olicia e Kosovës po vazhdon të shqiptojë gjoba për qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të ndërmarra nga Qeveria. Vetëm brenda 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 4 mijë e 263 gjoba për qytetarët. Një ditë më parë policia ka shqiptuar 3981 gjoba për qytetarët të cilët nuk kanë respektuan masat për mbrojtje nga infektimi me virusin korona. Ndërsa, të hënën (30 gusht) në Kosovë kanë hyr në fuqi masat antiCOVID0-19 të ndërmarra nga Qeveria. Në këto masa përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, kufizimi i punës së gastronomisë, shtyrja e fillimit të procesit mësimor deri më 13 shtator dhe masa tjera të cilat mund ti ...
Komentet te 4 MIJË E 263 GJOBA PËR QYTETARËT QË NUK RESPEKTUAN MASAT ANTICOVID-19 Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22 dhe 23 gradë Celsius. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vranësirat vende-vende parashihet që të sjellin edhe riga të dobëta shiu. “Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. ...
Komentet te MOTI SOT ME DIELL DHE VRANËSIRA Janë të Mbyllura
Janë ndër çiftet më të njohura dhe më të dashura në publikun shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtare Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshortin saj, aktorin Bes Kallaku. Dyshja prej vitesh janë në lidhje dashurie, derisa në vitin 2017, çifti i famshëm kurorëzuan dashurinë e tyre më martesë. Sot (e mërkurë), ata po festojnë përvjetorin e tyre të martesës dhe nuk ka munguar një urim i Besit në rrjetet sociale për partneren e tij. “Urime përvjetori”, ka shkruar humoristi sipër një fotografie të përbashkët duke bashkangjitur edhe një simbol zemre. Rikujtojmë se çifti simpatik janë prindër të një vajze, Ajka, teksa mbesin aktivë me projektet të ndryshme në karrierat përkatëse. /Telegrafi/ ...
Komentet te XHENSILA MYRTEZAJ DHE BES KALLAKU FESTOJNË PËRVJETORIN E MARTESËS Janë të Mbyllura
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në miqësoren kundër Greqisë që zhvillohet sot (e mërkurë). Federata e Futbollit të Zvicrës njoftoi për lajmin pak para miqësores kundër Greqisë që zhvillohet në Bazel. “Granit Xhaka nuk do të jetë në dispozicion për kombëtaren e Zvicrës në ndeshjen kundër Greqisë në Bazel. Kapiteni i “Nati”rezultoi pozitiv për Covid”. “Xhaka u diagnostikua me simptoma në mëngjesin e sotëm, ku u izolua menjëherë në dhomën e tij. Një test i shpejtë doli negativ, testi i mëvonshëm PCR, i kryer për të qenë të sigurt, prodhoi një rezultat pozitiv në ...
Komentet te GRANIT XHAKA REZULTON POZITIV ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Valbon Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së ka njoftuar se në momentin që do të ketë rënie të numrave të të infektuarve atëherë do të kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të lirohemi nga masat kundër Covid-19. “Ne besoj që kemi qenë korrekt në këtë aspekt, sa herë që kemi numër të vogël të të infektuarve, kemi kërkuar dhe kërkojmë që duhet të lirohemi, por në momentin që kemi numër të madh të të infektuarve ne si personel shëndetësor e kemi për obligim të që kërkojmë dhe rekomandojmë ministrisë që të shtrëngojmë masat. Pasi kjo mbetet mënyra e vetme për të ruajtur shëndetin”.Krasniqi po ashtu tha se tani nuk ...
Komentet te KRASNIQI: TREGON SE KUR DO TË LIROHEMI NGA MASAT KUNDËR COVID-19 Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur përmes faqes së tij në Facebook se sot e ka emëruar Faton Abdullahun, zëdhënës të PDK-së. Kreu i PDK-së ka thënë se Fatoni i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike, i cili ka dhënë kontribut shoqëror e intelektual në disa rrafshe, duke shërbyer si një kritik objektiv e kompetent për zhvillimet socio politike në shoqërinë kosovare. Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi: Sot kam emëruar Faton Abdullahun, zëdhënës të Partisë Demokratike të Kosovës. Fatoni i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike, i cili ka dhënë kontribut shoqëror e ...
Komentet te FATON ABDULLAHU EMËROHET ZËDHËNËS I PDK-SË Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar për shpërdorim të pasurisë së huaj. Sipas policisë një person ka raportuar se në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë i kishte rënë kuleta derisa ka qenë duke dalë nga vetura. /Telegrafi Përmes kthimit të kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes është identifikuar personi që ka marrë kuletën. Personit i janë konfiskuar 1,150 euro ndërsa paratë tjera i janë kthyer viktimës. Në kuletën e viktimës ka pasur 11,250 euro, 200 dollarë amerikanë, 100 franga zvicerane, 3,000 lekë shqiptare, 4 kartela bankare dhe letërnjoftimi me patentë shofer./Telegrafi ...
Komentet te ARRESTOHET NJË PERSON NË PEJË PËR SHPËRDORIM TË PARAVE TË HUAJA Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës. Ajo në këtë forum ka folur për potencialin ekonomik të Kosovës si dhe tërheqjen e investimeve të huaja. “Përpara rreth 1500 përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, akademikëve, politikanëve e përfaqësuesve të mediave zvicerane prezantova sot potencialin ekonomik të Republikës së Kosovës dhe theksova mundësitë e shumta për investime në vendin tonë, si e ftuar e Forumit Ekonomik të Zvicrës”, shkruan Osmani në Facebook. Ajo në mesin e arsyeve të shumta për të investuar ka përmendur fuqinë e përgatitur punëtore, potencialin e madh të të rinjve, legjislacionin e bashkërenduar me atë të BE-së dhe mbrojtjen që i ...
Komentet te OSMANI NË ZVICËR FLET PËR POTENCIALIN EKONOMIK TË KOSOVËS Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas përfundimit të takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kurti ka thënë se në takim janë diskutuar marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me BE-në si dhe kanë biseduar për takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi. Takimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Lajçak ka ndodhur në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë. “Ne diskutuam marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor, si dhe takimet e mëparshme dhe të ardhshme të dialogut me Miroslav Lajçak në BSF. Ne u pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit dhe se nuk ka alternativë për procesin e zgjerimit të BE-së për rajonin ...
Komentet te PËRFUNDON TAKIMI KURTI-LAJÇAK, FLET KRYEMINISTRI Janë të Mbyllura
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, tha se Bashkimi Evropian duhet që të rishikojë procesin e anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këto komente Sassoli i bëri në hapje të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, temë e të cilit këtë vit është e ardhmja e BE-së dhe Ballkanit. Sassoli tha se e stabiliteti i BE-së është duke u sfiduar përveç nga pandemia e COVID-19 po ashtu edhe nga rreziqe të tjera, siç janë lajmet e rreme si dhe propaganda që vjen nga jashtë. Sa i takon anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian, Sassoli tha se BE-ja duhet të rishikojë sa më parë qasjen ...
Komentet te BALLKANIT PERËNDIMOR I PREMTOHET ANËTARËSIMI NË BE Janë të Mbyllura