Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka njoftuar se në fillim të muajit shtator pritet të vijnë edhe 650 mijë vaksina anti-COVID. Bislimi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se 150 mijë prej tyre do të vijnë si donacion nga Gjermania. Ndërkohë, 500 mijë të tjera do të vijnë më 6 shtator nga programi COVAX, si rezultat i donacionit nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot, 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ...
Komentet te NË FILLIM TË SHTATORIT VIJNË EDHE 650 MIJË VAKSINA ANTI-COVID Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Për të gjithë maturantët të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) organizon Provimin e Maturës Shtetërore (afati i dytë), nesër (e shtunë), 28 gusht 2021. Testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen rreth 6700 maturantë në 68 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces do të angazhohen rreth 200 komisionerë, 130 mbikëqyrës, 65 vëzhgues, si dhe 650 administrues. “Në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij provimi. Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më ...
Komentet te NESËR MBAHET AFATI I DYTË I PROVIMIT TË MATURËS SHTETËRORE Janë të Mbyllura
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së bën të ditur se të hënën mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të automjeteve ushtarake të blinduara, të tipit M1117 ASV (Armored Security Vehicle), donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ceremonia do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, të hënën, më datë 30 gusht 2021, nga ora 11:00. Me këtë rast, do të marrin pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Gjithashtu, në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe autoritete të larta ushtarake civile vendore dhe ndërkombëtare. Ndryshe, ditë më parë ministri Mehaj ka bërë të ditur se automjete të blinduara taktike, të kompletuara ...
Komentet te FSK TË HËNËN PRANON AUTOMJETET USHTARAKE TË BLINDUARA, DONACION I SHBA-VE (VIDEO) Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar pushtetin për menaxhimin e pandemisë Covid-19. Çitaku përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se nuk po bëhen as përpjekje për menaxhim. “Po shohim indiferencë dhe arrogancë. Indiferencë dhe përpuzje ndaj personelit mjeksor, indiferencë dhe përbuzje ndaj qytetarëve. Arrogancë”, tha ajo. Postimi i plotë: Të jemi të qartë, nuk po shohim as përpjekje për menaxhim të pandemisë. Po shohim indiferencë dhe arrogancë. Indiferencë dhe përpuzje ndaj personelit mjeksor, indiferencë dhe përbuzje ndaj qytetarëve. Arrogancë. ...
Komentet te ÇITAKU KRITIKON PUSHTETIN: S’KA PËRPJEKJE PËR MENAXHIMIN E PANDEMISË Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjatë periudhës 24 gusht deri më 7 shtator, ju mund të shikoni Listën e Votuesve, e cila do të bëhet publike në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj. Sigurohuni që emri juaj gjendet në Listën e Votuesve, verifikoni emrat e atyre që i njihni dhe sigurohuni se të gjithë janë përfshirë në Listën e Votuesve të komunës tuaj. Po ashtu, nëse jeni regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës, mund ta shqyrtoni Listën Votuese në linkun: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/ <span data-mce-type=”bookmark” style=”display: inline-block; width: 0px; overflow: hidden; line-height: 0;” class=”mce_SELRES_start”></span> Për çfarëdo lëshimi apo parregullsie, duke përfshirë edhe emrat e personave që ...
Komentet te KQZ: PERIUDHA E KONFIRMIMIT TË LISTËS VOTUESE ZGJATË DERI MË 7 SHTATOR Janë të Mbyllura
Përmes vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, është bërë e ditur se kryetarja Ekaterina Trendafilova ka caktuar përbërjen e panelit që do të vendosë lidhur me ankesën e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Kjo ankesë është parashtruar ndaj vendimit me anë të së cilit gjyqtari paraprak ia ka vazhduar masën e paraburgimit këtij të fundit. Sipas vendimit të Trendafilovës, paneli i Apelit do të përbëhet nga gjyqtarët Michèle Picard, Emilio Gatti dhe Nina Jørgensen. Ndryshe, më 24 gusht Trendafilova ka hudhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, për vetëtërheqjen e saj nga detyra specifike e caktimit të panelit të Gjykatës së ...
Komentet te CAKTOHET PANELI I APELIT PËR ANKESËN E THAÇIT PËR VAZHDIMIN E PARABURGIMIT Janë të Mbyllura
Leter per Kyeministrin Albin Kurti nga infermierja Rija Hashani. Nera tu rritë ka met me thanë o burri i dheut se per juve rritet vetëm rroga! Unë si Infermiere e Klinikes Infektive, Kujdesit Intenziv, po te drejtohem ty bash ty ty ty z.Kryeminister Albin Kurti dhe ty ministër i Shendetësisë z.Arben Vitia – që shumë vite i patëm sytë kah një dritë që do të vijë dhe shpresuam në shumë gënjeshtra që nga paslufta dhe lojëra që u bënë dhe u thanë në mundin e të gjithë infermierëve. Po punojmë me një pagë jo-dinjitoze dhe të pamjaftueshme për mbijetesë në kushtet dhe çmimet e Kosovës, por kjo është OK sepse e ...
Komentet te POSHTËRIMI EPIK: INFERMIERJA E INFEKTIVËS I DËRGON LETRËN QË ALBIN KURTI S’DO TË DONTE TA LEXONTE KURRË Janë të Mbyllura
Dyshohet se në fshatin Dreth të Leposaviqit, gjendet një varrezë masive me 23 shqiptarë të vrarë në kohën e luftës. Kushtrim Gara nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit thotë për RTV Dukagjinin, se pos fshatit Dreth, dyshohet se edhe në tri lokacione tjera në Kosovë mund të ketë varreza masive. “Pos fshatit Dreth, për varreza masive kemi dyshime edhe në fshatin Marinë të Komunës së Skenderajt dhe disa lokacione tjera në pjesë të ndryshme të Kosovës”, deklaroi Gara. Kryetari i KLMDNJ për rajonin e Mitrovicës, Halit Berani thotë se ka dyshime që në këtë lokacion janë vrarë 23 intelektualë nga Mitrovica. “Në atë vend kanë rënë në dorë të kriminelëve ...
Komentet te NË VARREZËN E SUPOZUAR MASIVE NË VERI TË KOSOVËS, DYSHOHET SE JANË 23 SHQIPTARË (VIDEO) Janë të Mbyllura
Stafi i Klinikës Infketive kanë reaguar ndaj vedimit të Qeverisë për t`ua ndarë nga 60 euro në muaj. Këtë shumë që i bije nga 2 euro në ditë, ata e kanë quajtur denigruese dhe fyese për ta. ...
Komentet te STAFI I KLINIKËS INFEKTIVE REAGON NDAJ VENDIMIT TË QEVERISË PËR NDARJEN E SHTESAVE PREJ 60€ Janë të Mbyllura
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka thënë se gastronomët nuk e pranojnë asnjë masë të re kundër COVID-19, pa diskutuar fillimisht me Qeverinë për mbështetje financiare. Kllokoqi përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se nuk është zgjidhje të mbyllen bizneset e të lihen hapur kufijtë, por të dilet me një plan financiar se si të kompensohet dëmet e shkaktuara. “Shoqata e Gastronomëve asni masë nuk e pranon pa e takuar Hekuran Muratin për të diskutu mbështetjen financiare të gastronomisë! Shoqata e gastronomve ka inkuraju vaksinimin, ka bërë fushatë të vaksinimit dhe ka bërë obligim për anëtaret e saj që të vaksinohen të gjithë! Andaj, e lusim ...
Komentet te GASTRONOMËT NUK PRANOJNË MASA TË REJA PA MBËSHTETJE FINANCIARE Janë të Mbyllura