Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

BIE NGA KATI I DYTË NJË PERSON NË SUHAREKË, LËNDOHET RËNDË

Lajme
Një person nga Suhareka ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga kati i dytë në katin e parë. Policia ka njoftuar se i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. “Raportohet se një person nga pakujdesia, nga kati i dytë, ka rënë në katin e parë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/ ...
Komentet te BIE NGA KATI I DYTË NJË PERSON NË SUHAREKË, LËNDOHET RËNDË Janë të Mbyllura

KAPEN RRETH NËNTË KILOGRAMË SUBSTANCË NARKOTIKE, DYSHOHET TË JETË KOKAINË

Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar rreth nëntë kilogramë substancë narkotike që dyshohen të jetë e llojit kokainë, si dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar në pikë-kalimin kufitar Vërmicë. Në njoftimin e Policisë thuhet se bashkëpunimi në mes të Doganës dhe Policisë së Kosovës si dhe asistenca e ofruar nga autoritetet e Shqipërisë, ka rezultuar me zbulimin dhe parandalimin e këtij rasti. Lexoni të plotë njoftimin Si rezultat i punës dhe bashkëpunimit të autoriteteve të përfshira në MIK (menaxhimi i integruar i kufirit), mbrëmë gjatë kontrolleve policore dhe doganore është parandaluar kontrabanda e rreth nëntë (9) kg, substancë narkotike që dyshohen të jetë e llojit ...
Komentet te KAPEN RRETH NËNTË KILOGRAMË SUBSTANCË NARKOTIKE, DYSHOHET TË JETË KOKAINË Janë të Mbyllura

KURTI DHE KOMISIONERI VARHELYI BISEDOJNË PËR AFGANËT TË STREHUAR NË KOSOVË

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, zhvilluan një bisedë telefonike, në të cilën u diskutua edhe për angazhimin e Kosovës në strehimin e qytetarëve afganë të shpërngulur nga konflikti në Afganistan.   “Kurti e njoftoi komisionerin Varhelyi për veprimet e autoriteteve përkatëse në ofrimin e kujdesit të plotë ndaj 683 qytetarëve afganë, që aktualisht janë në Kosovë nga 2.000 sa mund të jetë maksimumi përnjëherë”, thuhet në njoftimin për media. Tutje kryeministri Kurti gjatë kësaj bisede tha se gatishmëria e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ofruar ndihmën e saj në këtë çështje humanitare, ka edhe dimensionin e aleancës ...
Komentet te KURTI DHE KOMISIONERI VARHELYI BISEDOJNË PËR AFGANËT TË STREHUAR NË KOSOVË Janë të Mbyllura

SHQIPTOHEN MBI 2 MIJË GJOBA PËR MOS RESPEKTIM TË MASAVE ANTICOVID-19

Lajme
2 mijë e 641 qytetarë të Kosovës janë gjobitur nga policia përshkak të mosrespektimit të masave antiCOVID-19 të vendosura nga Institucionet shtetërore dhe shëndetësore.   Prej të hënës së 30 gushtit kur edhe kanë hyrë në fuqi masat antiCOVID-19 mijëra qytetarë u gjobiten për shkeljen e këtyre masave të cilat u bënë për parandalim të përhapjes së COVID-19. Në këto masa përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, kufizimi i punës së gastronomisë, shtyrja e fillimit të procesit mësimor deri më 13 shtator dhe masa tjera. Ndërkohë që shqiptimi i gjobave ngriti zëra që kjo po bëhet për inate dhe është një urdhër që të dënohen qytetarët, por që gjithë këto ...
Komentet te SHQIPTOHEN MBI 2 MIJË GJOBA PËR MOS RESPEKTIM TË MASAVE ANTICOVID-19 Janë të Mbyllura

VIZITA TRENDAFILOVËS – QËLLIM SQARIMI I PAQARTËSIVE LIDHUR ME GJYKATËN

Lajme
Vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova në Kosovë njohësi i çështjeve juridike, Përparim Gruda po e paralelizon me mungesën e efikasitetit të kësaj gjykate.   Sipas Grudës, Specialja ndër vite ka shënuar mungesë qartësie të proceseve gjyqësore dhe të tërësisë së punës e saj. “Vizita e kryetares së Gjykatës Supreme siç i themi ne në zhargonin e përditshëm padyshim që është e lidhur me mungesën e efikasitetit të punës së Gjykatës për këto vit dhe poashtu mungesën e një qartësie të proceseve gjyqësore dhe të tërësisë së gjykatës në punën e saj. Sepse e vërteta është se Gjykata Speciale tashmë i ka kaluar 5 vjet prej kur është ...
Komentet te VIZITA TRENDAFILOVËS – QËLLIM SQARIMI I PAQARTËSIVE LIDHUR ME GJYKATËN Janë të Mbyllura

24,484 RASTE AKTIVE ME CORONAVIRUS NË KOSOVË

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 24.484. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,685.   Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës. Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë ...
Komentet te 24,484 RASTE AKTIVE ME CORONAVIRUS NË KOSOVË Janë të Mbyllura

SOT SEANCA PËRGATITORE PËR GJYKIMIN E GUCATIT DHE HARADINAJT

Lajme
Në ora 09:30 do të nis seanca e radhës përgatitore për gjykim në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.   Konferenca përgatitore për gjykimin është e rregulluar me rregullën 117 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku ...
Komentet te SOT SEANCA PËRGATITORE PËR GJYKIMIN E GUCATIT DHE HARADINAJT Janë të Mbyllura

MOTI NË KOSOVË

Lajme
Mot i vranët e me intervale me diell do të mbajë këtë të mërkure në Kosovë. Rreth viseve malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.   Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. “Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth viseve malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet ...
Komentet te MOTI NË KOSOVË Janë të Mbyllura

RRËFIMI EMOCIONUES I 26-VJEÇARES AFGANE QË ERDHI NË SHQIPËRI (VIDEO)

Lajme
“Emri im është Sana, jam 26 vjeç. Kam ardhur nga Kabuli.” Sana është një nga qindra vajzat afgane që u detyruan të largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar regjimit taleban. Ajo nuk dëshiron që mbiemri i saj dhe i bashkëshortit, Abdul Wasey, të bëhen publik, pasi kanë lënë pas familje të cilëve u rrezikohet jeta. Në Kabul, puna e saj ishte të menaxhonte rrjetet sociale dhe të prodhonte emisione për një rrjet të madh televiziv. “Punonim me një staf produksioni, dhe prodhonim emisione që evidentonin problemet e grave dhe vajzave, të fëmijëve dhe çështje të tjera që nuk marrin shumë vëmendje në vendin tonë, si për shembull shëndeti ...
Komentet te RRËFIMI EMOCIONUES I 26-VJEÇARES AFGANE QË ERDHI NË SHQIPËRI (VIDEO) Janë të Mbyllura

ISMAILI THOTË SE PRISHTINA MUND TË ZHVILLOHET NË KRYEQYTETIN MË ATRAKTIV NË BALLKAN

Lajme
Kandidati i PDK-së për postin e kryetarit të Prishtinës, Uran Ismaili, njoftoi se dy fëmijët e tij i ka regjistruar në shkollën “Ismail Qemali” në kryeqytet, aty ku tha se edhe ai e ka përfunduar shkollimin fillor, për të dhënë kështu simbolikën që beson në sistemin publik të edukimit. Gjatë intervistës për emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai u shpreh se do të del me plan konkret që t’i zhvillojë shkollat dhe që fëmijët të jenë të aftësuar për botën digjitale, si dhe shpalosi idenë e tij në lidhje me “Prishtinën e Gjelbër”. Përveç kësaj, Ismaili po ashtu foli edhe në lidhje me planin e tij rreth hapësirës së tulltores ...
Komentet te ISMAILI THOTË SE PRISHTINA MUND TË ZHVILLOHET NË KRYEQYTETIN MË ATRAKTIV NË BALLKAN Janë të Mbyllura