Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

I NDALOHET HYRJA PEKOVIQIT NË KOSOVË

Lajme
Shefi i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq i është ndaluar hyrja në Kosovë.   Petkoviq ishte paraparë që të qëndrojë në Kosovë gjatë ditës së premte dhe të shtunë. Nga kjo zyrë kanë treguar për arsyet e vizitës që Petkoviq do ta bënte në Kosovë. “Autoritetet në Prishtinë nuk i kanë lejuar hyrjen në Kosovë drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq, të vizitojë Kosovën. Sot dhe nesër, drejtori Petkoviq ishte paraparë të qëndrojë në Kosovës dhe të vizitojë disa subjekte afariste ku shteti i Serbisë ka siguruar vende të reja pune, si dhe të vizitojë disa familje në gjendje të rënd sociale dhe tu ofrojë ...
Komentet te I NDALOHET HYRJA PEKOVIQIT NË KOSOVË Janë të Mbyllura

MARTI AHTISAARI TËRHIQET NGA PARAQITJA PUBLIKE

Lajme
Ish-ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Marti Ahtisaari, është dorëhequr nga të gjitha aktivitetet publike.   Arsyeja është një çrregullim me memorie që ka avancuar në sëmundjen e Alzheimerit, ka njoftuar Zyra e Presidentit të Finlandës. Ahtisaari ka qenë President i Finlandës nga viti 1994 deri më 2000. Po ashtu ai në viti 2008 ka fituar Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij ndërkombëtare për paqe. Pjesën më të madhe të karrierës së tij politike e ka kaluar nëpër botë, veçanërisht në Afrikë dhe New York, në pozitën e Ministrit të Jashtëm të Finlandës dhe në Kombet e Bashkuara. 84-vjeçari thuhet se aktualisht ...
Komentet te MARTI AHTISAARI TËRHIQET NGA PARAQITJA PUBLIKE Janë të Mbyllura

JASHARAJ: JEMI TË GATSHËM PËR VITIN E RI SHKOLLOR

Lajme
Nga 13 shtator ku edhe pritet të fillojë viti i ri shkollor, të gjithë mësimdhënësit që nuk janë vaksinuar duhet të paraqesin testin negativ për Covid-19.   E rreth 90% e personelit arsimor janë vaksinuar, ka pohuar kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj. Jasharaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se procesi i vaksinimit është duke shkuar mirë, derisa ka treguar se do të takohem me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci ku edhe do të bisedojnë për këto tema. “Nga shënimet që i kemi marr shihet që gjendja e vaksinimit te personeli arsimor dhe të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit ka shkuar mirë dhe kryetarët e nga ...
Komentet te JASHARAJ: JEMI TË GATSHËM PËR VITIN E RI SHKOLLOR Janë të Mbyllura

RAMA: KOSOVA KA HYRË NË NJË CIKËL TË RREZIKSHËM

Lajme Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur lidhur me iniciativën e Ballkanit të Hapur dhe raportin me Qeverinë e Kosovës.   Rama në Opinion tha se Kosova ka hyrë në një cikël të rrezikshëm. Ai e argumentoi këtë deklaratë me faktin që prej vitesh në Kosovë politika e jashtme po bëhet e brendshme dhe anasjelltas, duke i bërë gjithmonë e më nervozë partnerët ndërkombëtarë. “Kosova ka hyrë në një cikël të rrezikshëm duke e bërë politikën e brendshme të jashtme dhe politikën e jashtme të brendshme. Jo sot, por prej vitesh është bërë politika e jashtme, politikë e brendshme. As e ka penguar Serbinë që të vazhdojë me zhvillimet e ...
Komentet te RAMA: KOSOVA KA HYRË NË NJË CIKËL TË RREZIKSHËM Janë të Mbyllura

26 MIJË E 524 RASTE AKTIVE ME COVID-19

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 26,524.   Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,557 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës. Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ...
Komentet te 26 MIJË E 524 RASTE AKTIVE ME COVID-19 Janë të Mbyllura

MOTI SOT, ME DIELL DHE PJESËRISHT I VRANËT

Lajme
Moti me diell e pjesërisht i vranët do të mbajë këtë të premte. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23 dhe 27 gradë Celsius.   “Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. ...
Komentet te MOTI SOT, ME DIELL DHE PJESËRISHT I VRANËT Janë të Mbyllura

DEDAJ: SHKARKIMI I OSMANIT DHE GËRVALLËS, SHPËTIM PËR AGJENDËN E KOSOVËS

Lajme
Gjergj Dedaj më 12 maj ishte shkarkuar nga pozita e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, së bashku me 11 ambasadorë të tjerë.   Tash kur kanë kaluar disa muaj nga vendimi i presidentes Vjosa Osmani, Dedaj ka thënë se shkarkimi i ambasadorëve ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Dedaj në këtë intervistë për Gazetën SCANNR, ka thënë se vetëm një klasë politike injorante, e papërgjegjshme dhe përçarëse e jounifikuese, për hakmarrje politike mund të shkaktojë një termet të tillë në diplomaci. “Në  rastin tim hakmarrja dhe ataku i presidentes Osmani dhe ministres Gervalla Schwarz, ishte edhe më i ultë, ...
Komentet te DEDAJ: SHKARKIMI I OSMANIT DHE GËRVALLËS, SHPËTIM PËR AGJENDËN E KOSOVËS Janë të Mbyllura

KOSOVA PRITET TË NISË NEGOCIATA TË REJA ME PFIZERIN

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë në Kosovës ka bërë të ditur se brenda pak ditësh, do të nisin zyrtarisht negociatat me kompaninë Pfizer/BioNTech për një kontratë të re për furnizim me vaksina kundër koronavirusit.   Deri në publikimin e këtij teksti, nga Pfizer/BionTech nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë. Zyrtarët në Ministrinë e Shëndetësisë thanë se negociatat me kompaninë Pfizer nuk janë të lehta për shkak të kërkesave të shumta në botë për vaksina, por sipas tyre, ministria do të bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Këto negociata do të udhëhiqen nga një komision për vlerësimin e situatës për vaksina dhe negocim. “Meqë tash kemi edhe një rekomandim nga Instituti ...
Komentet te KOSOVA PRITET TË NISË NEGOCIATA TË REJA ME PFIZERIN Janë të Mbyllura

90% E TË BURGOSURVE TË VAKSINUAR, 28 ZYRTARË KORREKTUES ME COVID-19

Lajme
Përhapja e shpejtë e variantit Delta të COVID-19 ka prekur edhe Shërbimin Korrektues të Kosovës. Aktualisht 28 zyrtarë të tij të infektuar. Së fundmi janë ndaluar vizitat në burgje, por është një i burgosur i cili ka rezultuar pozitiv me këtë sëmundje. Megjithatë, 90% prej tyre janë të vaksinuar, por edhe 95% e stafit në qendra korrektuese janë të imunizuar.   Zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani bën të ditur për KosovaPress se pas përhapjes së madhe të virusit të variantit Delta, kanë ndaluar vizitat familjare për të burgosurit dhe fundjavat në shtëpi për të dënuarit. “Kemi lëshuar një urdhër operativ për të gjitha qendrat korrektuese, me këtë rast ...
Komentet te 90% E TË BURGOSURVE TË VAKSINUAR, 28 ZYRTARË KORREKTUES ME COVID-19 Janë të Mbyllura

SKANDAL DIPLOMATIK I MINISTRES MALAZEZE, I DËRGON FTESË MINISTRES SË KOSOVËS ME FUSNOTË

Lajme
Antena M në Mal të Zi raporton se posedon një dokument me të cilin ministrja e Shoqërisë Digjitale, Tamara Srzentiq, i bën thirrje ministres së Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, që të merr pjesë në Samitin Digjital për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Mal të Zi nga 11 deri në 13 tetori – duke iu referuar tërë kohën Kosovës me fusnotë, pavarësisht që ky shtet fqinj ka njohur pavarësinë e Kosovës. Mali i Zi në dokumente zyrtare i referohet Kosovës me fusnotë, megjithatë ato vende që nuk e kanë njohur vendin tonë i referohen me fusnotë derisa ato që e kanë bërë një gjë të tillë i referohen ...
Komentet te SKANDAL DIPLOMATIK I MINISTRES MALAZEZE, I DËRGON FTESË MINISTRES SË KOSOVËS ME FUSNOTË Janë të Mbyllura