTYU ZYRTARIN E KQZ-SË QË NUK KISHTE VENDOSUR MASKË Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytet të ndryshe në vend, kanë shqiptuar 915 tiketat në bazë të ligjit Covid-19. Sipas Policisë, janë shqiptuar edhe 1362 tiketa trafiku. Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 31 aksidente me të lënduar dhe 44 aksidente me dëme materiale. ...
Komentet te 915 GJOBA PËR MOSRESPEKTIM TË MASAVE ANTI-COVID Janë të Mbyllura