Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KURTI TAKON MERKELIN JAVËN E ARDHSHME

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.   Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, raporton për Express. Kryeziu ka bërë të ditur se Kryeministri Kurti dhe Kancelarja Merkel do të takohen gjatë javës së ardhshme, në Tiranë. “Mundem me e konfirmu që Kryeministri Kurti do të takohet me Kancelaren Merkel gjatë javës së ardhshme në Tiranë”, ka deklaruar Kryeziu. Ndryshe, Merkel do ta vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator. Në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri, Merkel do të takohet edhe me krerës e Qeverisë së Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Në ...
Komentet te KURTI TAKON MERKELIN JAVËN E ARDHSHME Janë të Mbyllura

VRASJA E DYFISHTË – GJITHÇKA QË NDODHI NË INCIDENTIN TRAGJIK NË PEJË

Lajme
Vrasja e mbrëmshme në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën, ku të vdekur mbetën kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i po kësaj partie, Blerand Kadrijaj. Telegrafi mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj dhe Prokurorja e Rastit, Valbona Haxhosaj. Ndryshe, për vrasjen e dyfishtë në Pejë kanë reaguar liderët e institucioneve dhe partive politike, duke kërkuar nga organet e hetuesisë që të zbardhet rasti sa më shpejt. Përveç Kryeprokurorit dhe prokurores në vendin e ngjarjes shihen numër i madh i hetuesve policor. Të mërkurën mbrëma, dy zyrtarë të lartë të PDK-së, kandidati për kryetar të Komunës, ...
Komentet te VRASJA E DYFISHTË – GJITHÇKA QË NDODHI NË INCIDENTIN TRAGJIK NË PEJË Janë të Mbyllura

AAK PUSHON AKTIVITETIN PËR DY DITË NË DEÇAN PAS VRASJES SË BLERAND KADRIJAT

Lajme
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këtë komunë, do ta pushojë gjithë aktivitetin e saj për dy ditët e ardhshme.   Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ramosaj ka thënë se kjo do të bëhet në shenjë nderimi për bashkëvendasin e tyre, njëherit ish-kandidat për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, i cili mbeti i vrarë mbrëmë në Pejë. “Në shenjë nderimi per bashkëvendasin tonë, ish-kandidatin për Kryetar të Deçanit, z.Blerand Kadrijaj, Aleanca për Ardhmerinë e Kosoves – AAK, në Deçan, e pushon gjithë aktivitetin e saj për dy ditët e ardhshme. Kjo në shenjë nderimi për Blerandin, ...
Komentet te AAK PUSHON AKTIVITETIN PËR DY DITË NË DEÇAN PAS VRASJES SË BLERAND KADRIJAT Janë të Mbyllura

VRASJA E DYFISHTË – GJITHÇKA QË NDODHI NË INCIDENTIN TRAGJIK NË PEJË

Lajme
Ngjarje tragjike ka ndodhur të mërkurën mbrëma në qytetin e Pejës. Dy zyrtarë të lartë të PDK-së, kandidati për kryetar të Komunës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, pas një konflikti, janë gjuajtur me armë zjarri ku dhe kanë mbetur të vdekur. Po ashtu vëllai i Astritit, Avniu, është plagosur, i cili sipas mjekut kujdestar në spitalin e Pejës, është rrezikut për jetë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar për Telegrafin se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20: 20, afër Shkollës së Mesme “Ali Hadri”. Pas patrullimi në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dy revole dhe disa fishekë, të cilat dyshohet se janë ...
Komentet te VRASJA E DYFISHTË – GJITHÇKA QË NDODHI NË INCIDENTIN TRAGJIK NË PEJË Janë të Mbyllura

TRAGJEDIA NË TETOVË: 26 PACIENTË KANË QENË TË HOSPITALIZUAR GJATË SHPËRTHIMIT TË ZJARRIT, 14 KANË NDËRRUAR JETË

Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se nga zjarri i mbrëmshëm në kovid-qendrën në Tetovë, jetën e kanë humbur 14 persona. Nga ministria thonë se gjatë kohës së zjarrit, në këtë qendër ka pasur gjithsej 26 pacientë, ndërsa 12 të tjerët janë në mjekim në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. “Në kovid-qendrën në Tetovë gjatë shpërthimit të zjarrit ka pasur gjithsej 26 pacientë, prej të cilëve 14 kanë ndërruar jetë, ndërsa 12 janë duke u mjekuar në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Nuk ka viktima nga stafi mjekësor, por disa janë me lëndime të lehta”. “Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllime tek familjarët ...
Komentet te TRAGJEDIA NË TETOVË: 26 PACIENTË KANË QENË TË HOSPITALIZUAR GJATË SHPËRTHIMIT TË ZJARRIT, 14 KANË NDËRRUAR JETË Janë të Mbyllura

QYTETARI NË PRIZREN DORËZON NË POLICI TË HOLLAT E GJETURA

Lajme
Një qytetar nga Prizreni, F.H, ka gjetur një shumë të caktuar të hollave në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren.   Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit. “Kjo shumë e të hollave deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë (i kanë humbur). Lusim, pronarin e  vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Prizren dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato”, thuhet në njoftim. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e ka falënderuar qytetarin F H, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në ...
Komentet te QYTETARI NË PRIZREN DORËZON NË POLICI TË HOLLAT E GJETURA Janë të Mbyllura

VAKSINA ANTICOVID NUK SHKAKTON STERILITET, NUK JU BËN DËM AS SHTATZËNAVE`

Shëndetësi
Gjinekologu Blerim Syla ka bërë thirrje që të vaksinohen të rinjtë dhe gratë shtatzëna në Kosovë, dhe këtyre të fundit tu jepet përparësi nëpër Qendrat e Vaksinimit.   Syla ka thënë se nuk ka asnjë indikacion se kjo vaksinë u bën dëm shtatzënave. “Unë kam thirrje për gratë shtatzëna dhe për të gjithë të tjerët. Një apel për gratë shtatzëna që të vaksinohen, nuk ka asnjë indikacion që vaksina shkakton diçka te shtatzënat”, tha Syla. Ai bëri apel edhe tek të rinjtë që të vaksinohet, duke theksuar se vaksina antiCOVID nuk shkakton sterilitet. “Një apel edhe për të rinjtë, mos u frikësoni që të vaksinoheni sepse nuk shkakton sterilitet, i ...
Komentet te VAKSINA ANTICOVID NUK SHKAKTON STERILITET, NUK JU BËN DËM AS SHTATZËNAVE` Janë të Mbyllura

ZJARRI NË SPITALIN MODULAR TË TETOVËS, VAZHDOJNË TË NXIRREN VIKTIMA TË TJERA

Maqedoni
Në spitalin modular të Tetovës ku pak çaste më parë ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm, vazhdojnë të nxirren ende viktima. Ndërsa në vendin e ngjarjes përveç ekipeve të zjarrëfikësve në vendin e ngjarjes ka edhe turma të shumta të qytetarëve të cilët kanë ardhur të kontrollojnë familjarët e tyre. Raportohet se numri i viktimave është 9, por akoma nuk është zyrtar. Më shumë se 30 zjarrfikës kanë intervenuar në këtë zjarr, me shtatë makina zjarrfikëse./Telegrafi/ ...
Komentet te ZJARRI NË SPITALIN MODULAR TË TETOVËS, VAZHDOJNË TË NXIRREN VIKTIMA TË TJERA Janë të Mbyllura

EKSPLODIMI NË SPITALIN E TETOVËS, KURTI: JEMI TË GJITHË ME SHPIRT E ZEMËR PRANË TETOVËS

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi,  pas rastit tragjik që ka ndodhur në spitalin e Tetovës, ku raportohet për disa persona të vdekur. Siç njofton zyra e Kryeministrit, eksplodimi në spital, ka marrë jetën e shumë pacientëve, transmeton Telegrafi. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti porsa zhvilloi sonte një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për ngjarjen e rëndë në një spital modular atje. Eksplodimi i fuqishëm duket që ka marrë shumë jetë njerëzish, kryesisht pacientë. Kurti i shprehu ngushëllime Kryetares Arifi për këtë tragjedi dhe gatishmërinë për ndihmë, për çfarë Kryetarja Arifi ...
Komentet te EKSPLODIMI NË SPITALIN E TETOVËS, KURTI: JEMI TË GJITHË ME SHPIRT E ZEMËR PRANË TETOVËS Janë të Mbyllura

SHUHET ZJARRI NË SPITALIN E TETOVËS, KA VIKTIMA

Maqedoni
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali i Tetovës ku sot u shkaktuar zjarr, tha se sipas njoftimeve të para sot në orën 21:02 minuta te zjarrfikësit është paraqitur rasti për shpërthimin e zjarrit. Arifi tha se ende nuk dihtet për numrin e viktimave. Për media deklaratë dha  edhe zv. komandiri i zjarrfikësve në Tetovë i cili tha se rasti te ata është paraqitur në orën 21:02, ndërsa është shuar i tëri në orën 21:45. Ai tha se derisa po digjej spitali i modeluar ka vazhduar nxjerrja e viktimave që ishin brenda, ndërsa deri më tani është konfirmuar vetëm një rast vdekje. Ai tha se ende nuk dihen ...
Komentet te SHUHET ZJARRI NË SPITALIN E TETOVËS, KA VIKTIMA Janë të Mbyllura