Java e dytë e shtatorit do të jetë me mot më të qëndrueshëm, me diell e vranësira. Temperaturat gjatë kësaj jave do të luhaten përreth vlerave mesatare. Sot do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite do të ketë edhe zhvillime të vranësirave të pakta lokale. Temperaturat sot do të sillen nga 10 deri në 24 gradë celsius. Indeksi i cilësisë së ajrit gjatë kësaj jave mbetet në përgjithësi në vlera të pranueshme dhe të mira. Vetëm orëve të pasdites, nën kushte të motit të kthjellët, vende-vende mund të ketë rritje të ozonit sipërfaqësor që shtynë indeksin të kalojë në vlera mesatare. ...
Komentet te MOTI SOT, ME DIELL DHE VRANËSIRA TË PAKTA Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Varianti delta i koronavirusit nuk shkakton raste më të rënda të COVID-19 te fëmijët dhe adoleshentët në krahasim me variantet e tjera, sipas të dhënave të para nga një studim i publikuar nga autoritetet shëndetësore amerikane. Shqetësimet për pasojat e variantit delta te të rinjtë janë rritur për disa javë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të numrit në rritje të fëmijëve të shtruar në spital. Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), agjencia kryesore federale e shëndetit publik në vend, studioi të dhënat nga pacientët e shtruar në spital për COVID-19 në 99 qarqe në 14 shtete. Agjencia krahasoi periudhën nga fillimi i marsit deri në mes ...
Komentet te CDC: VARIANTI DELTA NUK SHKAKTON RASTE TË RËNDA TE FËMIJËT DHE ADOLESHENTËT Janë të Mbyllura
Profesori universitar, Blerim Latifi, ka kritikuar praninë e liderëve shtetërorë në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku po luhet ndeshja e Kosovës me Greqinë. Latifi thotë se jemi në një kohë kur për një javë kanë vdekur 171 persona nga Covid-19, ndër ta edhe një foshnje 3 javëshe. “171 qytetarë të Kosovës, përfshirë një foshnje tri javëshe, kanë vdekur nga covidi vetëm gjatë kësaj jave. Gjasat e mëdha janë që edhe java e cila po vjen të jetë po kaq kobzezë. Në këtë situatë është vërtet e turpshme që krerët e shtetit të shfaqen në stadiumin e Prishtinës për të shijuar kënaqësinë e një loje futbolli. Po kaq të turpshme ...
Komentet te LATIFI KRITIKON PRANINË E LIDERËVE NË STADIUM: MARRE TË DALLDISESH NË NJË KOHË MORTI TË MADH Janë të Mbyllura
Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka shkuar me veshje ishtarake në “betejën” që po zhvillon Kosova me Greqinë në stadiumin Fadil Vokrri. Në fotografitë nga stadiumi ai shihet me pantollona të ngjashme me uniformën ushtarake, të cilat i kishte veshur edhe në ceremonitë e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Sadriu është parë me veshje të ngjashme thuajse në të gjitha rastet kur presidentja Vjosa Osmani ka prezantuar në aktivitete ushtarake./Periskopi ...
Komentet te PRINDON SADRIU NUK HARRON TË VISHET “USHTARAKISHT “AS NË LOJËN KOSOVË-GREQI Janë të Mbyllura
Kombëtarja e Kosovës dhe Greqia kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, sonte në ‘Fadil Vokrri’, raporton RTKLive.com. ‘Dardanët’ dhe grekët u ballafaquan në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’. Kombëtarja jonë, bëri paraqitje të mirë, sidomos në pjesën e parë, duke bërë presion të madh drejt portës grekë, por ishte skuadra mike që kaloj në epërsi përmes Anastasios Douvikas në minutën e 45+2’, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim. Në pjesëlojën e dytë, skuadra jonë kishte iniciativën në terren, duke e kërkuar golin e barazimit vazhdimisht dhe të cilin e gjeti në kohën shtesë në minutën e 90+2 përmes sulmuesit Vedat Muriqi. Pas ...
Komentet te VEDAT MURIQI SHPËTON KOSOVËN Janë të Mbyllura
Në Qendren e Mjekësisë Familjare në fshatin Besi të Prishtinës 18 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar me ushqim. Siç bëhet e ditur, pacientët kanë pasur simptomat si: Vjellje, ethe, barkqitje, dhembje të muskujve dhe temperaturë. Sipas raportit të Qendres Kryesore të Mjekësis Familjare në Prishtinë, pesë nga pacientët janë referuar në QMF në Emshir për të kryer testin anti-COVID, të cilët kanë rezultuar negative. Disa prej pacientëve që gjendjen e kanë pasur më të rëndë janë referuar për në Klinikën Infektive. Lidhur me rastin, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, ka thënë se një familje kishte porositur ushqim për 85 veta pasi ...
Komentet te 18 PERSONA DYSHOHET SE U HELMUAN NGA USHQIMI NË NJË TË PAME NË TRUDË TË PRISHTINËS Janë të Mbyllura
E hënë 30 gusht. Instituti Kombëtar publikon raportin 24 orësh dhe njofton se 20 persona kanë humbur jetën nga COVID 19-të. Në mesin e tyre dy qytetarë të moshës mes 40 dhe 50 vjeç. Shifrat e të vdekurve u rriten një ditë më pas. Të martën njoftimet zyrtare bëjnë me dije se 26 persona vdiqën nga virusi. Grafikoni i viktimave nga COVID-19 të mërkurën shënoi ulje të vogël duke regjistruar kështu 22 vdekje. Mirëpo mosha e të vdekurve ishte edhe më e re. Njëri prej tyre ishte rreth të tridhjetave. Dhjetë kufoma më shumë sesa e mërkurën kishte të enjten. Gjithsejtë 32 jetë të humbura vetëm brenda 24 orëve. ...
Komentet te JAVË E ZEZË NË KOSOVË, 171 PERSONA VDESIN NGA KORONAVIRUSI Janë të Mbyllura
Një shtetas i Kosovës dhe bashkëshortja e tij italiane janë kapur sot nga autoritetet policore në aeroportin “Adem Jashari”, nën dyshimin se kanë falsifikuar testet për koronavirus. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në aeroportin ‘Adem Jashari’, ku një qytetar i moshës 52-vjeçare, dhe bashkëshortja e tij e moshës 44-vjeçare, shtetase italiane, në tentim për të udhëtuar për në Verona (Itali), kanë prezantuar dy dokumente (teste për COVID), të cilat dyshoheshin se mund të ishin të falsifikuara. Pas pranimit të këtyre dy dokumenteve, policia ka filluar hetim lidhur me origjinalitetin e testeve. Është kontaktuar laboratori në emër të të cilit ishin lëshuar testet. Përgjigja nga laboratori ka qenë se nuk ...
Komentet te ARRESTOHET NË AEROPORTIN E PRISHTINËS 52-VJEÇARI DHE BASHKËSHORTJA E TIJ ITALIANE, DYSHOHET SE FALSIFIKUAN TESTET PËR COVID Janë të Mbyllura
Pjesa e parë mes Kombëtares së Kosovës dhe Greqisë, është mbyllur me epërsinë e grekëve prej 0-1, sfidë kjo që po luhet në ‘Fadil Vokrri’, raporton RTKLive.com. ‘Dardanët’ dhe grekët po ballafaqohen në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’. Kombëtarja jonë, ka bërë paraqitje të mirë në pjesën e parë, duke bërë presion drejt portës grekë, por ishte skuadra mike që kaloj në epërsi përmes Anastasios Douvikas në minutën e 45+2’. Sfida mes Kosovës dhe Greqisë, po luhet në pranin e 500 tifozëve. Pas pak nis pjesa e dytë. /RTKLive/ ...
Komentet te MBYLLET PJESA E PARË, GREQIA NË EPËRSI Janë të Mbyllura
Është arrestuar personi i cili ishte arratisur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi. “Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK, për të arratisurin nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, I.Sh, Policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtin. I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q.P Prishtinë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme”. ...
Komentet te ARRESTOHET PERSONI I CILI U ARRATIS NGA INSTITUTI I PSIKIATRISË FORENZIKË Janë të Mbyllura