Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas certifikimit të grupit të fundit të kandidatëve, në përputhje me paragrafin 29.7 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, publikon listën e kandidatëve që garojnë për kryetar komune dhe anëtar të kuvendeve komunale nga subjektet politike të certifikuara për Zgjedhjet Lokale 2021. Listën e kandidatëve për kryetar komune mund ta shkarkoni KETU Listën e kandidatëve për anëtar të kuvendeve komunale mund ta shkarkoni KETU Shënim: Lista mund të përmbaj lëshime teknike të cilat do të plotësohen. Pra, këto lista të kandidatëve nuk janë finale dhe mund të pësojnë ndryshime në radhitje apo saktësim të të dhënave. ...
Komentet te KËTA JANË KANDIDATËT E CERTIFIKUAR PËR KRYETARË TË KOMUNAVE DHE ASAMBLEISTË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po shprehet i pakënaqur me masat kundër COVID-19 të miratuara nga Qeveria. Ai po kërkon masa më të rrepta duke përfshirë edhe mbylljen dyjavore. Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti ka dhënë disa sugjerime për Qeverinë Kurti. Ky është statusi i tij i plotë: Tash është vonë për kozmetikë. Masat si ajo me Shqipërinë vetëm irritojnë dhe nuk janë zgjidhje për këtë situatë. 1. Mbyllje dyjavore më e rreptë për ta ngadalësuar përhapjen – me grante për biznese 2. Prioritet i vetëm dhe ekip special për prokurim të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm. 3. Vaksinim më agresiv me fushata informuese që luftojnë ...
Komentet te AHMETI KËRKON MBYLLJE DYJAVORE: TASH ËSHTË VONË PËR KOZMETIKË Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet. Në aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një e Policisë së Kosovës. Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, derisa ka bërë të ditur se tre nga pesë të lënduarit janë policë. “Si pasojë e aksidentit pesë persona ( tre nga ta zyrtarë policor) kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, njofton Policia. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. ...
Komentet te PESË TË LËNDUAR NË NJË AKSIDENT KU U PËRFSHI NJË VETURË E POLICISË Janë të Mbyllura
Ish-zëvendësministri Gani Dreshaj ka propozuar ish-boksierin Luan Krasniqi për Ambasador të Kosovës në Gjermani. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dreshaj ka thënë se “Luani është njeriu që ka përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe zotësinë shqiptare në Gjermani, ashtu siç ka bërë miliona gjermanë krenarë me bëmat e tij.” Por këtë iniciativë të Dreshajt, Luan Kransiqi e ka cilësuar si individuale, duke bërë të qartë se nuk e synon këtë post. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se tash e 35 vjet e mban me krenari epitetin e ambasadorit sportiv, andaj ambasadorit të ri i ka uruar suksese. “Unë, mbetem i përkushtuar në vendosjen e ...
Komentet te U PËRFOL PËR AMBASADOR NË GJERMANI, REAGON LUAN KRASNIQI Janë të Mbyllura
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një postimi në facebook i ka quajtur veprimet e fundit të organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit në Kosovë të padrejta, papërgjegjshme dhe dinake. Sipas Shoqatës se Gastronomëve, vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës ka shprehur konfuzion për pothuajse secilin subjekt afarist të gastronomisë. “Subjektet e gastronomisë, radhazi janë njoftuar nga organet zbatuese që puna e tyre mund të zhvillohet ose të mos zhvillohet duke u bazuar në pikën 34 të Vendimit 01/32 të dt. 28.08.2021, sa i përket definimit të kuptimit të hapësirës së brendshme dhe të jashtme, e cila ka ndryshuar padrejtësisht dhe në mënyrë dinake përmes vendimit të fundit. ...
Komentet te SHOQATA E GASTRONOMËVE: QEVERIA NË MËNYRË DINAKE NDRYSHOI VENDIMET E FUNDIT Janë të Mbyllura
Osmon Maliqi, doktor i përgjithshëm në Gjilan, derisa ishte kujdestar në shërbimin e urgjencës, në Qendrën e Mjekësisë Familjare, mori telefonatë se një pacient që nuk po ndihej mirë me shëndet. Arrin në shtëpi për trajtimin e rastit, por ai nuk kishte pasur njohuri se bëhet fjalë për një nënë shtatzënë, e cila ishte në prag të lindjes. “I thashë duhet me të dërgu në Repartin e Gjinekologjisë, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, pse je nuk je atje, shtatzëna më tha se gjinekologu kishte konstatuar se nuk është akoma për lindje”, rrëfen rastin unik dr. Osmoni, për Mediafokus.info. “Nuk ka vakt me shku se unë gati jam me lind”, ...
Komentet te E THIRRËN PËR TA TRAJTUAR NJË RAST URGJENT NË SHTËPI, DOLI SE PACIENTJA ISHTE NË PRAG TË LINDJES Janë të Mbyllura
Dyshek, batanije dhe gjësende të ndryshme ushqimore janë vendosur në afërsi të dhomave ku janë të shtrirë familjarët e personave të infektuar me koronavirus. Familjarët e të infektuarve është dashur që të improvizojnë edhe vendqëndrime, pasi që ata kalojnë kohë të gjatë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Sanije Kastrati nga Komuna e Malishevës, me banim të përhershme në Gjermani, ka më shumë se 20 ditë që është duke u kujdesur për bashkëshortin e saj, që është i infektuar me koronavirus, e i cili është i shtrirë në Klinikën Infektive. “Fillimisht e kemi kontrolluar në (institucione) private. Nuk i kanë bërë asgjë. Tash është këtu në ...
Komentet te BATANIJE, DYSHEKË, USHQIM: FAMILJARËT ME GJËSENDE ELEMENTARE PËR TË QËNDRUAR PRAN PACIENTËVE ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka folur ne lidhje me dështimin mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme. Për këtë ajo fajësoi Kryetarin e Komisionit, Haki Abazin, duke thënë se ai duhej të siguronte numrin kuorumit. “Duhet të kemi parasysh se ne nuk jemi aty numër dhe nuk jemi punëtorë të Abazit, por ne jemi deputet të zgjedhur me votë të qytetarit”, tha Shoshi ne Info Magazine. “Si opozitë nuk është detyrë e jona qe ta bëjmë kuorumin, është detyrë e kryetarit që ta bëj kuorumin në komision, dhe pastaj të ftoj komisionin”. Shoshi hodhi dyshime se mospjesëmarrja e plotë e pozitës në ...
Komentet te MUSLIU-SHOSHI:DEPUTETËT E VV KANË MOSMARRËVESHJE PËR EMËRIM TË AMBASADORËVE Janë të Mbyllura
Sezoni veror ishte një tjetër periudhë e suksesshme për këngëtarin Butrint Imeri. Këngëtari i njohur jo vetëm që solli disa këngë solo, por edhe erdhi me një bashkëpunim me dy emra të tjerë të njohur: Ledri Vula dhe Kida. Kënga e tyre “Dale” ishte një prej hiteve më të dëgjuara të verës që po lëmë pas me mbi 47 milionë klikime në YouTube, megjithatë Butrint Imeri, ka tashmë gati edhe një tjetër projekt muzikor. Butrinti përmes një imazhi në InstaStory e ka cilësuar këngën e tij të re që mban titullin “Kuku”, si një “hit i radhës”. Këngëtari nuk ka dhënë më shumë detaje rreth datës së publikimit të këngës, ...
Komentet te NGA PUSHIMET, BUTRINT IMERI PARALAJMËRON SE KËNGA E TIJ E RE DO JETË HITI I RADHËS Janë të Mbyllura
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas mbledhjes së komitetit anti-Covid, tha se valët e reja të përhapjes së pandemisë janë të pashmangshme. Ai ka theksuar se nga 170 persona që kanë vdekur javën e fundit, 149 prej tyre nuk kanë qenë të vaksinuar. “Kemi rreth 600 mijë qytetarë që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës. Nga data 12 shtator do të kemi vaksinim edhe të dielave” Vitia thotë se edhe kjo javë ka qenë e vështirë për qytetarët tanë. “Gjatë kësaj jave kemi 170 qytetarë kanë humbur jetën dhe prej tyre 149 kanë qenë të pavaksinuar. Valët e reja janë të pashmangshme”, tha Vitia. Ai ka përsëritur se ...
Komentet te NGA 12 SHTATORI, NË KOSOVË DO TË KETË VAKSINIM EDHE TË DIELAVE Janë të Mbyllura