Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Kosovë mbi gjysmë milioni doza të vaksinës kundër coronavirusit të Pfizerit, teksa vendi po përballet me rritje të rasteve të reja dhe vdekjeve nga coronavirusi. Shtëpia e Bardhë tha për Radion Evropa e Lirë se 503,100 doza do t’i dorëzohen Kosovës duke filluar nga 3 shtatori. Ky donacion do të vijë në Kosovë përmes programit COVAX gjatë kësaj fundjave. “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar që të sjellin të njëjtën urgjencë në përpjekjet ndërkombëtare për vaksinim siç ne e kemi demonstruar në SHBA dhe ne po punojmë që të sjellim sa më shpejt që të jetë e mundur në Kosovë vaksina të sigurta dhe ...
Komentet te SHBA-JA NGA SOT DO TË DËRGOJË MBI GJYSMË MILION DOZA PFIZER NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është pyetur për asgjësimin e 133 mijë vaksinave të llojit Astra Zeneca. Ndërsa, nuk është përgjigjur se a duhet të jap dorëheqje pas kësaj situate. “Disa teori konspirative dhe deklarata jo të matshme për afatin e vaksinave, bën që qytetarët të hezitojnë të marrin vaksinën Asta-Zeneca. Vetëm gjatë muajit gusht Kosova ka administruar 412 mijë vaksina”, u shpreh ai. Vitia ka theksuar se janë refuzuar disa donacione me vaksina për shkak të rrezikut që as ato nuk do të kenë mundësi të administrohen. ...
Komentet te VITIA: REFUZUAM NJË DONACIONIN ME ASTRA ZENECA Janë të Mbyllura
Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se spitalet e përgjithshme dhe QKUK-ja janë të stërmbushura me pacientë. Ai megjithatë ka thënë se në dy-tre ditët e fundit ka pasë një tendencë të rënies së numrit të atyre që po kërkojnë trajtim spitalor. “SHSKUK tashmë ditëve të fundit është përballur me një numër të madh të pacientëve si pasojë e numrit të madh të rasteve të reja të infektuara. Para katër-pesë ditësh kemi pasë numrin më të madh të pacientëve që kanë marrë trajtim spitalor, rreth 1300, që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar. Megjithatë ditëve të fundit ka një tendencë të lehtë, një rënie ...
Komentet te KRASNIQI: SPITALET E PËRGJITHSHME DHE QKUK JANË TË STËRMBUSHURA ME PACIENTË Janë të Mbyllura
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka thënë se situata epidemiologjike në vend vazhdon të jetë e rëndë edhe pse ka indikatorë që tregojnë se është drejt stabilizimit. “Situata me COVID-19 vazhdon të jetë e rënduar edhe pse në ditët e fundit kemi një stabilizim dhe një rënie të lehtë të parametrave. Deri më sot kemi mbi 1 milionë testime dhe ky është një rekord i thyer. Kemi një rënie të rasteve aktive që flet për një indikator të stabilizimit dhe arritjes së kulmit të valës dhe tash pritet që të bie gradualisht”. Ramadani tha se ekipet e IKSHPK-së janë në terren dhe po gjurmojnë rastet ...
Komentet te RAMADANI: SITUATA ME COVID-19 E RËNDUAR EDHE PSE KEMI NJË STABILIZIM Janë të Mbyllura
KEDS ka njoftuar se në vikend do të ketë ndërprerje të rryme në disa zona për shkak të punimeve në rrjet. Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet: 04.09.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit. Prishtina 1. Nga NS 35/10 kV Mazgit do të ndërprehet: LP 10kV Plemetini me kod: 15019003 nga ora 10:00-14:00 Vendet: Plemetin, Hamidi, Bivolak, Gllavotin,Strovc, Zhilivodë, Bequk dhe Milloshevë (një pjesë). Arsyeja: Pastrimi i trasesë- ndërrimi i konzollave. 2. Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet: LP 10kV Keqekolla Hjakobilla me kod: 14016004 në dy termine nga ora 10:30 deri 10:45 dhe nga ora 15:00 deri 15:30 Vendet: Keqekolle, Prapashtice, Hajkobille, Dabishevc, Mutivode . ...
Komentet te KEDS PUBLIKON PLANIN E NDALJES SË RRYMËS NË DISA ZONA Janë të Mbyllura
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur detaje nga takimi që ka pasur me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore në lidhje me gjendjen me pandeminë COVID-19 dhe vaksinimin kundër kësaj sëmundjeje. Vitia ka thënë se në bazë të gjendjes të cilën do të përcjellin vazhdimisht dhe raportimeve të fundit, nuk përjashtohet mundësia të ketë masa të reja para datës 13 shtator. Ai tha, “Jemi detyruar të marrim masa në bazë të rekomandimeve, duke pasur parasysh shëndetin e qytetarëve. Duhet kuptuar dhe theksuar se në situatën në të cilën ndodhemi këto masa kanë qenë dhe janë të domosdoshme”. “Këto masa janë në fuqi deri më 13 shtator dhe natyrshëm ...
Komentet te VITIA NUK E PËRJASHTON MUNDËSINË PËR MASA TË REJA EDHE PARA 13 SHTATORIT Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës. Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892. Në total numri i rasteve aktive është 26.525./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
Ndonëse jo aq aktive në muzikë, Beatrix Ramosaj është gjithmonë në qendër të vëmendjes, e kjo kryesisht për shkak të postimeve që bën në rrjetet sociale. Këngëtarja të njëjtën gjë e ka arritur edhe së fundmi, derisa publikoi imazhet e reja në llogarinë e saj të Instagramit. Ajo në paraqitjen e radhës u shfaq me flokët bionde, duke sjellë një freski në pamjen e saj, e që edhe ajo dukej e lumtur me këtë ndryshim. Beatrix shihet në disa poza në bikini ngjyrë rozë, ku përveç ndryshimit të flokëve, vëmendje morën edhe linjat e saj të trupit. Edhe komentet nga ana e miqve të saj dhe fansave nuk kishin si ...
Komentet te BEATRIX RAMOSAJ SHFAQET ATRAKTIVE NË POZAT ME BIKINI, TEKSA PREZANTON PAMJEN E RE (FOTO) Janë të Mbyllura
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi ka bërë të ditur se ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit ku ishte paraparë të dëgjohen kandidatët për ambasadorë në mungesë të kuorumit. Sipas Abazit, mbledhjen e kishin lëshuar Ariana Shoshi nga PDK dhe Time Kadriaj nga AAK edhe pse janë nënshkruar në fletëprezencë, ndërkohë që Gazmend Gjyshinca dhe Xhavit Haliti nuk kanë qenë të pranishëm pasi ndodhen jashtë vendit. Lexoni të plotë njoftimin e Abazit. Sot ka qenë e paraparë të mbahet takimi për dëgjimin e kandidatëve për Ambasador në vende të ndryshme. Prezent në takim kanë qenë: Adelina Grainca, Bahrim Shabani, Dimal Basha, Fitore Pacolli,Haki Abazi Ariana Shoshi ...
Komentet te DËSHTON MBLEDHJA PËR DËGJIMIN E KANDIDATËVE PËR AMBASADORË, ABAZI: OPOZITA PO SABOTON PROCESIN Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.B, Sh.B, dhe K.B, shtetas të Republikës së Kosovës, të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje në vazhdim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të të gjitha provave për veprën penale si në aktakuzë, të pandehurin H.B. e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet e gjashtë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 200 euro. Të pandehurit ...
Komentet te MBI TETË VJET BURGIM TË AKUZUARVE PËR NARKOTIKË NË FERIZAJ Janë të Mbyllura