Peja përsëri është tronditur kësaj radhe nga një vrasje e dyfishtë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj kanë mbetur të vrarë në orët e pasdites. Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Burime të Indeksonline zbulojnë prapaskenat e rastit. Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri tjetrit me ç’rast kanë mbetur të vrarë. I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllai i Astrit ...
Komentet te RAPORTOHET SE DY TË VRARËT NË PEJË U GJUAJTËN MES VETE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Të shtëna me armë zjarri pati sonte në qytetin e Pejës, saktësisht në afërsi të shkollës së mesme ekonomike ‘Ali Hadri’. Si pasojë e këtyre të shtënave jetën humbi kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj. Por përpos Ademaj jetën humbi edhe Blerand Kadriaj, ish kandidati i PDK-së për Komunën e Deçanit. Nga detajet e deritanishme theksohet se të shtënat me armë ishin në drejtim të njëri tjetrit, por si pasojë i plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt. Në vendin e ngjarjes me të marrë informatën kanë arritur edhe njësitë emergjente, por që dy nga viktimat janë dërguar pa shenja jete në Spitalin ...
Komentet te VIKTIMA E DYTË NË PEJË ËSHTË ISH-KANDIDATI I PDK-SË PËR KOMUNËN E DEÇANIT Janë të Mbyllura
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj është vrarë sonte rreth orës 20:20 në qytetin e Pejës. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti. “Dy persona janë vrarë, njëri është Astriti”, tha shkurtimisht ai. Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin, se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri”, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i plagosur. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi deklaroi se tashmë në vend të ngjarjes janë Policia dhe Prokuroria. /Telegrafi/ ...
Komentet te VRITET ASTRIT ADEMAJ, KANDIDATI I PDK-SË PËR KRYETAR TË PEJËS Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Pejës. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dyshohet se dy persona kanë vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Policia në Pejë ka thënë për Telegrafin, se rasti ka ndodhur rreth orës 20:20, afër Shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Bëhet e ditur, njëri nga ta është Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). /Telegrafi. ...
Komentet te DY TË VRARË DHE NJË I PLAGOSUR NGA TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË PEJË Janë të Mbyllura
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës dhe deputeti aktual i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërcënuar Albanian Post se nëse vazhdohet të raportohet për të ai do të ndërmarr masa të ashpra. “Do ta bëjë edhe ma zi se në Klan”, ka qenë një nga kërcënimet e Abazit, kur është kontaktuar nga Albanian Post për të marrë një prononcim për emrat e ambasadorëve të rinj të Kosovës, pasi Abazi është kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Parlamentin e Kosovës. Kërcënues dhe i shthurur Abazi është treguar veçanërisht kur ka folur për drejtorin e mediumit, Baton Haxhiu. “Ta bëj më zi se në Klan, për besë ...
Komentet te HAKI ABAZI KËRCËNON MEDIUMIN E BATON HAXHIUT: MOS MA NXIRRNI TË KEQËN PREJ BARKU – TA BËJ EDHE MA ZI SE NË KLAN (AUDIO) Janë të Mbyllura
Në vend të tij, Kryetarja e Speciales Ekaterina Trendafilova caktoi Emilio Gattin. Kjo ka shtyrë mbrojtjen e ish-Presidentit të Kosovës të kërkojë shkarkim edhe të Gattit. Jo domosdoshmërish sipas avokatit, gjyqtari italian mund të jetë i njëanshëm por emërimi i tij nga Trendafilova u bë pa pritur e pa bazë ligjore. E se Gatti mund t’ia bëjë argatin kryetares sipas mbrojtjes lënë vend për dyshime disa veprime të Trendafilovës, njofton Klan Kosova. Përmendet fakti se Kryetarja e Dhomave të Specializuara dhe kryeprokurori i Speciales nuk mbajtën vetëm takime të ndara me trupa diplomatike, por edhe tryeza të përbashkëta, një më 7 dhjetor 2020 dhe një tjetër më 11 shkurt. Në ...
Komentet te MBROJTJA E THAÇIT KËRKON SHKARKIMIN E GJYQTARIT TË SPECIALES, GATTI Janë të Mbyllura
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte sfidon Spanjën në ‘Fadil Vokrri’, raporton RTKLive.com. ‘Dardanët’ dhe ‘Furia Kuqe’ do të përballen në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës ‘Katar 20222’. Kosova në duel me spanjollët hynë pas fitores ndaj Gjeorgjisë (1-0) dhe barazimit me Greqinë (1-1). Kombëtarja jonë do të provoj që të befasojë skuadrën spanjolle. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e Spanjës me rezultat 3-1. Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave: Kosova: Muric, Hadërgjonaj, Rrahmani, Fazliji, Vojvoda, Rashani, Loshaj, Dresevic, Bytyqi, Rashica, Muriqi Spanja: Simon, Reguilon, Laporte, Martinez, Llorente, Busquets, Koke, Soler, Torres, Fornals, Morata. Ndeshja Kosova-Spanja nis në orën ...
Komentet te KOSOVA-SPANJA, JA FORMACIONET ZYRTARE Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen Sadrija, të cilët kanë humbur dy fëmijët pasi zjarri kishte përfshirë shtëpinë e tyre. Osmani në telegramin e ngushëllimit shkruan se bashkëndjen me familjet për humbje të parakohshme të fëmijëve të tyre, transmeton Telegrafi. “E nderuar familje Sadrija, Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për shuarjen e jetëve të djemve tuaj në një aksident zjarri. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjet për këtë humbje të parakohshme të fëmijëve tuaj! I përhershëm qoftë kujtimi për ta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. Ndryshe, Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur se dy fëmijë kanë vdekur në fshatin Ujz të Gjakovës ...
Komentet te VDEKJA E DY FËMIJËVE NGA ZJARRI NË GJAKOVË, OSMANI NGUSHËLLON FAMILJEN SADRIJA Janë të Mbyllura
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po dyshohet për keqpërdorim të mbi 104 mijë eurove me një tender për sistemin e kamerave. Një komision prej tre anëtarëve kishte nënshkruar pranimin e mallit, por në fakt malli nuk ekziston në depon e QKUK-së. Menaxhmenti i QKUK-së e ka raportuar rastin në Polici dhe Prokurori, pas raportit të Auditimit të Brendshëm. Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paguar 104,751 euro në shtator të vitit të kaluar për furnizim me kamera për objektet brenda këtij institucioni, si dhe dhomën e monitorimit të tyre. Por në fakt ky projekt nuk u realizua kurrë pasi në depon e QKUK-së nuk gjenden fare pajisjet e ...
Komentet te DYSHIME PËR KEQPËRDORIM TË 104 MIJË EUROVE NË QKUK ME TENDERIN E KAMERAVE Janë të Mbyllura
Vlora Ibishi, gjinekologe obstetër, thotë se 14 gra shtatzëna që janë duke u trajtuar pas infektimit me COVID-19 nuk janë të vaksinuara. Ibishi deklaroi se të pavaksinuara kanë qenë edhe shtatzënat tjera që janë trajtuar në klinikë e që tashmë janë liruar për në shtëpi. “Në raportin COVID në Klinikën e Gjinekologjisë deri në ora 14:30 kanë qenë të shtrira 14 gra dhe të gjitha janë COVID pozitivë. Por, ky numër mund të ndryshojë nga momenti në moment”. “Gjendja e tyre është stabile në përjashtim të një pacienteje e cila është transferuar në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive. Asnjëra nga 14 gratë shtatzëna që janë duke u trajtuar nuk kanë qenë të ...
Komentet te IBISHI: GRATË SHTATZËNA QË PO TRAJTOHEN NGA COVID-19 NUK JANË TË VAKSINUARA Janë të Mbyllura