Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka shpërndarë një foto në rrjetin social Facebook ku shihet duke marrë dozën e vaksinës anti-Covid. Ai ka thënë se vaksinimi është zgjidhje për të ruajtur shëndeti dhe shoqërinë. “Përgëzoj mantilbardhët që me javë e muaj të tërë po e sfidojnë këtë virus global”, ka shkruar Haradinaj krahas fotos. Ndryshe Haradinaj ka qenë gjithmonë ai që ka ngritur zërin kur ka qenë tema e pandemisë duke bërë apel nga qeveria që të sigurojnë vaksina për qytetarët e vendin, të shfrytëzojnë fonde e të nënshkruajnë marrëveshje për sigurimin e vaksinave në mënyrë ...
Komentet te HARADINAJ: VAKSINIMI ËSHTË ZGJIDHJE PËR TA RUAJTUR SHËNDETIN DHE SHOQËRINË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet t’i kthehen punës të hënën e dytë të muajit shtator. Kontributi në menaxhimin e COVID-19, buxheti për vitin 2022 dhe miratimi i agjendës legjislative do të jenë prioritet i shumicës parlamentare në sesionin vjeshtor të legjislaturës së tetë. Nga opozita thonë se duke parë dështimin e Qeverisë Kurti, legjislativi duhet të ketë rol më kryesor në adresimin e sfidave. Ndërsa, skeptikë për miratimin e agjendës legjislative deri në fund të vitit shprehen nga shoqëria civile. Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila thotë për KosovaPress se në sesionin vjeshtor të Kuvendit, fokus do të kenë miratimin e ...
Komentet te COVID-19 DHE BUXHETI PËR 2022 PRIORITETE NË SESIONIN VJESHTOR TË KUVENDIT Janë të Mbyllura
Në një situatë të tensionuar, në Cetinje të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, shkroi në rrjetin social Instagram se ka bërë shugurimin e Joanikijes duke u lutur për paqen e të gjithëve, paqen e të gjithë botës, dhe mbi të gjitha për paqen e këtij qyteti. Më 4 dhe 5 shtator protestuesit kanë kundërshtuar mbajtjen e kësaj ceremonie në qytetin e Cetinjës. Ata dolën në rrugë dhe vendosën barrikada në hyrje të qytetit për të penguar arritjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe nga Podgorica në Cetinje. Por, Porfirije ...
Komentet te TENSIONE NË MAL TË ZI ME RASTIN E SHUGURIMIT TË PESHKOPIT JOANIKIJE Janë të Mbyllura
Këngëtarja kosovare, Kida dje publikoi këngën “Dinero”. Përkundër se sezona verore është në përfundim, Kida vendosi të mbyll verën më një hit. Brenda 23 orëve, Kida ka arritur të grumbulloj afro gjysmë milioni klikime. Kënga u prit shumë mirë nga publiku. Kida gjatë verës publikoi këngën “Dale” në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Butrint Imerin që rezultoi të jetë super hit. ...
Komentet te KIDA ME “DINERO” BRENDA 24 ORËVE ARRIN AFRO GJYSMË MILIONE KLIKIME (VIDEO) Janë të Mbyllura
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se për shkak të arratisjes së të paraburgosurit I.SH nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, ka suspenduar mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ndërsa tre zyrtarë të tjerë janë proceduar në komision disiplinor. Sipas njofitmit, deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale. “Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar komisionin hetimor të brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërësi”, thuhet në njoftim. ...
Komentet te ARRATISET I BURGOSURI, SUSPENDOHET MBIKËQYRËSI I INSTITUTIT TË PSIKIATRISË Janë të Mbyllura
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes avokatit të tij në Hagë, Gregory Keohe, ka kërkuar sërish përjashtimin e Kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilova, nga funksioni i saj në caktimin e gjyqtarëve të Apelit që do ta kenë në dorë vendimin për lirimin ose jo nga paraburgimi të ish-drejtorit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kërkesa e Keohes është parashtruar më 31 gusht dhe përmban gjithësej 22 faqe me argumente se pse Trendafilova duhet të përjashtohet nga funksioni i lartëpërmendur. E njëjta kërkesë ka dy konkluzione si më poshtë: KËRKON që të rishqyrtojë Vendimin për Përjashtim dhe Vendimin për Caktimin e Ankesës për Paraburgim; dhe KËRKON refuzimin ose përjashtimin e ...
Komentet te “SHKELI KUSHTETUTËN” – THAÇI KËRKON SËRISH PËRJASHTIMIN E TRENDAFILOVES Janë të Mbyllura
Fisnik Syla, biznesmeni nga Gjilani tashmë është bërë i njohur për publikuan e mediet falë partneres së tij, këngëtares Fjolla Morina. Ai po vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjete sociale, ndërsa publikon imazhe e video të ndryshme. Ai së fundmi ka ndarë një shkrim në InstaStory, me anë të të cilit ka marrë vëmendje e ka bërë të komentohet. “Zoti është i madh. Gjithçka po bëhet mirë. Zoti e do njeriun e drejtë”, ka shkruar ai. Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me bashkëshorten e tij, e cila po vazhdon të mbetet në paraburgim pas arrestimit të 19 korrikut. Arrestimi i saj u bë pas një urdhër-arresti të ...
Komentet te PARTNERI I FJOLLA MORINËS, FISNIK SYLA: ZOTI ËSHTË I MADH, GJITHÇKA PO BËHET MIRË Janë të Mbyllura
Në orët e mbrëmjes në Lipjan kanë ndodhur dy aksidente të ndara. Rreth orës 19:30, në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjete. Në këtë aksident lëndime të lehta tupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut. Ndërsa rreth orës 20:00 në rrugën “Fehmi Agani” poashtu në Lipjan, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete (një furgon dhe një veturë). Policia njofton se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ...
Komentet te NË DY AKSIDENTE TË NDRYSHME NË LIPJAN, LËNDOHEN TRE PERSONA Janë të Mbyllura
Djaloshi në plazh mbrojti kokën nga dielli në një mënyrë të pazakontë dhe u bë një hit viral. Një fotografi që thuhet se është bërë në Kroaci po përhapet në internet. Ylli kryesor i saj është një personazh që bëri mijëra njerëz të qeshin në rrjetet sociale për shkak të metodës së tij të pazakontë për të mbrojtur kokën nga dielli. Shikoni fotografinë e mëposhtme dhe vlerësojeni vetë. /Telegrafi/ ...
Komentet te DJALOSHI NË PLAZH MBROJTI KOKËN NGA DIELLI NË NJË MËNYRË TË PAZAKONTË DHE U BË HIT NË KROACI Janë të Mbyllura
Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim, ka kritikuar qasjen e partive politike në lidhje me promovimin e demokracisë dhe barazisë gjinore. Sipas të dhënave nga DnV-ja, nga 167 kandidatë për kryetar komunash, vetëm 13 prej tyre janë gra apo më pak se 8 për qind. Ndërsa, nga gjithsej 270 bartës të listave të subjekteve politike, grave u është besuar kjo pozitë në vetëm në 34 raste. Përfshirja e grave nuk është mirë as në listat zgjedhore, sipas modelit ‘zebër’ – ku çdo i dyti kandidat i përket gjinisë tjetër, subjektet politike edhe në këto zgjedhje janë mjaftuar me respektimin e kriterit pothuajse minimal ligjor prej 30%. ...
Komentet te DNV: SUBJEKTET POLITIKE NUK ARRIJNË TË PROMOVOJNË DEMOKRACI DHE BARAZI GJINORE Janë të Mbyllura