Deputetja dhe aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi, ka kohë që tashmë është në lidhje dashurie. Dhe, së fundmi ajo ka zgjuar dyshime për një shtatzëni të mundshme, shkruan lajmi.net. Kjo pas imazhit të fundit të publikuar në rrjete sociale ku format trupore dukeshin me ndryshe se sa jemi mësuar të shohim. Menjëherë pas postimit ishin komente të shumta nga ndjekësit të cilët aluduan për një shtatzëni. ”Si shtatzënë po dukesh”,”Mashallah po dokesh”, shkruanin disa ndjekës./Lajmi.net/ ...
Komentet te A ËSHTË SHTATZËNË ADRIANA MATOSHI? Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
(E plotësuar) Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar nevojën për vaksinimin me dozën e tretë kundër Covid 19, derisa ka theksuar se situata epidemiologjike është ende e brishtë dhe se nuk do të ketë lirim të masave as pas 13 shtatorit. Në konferencën për medie, pas mbledhjes së qeverisë, ministri Vitia tha se rënia e rasteve ditëve të fundit jep shpresë për një fazë më qetësuese në raport me ditët dhe javët e kaluara. “Situata epidemiologjike edhe pse në tri katër ditët e fundit ka pasur një tendencë të rënies me pozitivitet nën 10 përqind, nga mbi 20 përqind që ishte para dy jave, vazhdon të jetë e ...
Komentet te VITIA: NUK PRITET LEHTËSIMI I MASAVE KUNDËR COVID-19 Janë të Mbyllura
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiu ka thënë se ideja e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca që të shtyhen zgjedhjet lokale, ka të bëjë me frikën e LVV-së për të dalë para qytetarëve të vendit. Ai po ashtu tha se LVV me këtë ide po synon të cenojë demokracinë në vend. “Përdorimi i një fatkeqësie për përfitime politike është atak në demokracinë. Në qoftë se të gjithë mekanizmat shtetërorë të kapjes së shtetit vihen në këtë shfrytëzim, atëherë po e sulmojnë demokracinë dhe për këtë s’mund të kemi pajtim. Pra, pikërisht se po na dhimben jetërat e njerëzve kemi kërkuar shkurtim të fushatës, për t’i shërbyer demorkacisë ditën e zgjedhjeve, jo ...
Komentet te ABDIXHIKU PËR SHTYRJEN E ZGJEDHJEVE LOKALE: LVV PO E SHFRYTËZON TRAGJEDINË PËR PËRFITIME POLITIKE Janë të Mbyllura
Don Xhoni është aktualisht ndër reperët e pëlqyer në vend duke sjellë projekte që u priten mirë nga publiku. Pas shumë koncerteve që i zhvilloi gjatë verës që po lëmë pas, reperi nga Drenica ka filluar pushimet. Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) përmes postimeve në Instagram ka njoftuar fansat që ka udhëtuar drejtë Italisë. Destinacioni që reperi ka zgjedhur në shtetin italian është Venecia, nga ku edhe ka publikuar fotografi. Në këtë udhëtim, ai është i shoqëruar me disa prej miqve dhe bashkëpunëtorëve. Ndërkohë, pasi ka shijuar sukseset e hitve të fundit, reperi ka paralajmëruar fansat se shumë shpejt i pret një befasi dhe se projektet e reja janë rrugës. /Telegrafi/ ...
Komentet te DON XHONI FILLON PUSHIMET, SI DESTINACION ZGJEDH ITALINË Janë të Mbyllura
Kimete Berisha në faqen e saj në Facebook ka bërë një postim në lidhje me deklaraten e Besnik Bislimit. Më poshtë gjeni postimin e plotë: Besnik, mos u bëj çetnik! – Kush janë këta njerëz? Besnik Bislimi ka thënë se ‘Serbia nuk do dialog serioz me shqiptarët’, ndërsa, po kësaj Seribie joserioze, i ka premtuar se do t’ia tregojë ‘sekretet’ e UÇK-së! Kush je TI që flet në emër të UÇK-së, dhe kush të ka thënë Ty se UÇK-ja ka ‘arkiva’! Qysh u lidhe Ti aq fort me Serbinë sa t’ia besosh edhe arkivat e UÇK-së! Pse ti u beson arkivave serbe, kur ato redaktohen sipas nevojave të shtetit që ...
Komentet te GODET KIMETE BERISHA: BESNIK, MOS U BËJ ÇETNIK! Janë të Mbyllura
Pacienti me COVID-19 nuk e lë çajin e ‘rusit’ as në QKUK: Maraklia mbetet marakli! Kosovarët njihen si konsumues të mëdhenj të çajit të zi, që ndryshe njihet si çaj i rusit. Gotat ikonike me katër pika të kuqe dhe katër vija të gjelbërta, nuk po mungojnë as në hapësirat brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në repartet ku po trajtohen pacientët e infektuar me COVID-19. Një person ka publikuar në grupin ‘Maniakë të fotografisë’ një fotografi ku shihet një pacient i shtrirë dhe me gotë të çajit në njërën dorë e në tjetrën maskën e oksigjenit. “Me via e me pika. Maraklia mbetet marakli edhe me Covid e mungese ...
Komentet te PACIENTI ME COVID-19 NUK E LË ÇAJIN E ‘RUSIT’ AS NË QKUK Janë të Mbyllura
Kanë kaluar dhjetë ditë që nga miratimi i masave të reja kudër COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë. Një nga masat që u miratua është që të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të tregojnë certifikatën e vaksinimit apo testin RT PCR jo më të vjetër se 72 orë. Që atëherë në Policinë e Kosovës janë raportuar dhe iniciuar gjithsej 11 raste për falsifikim të testeve PCR COVID-19 dhe një rast tjetër për mos veprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka thënë për KALLXO.com se nga këto raste janë ngritur nëntë kallëzime penale, ndërsa tri raste tjera janë ende nën hetime. Të njëjtit thanë ...
Komentet te BRENDA DHJETË DITE JANË RAPORTUAR 11 RASTE TË FALSIFIKIMIT TË TESTIT COVID Janë të Mbyllura
Ish-nënkryetari i qeverisë së Serbisë dhe shefi i trupit koordinues për Kosovë, Nebojsha Çoviç ka thënë se “vërtetimi i ‘vdekjes klinike’ të marrëveshjes së Brukselit e shohim nga dita në ditë, përmes shumë dokumenteve dhe marrëveshjeve që janë nënshkruar, por që nuk janë përmbushur në vepër”, shkruan “Pink TV” Sipas tij, Be nuk mundet të ndikojë ndaj Prishtinës në përmbushjen e marrëveshjes së Brukselit. “Do të shohim çka do të ndodhë interesant në kuadër të BE-së. Mos të harrojmë zgjedhjet në Gjermani, Francë, në faktin se nuk mund të harmonizojnë qëndrimet mes vetes rreth masave në lidhje me virusin edhe pandeminë, e kemi parë sa ishin solidarë mes vete. ...
Komentet te ÇOVIÇ: MARRËVESHJA E BRUKSELIT KA PËSUAR “VDEKJE KLINIKE” Janë të Mbyllura
Historiani dhe artisti kosovar, Genc Prelvukaj, ka kërkuar që ministrja Donika Gërvalla të lirohet nga detyra e saj prej kryediplomateje, pasi Prelvukaj thotë se ajo është e paaftë për detyrën e saj. Prelvukaj thotë se në kohën kur do të duhej një angazhim energjik, Kosova ka në krye të diplomacisë në njeri të paaftë. “E para e diplomacisë së Kosovës, znj.Gërvalla Schwarz, duhet të lëvizë nga vendi menjëherë. Kemi njeriun më të paaftë në detyrë, në kohën kur do të duhej të vihej në veprim çdo energji dhe dije kundrejt çështjeve të pazgjidhura në rrafshin ndërkombëtar”, ka shkruar Prelvukaj. Ai tutje thotë se MPJ-ja është në përgjumje të thellë, ...
Komentet te KËRKOHET SHKARKIMI I MINISTRES DONIKA GËRVALLA Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar deklaraten e zv.kryeministri Bislimi, në Bruksel, i cili ka deklaruar se Beogradi është pajtuar t’i hapin arkivat për UÇK-në Çitaku në ‘Facebook’, ju ka drejtuar Bislimit duke i thënë se, me pasë pasë UÇK-ja arkiva të tilla, deri më tani kishin dalë. Sipas saj, kjo është një grackë e rrezikshme, me pasoja të frikshme. Postimi i plotë: Zv.kryeministri paska deklaruar në Bruksel se Beogradi është pajtuar t’i hapin arkivat, e aty paska thanë edhe diçka për hapjen e arkivave për UÇK-në. Zoti Bislimi, për cilat arkiva e ke fjalën? Arkivat e Beogradit për UÇK-në? Ato tashmë janë në Hagë. Arkivat e Kosovës ...
Komentet te ÇITAKU: ZOTI BISLIMI, PËR CILAT ARKIVA E KE FJALËN? Janë të Mbyllura