Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 ka mbajtur mbledhjen e parë. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapje të mbledhjes ka folur për rrezikun nga varianti Delta dhe për shkak të karakteristikave të tij specifike, ai i paraqiti disa kërkesa të posaçme për Komitetin. Kryeministri tha se çdo person i infektuar me këtë variant, infekton mesatarisht shtatë persona të tjerë. Për këtë arsye, ai kërkoi nga anëtarët e Komitetit të jenë sa më të rreptë në kontrollimin e respektimit të masave, si dhe në ndëshkimin e shkelësve të tyre. Sikurse variantet e tjera të virusit, edhe varianti Delta përhapet kryesisht përmes ngjarjeve super-përhapëse. ...
Komentet te KURTI: S’KEMI HAPËSIRË PËR TË GABUAR NË ZBATIMIN E MASAVE TË REJA Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në Kosovë ka arritur grupi i dytë i shtetasve afganë të cilët janë evakuuar nga Kabuli gjatë ditëve të kaluara, raporton Radio Evropa e Lirë. Siç bëhet e ditur edhe ky grup është i përbërë nga afganët që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan. Ende nuk dihet se sa është numri i grupit të dytë të afganëve që strehohen në Kosovë, derisa t’iu rregullohet dokumentacioni për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara. Në Kosovë tashmë janë strehuar 111 qytetarët e parë afganë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Prej tyre, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra. Ata arritën ...
Komentet te ARRIN GRUPI I DYTË I AFGANËVE NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Major Gjeneral Chris Donahue është ushtari i fundit amerikan që është largaur nga Kabuli nga Afganistani duke i dhënë fund prezencës amerikane në Afganistan. Fotoja e tij është shpërndarë nga llogaritë zyrtare të shtetit amerikan. Shtetet e Bashkuara përfunduan tërheqjen e forcave të tyre ushtarake nga Afganistani, gati 20 vjet pas mbërritjes në atë vend. “Dua të njoftoj fundin e tërheqjes sonë nga Afganistani dhe përfundimin e misionit të evakuimit të qytetarëve amerikanë, shtetasve të vendeve të treta dhe afganëve të cenueshëm. Avioni i fundit C-17 u ngrit nga aeroporti ‘Hamid Karzai’ më 30 gusht, këtë pasdite në 3.29 koha Lindore dhe avioni i fundit njerëzor”, tha gjenerali Frank ...
Komentet te USHTARI I FUNDIT AMERIKAN QË U LARGUA NGA AFGANISTANI Janë të Mbyllura
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka përfunduar sot misionin e tij prej diplomatit në Tiranën zyrtare. Hasani ka thënë që detyrën e tij ia ka dorëzuar zëvendësit Haxhi Bajraktari. “Sot, më 30 gusht e përfundoj mandatin tim të jashtëzakonshëm dhe të ndërprerë nga Qeveria e Kosovës. Në misionin tonë në Tiranë kemi pasë diplomatë të tjerë të cilët e kanë bërë pranimin dhe dorëzimin e detyrës. Ambasada e Kosovës në Tiranë e ka ushtruesin e detyrës ose të ngarkuarin Haxhi Bajraktarin, i cili ka qenë zëvendësi i im gjatë tërë kohës sa kemi qenë në mision”, ka deklaruar Hasani. “Në bazë të një vendimi që ka ardhë nga ...
Komentet te NAIT HASANI: AMBASADA NË TIRANË S’ËSHTË E ZBRAZËT, DETYRËN E KAM DORËZUAR Janë të Mbyllura
Në tryezën e dialogut Kosovë – Serbi duhet të ketë më shumë gra dhe ka ardhur koha që kjo të adresohet, u diskutua në tryezën “Gruaja në tryezën negociuese në Kosovë”, ku u kërkua që të ketë më shumë gra. Shefi i Seksionit Ligjor, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat e Njeriut, Jarmo Helppikangas tha se barazia gjinore është proces, ku duhet çdo ditë të punohet. Ai theksoi rëndësinë e inkuadrimit të grave në dialogun Kosovë – Serbi. “Ne duhet ta marrim parasysh këtë, kërkohet punë e madhe për një baraspeshë të vërtetë për pozitën në shoqëri. Kosova ka bërë shumë punë të mirë me legjislacionin, kemi Ligjin për Barazinë ...
Komentet te KËRKOHET PËRFSHIRJA E GRAVE NË DELEGACION NË DIALOGUN ME SERBINË Janë të Mbyllura
Dita e fundit e muajit gusht pritet të jetë kryesisht me diell dhe më e ngrohtë. Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 10 gradë celsius deri në 29 gradë celsius, e në vise malore nga 8 gradë celsius deri 20 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi e perëndimi 2-6m/s. Indeksi UV do të jetë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet të kufizojmë qëndrimin në diell. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të mira dhe të pranueshme. ...
Komentet te MOTI NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Masat e reja anti-COVID, kanë bërë që të krijohen kolona të gjata automjetesh në kufirin Kosovë-Shqipëri, përkatësisht në Morinë. Kjo pasi vendimi i ri i Qeverisë obligon të gjithë personat që hyjnë në Kosovë, të prezantojnë testin negativ të COVID-19, apo të certifikatën e vaksinimit. Sipas një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale, shihen kolona të gjata të veturave të cilat presin për të hyrë në Kosovë. Po ashtu në video dëgjohen edhe boritë, si shenjë pakënaqësie ndaj pritjes në kufi. Gjatë ditës së hënë dhjetëra shtetas të Shqipërisë janë kthyer nga pala e Kosovës, pasi nuk kishin test dhe certifikatë vaksinimi. Po ashtu nga data 6 shtator, qytetarët ...
Komentet te MASAT E REJA ANTI-COVID: KOLONA KILOMETËRSHE NË MORINË, SHOFERËT PROTESTOJNË DUKE I RËNË BORISË Janë të Mbyllura
Një burri 33 vjeçar i është nxjerrë një telefon nga stomaku. Ai e kishte përbirë atë para 4 ditëve. Lajmin e ka kumtuar doktori në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Skender Telaku. “Pra pa e prerë lukthin, nxorëm telefonin e ndarë në tri pjesë. Pa komplikime”, ka shkruar ai. Nuk dihen më shumë informacionet rreth pacientit në fjalë. /Periskopi ...
Komentet te QKUK: 33 VJEÇARIT I NXIRRET TELEFONI NGA STOMAKU Janë të Mbyllura
Zyrtari për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Azemi, ka kritikuar kryeministrin Kurti, pasi që ky i fundit dje në një konferencë pë media, tha se personat që kanë ndërruar jetë kanë pasur edhe sëmundje të tjera përveç virusit Covid-19. Azemi, ju drejtua kryeministrit Kurti, duke i thënë se edhe më herët njëjtë ka qenë situata me Covid-19, dhe mos u mundoni t’i kamufloni gjëratë. Tutje Azemi tha se Kurti tha se Kosova nuk mund të krahasohet me vendet tjera, duke bërë mbyllje totale e me i mbajtë qytetarët. Ndërsa, Azemi ja kujtonë kohën kur Kurti thoshte se Kosova është e pasur por e ...
Komentet te AZEMI I AAK-SË: KURTI PO PËRPIQET T`I RELATIVIZOJ VDEKJET NGA CORONAVIRUSI Janë të Mbyllura
Këshilli i Bashkimit Evropian ka konfirmuar heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta, ndaj të cilave nuk ka pasur kufizime për udhëtime në BE për shkak të pandemisë. Në njoftimin e Këshillit të BE-së thuhet se Këshilli ka rifreskuar listën e vendeve të sigurta dhe nga ajo kanë hequr Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Shtetet e Bashkuara, Libanin dhe Izraelin. Sipas njoftimit të BE-së udhëtimet që nuk janë të domosdoshme në BE nga këto shtete, do t’i nënshtrohen masave kufizuese. Masa nuk paragjykon vendimet e shteteve anëtare që të heqin kufizimet për personat plotësisht të vaksinuar nga këto shtete, thuhet në njoftimin e Bashkimit Evropian. ...
Komentet te BE-JA E LARGON KOSOVËN NGA LISTA E VENDEVE TË SIGURTA Janë të Mbyllura