Drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ka dhënë dorëheqje pasditen e sotme. Ai e ka bërë lajmin publik në rrjetet sociale. Ai e motivon dorëheqjen e tij per arsye morale për tragjedinë e ndodhur ne spitalin e Tetovës ku humbën jetën 14 persona nga zjarri që përfshiu spitalin modular. Postimi i plotë i ish-drejtorit Florin Besimi: Të nderuar qytetarë, të dashur tetovarë, Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të të gjithë të punësuarve nga Spitali Klinik i Tetovës, edhe njëherë të shpreh ngushëllimet deri te familjet e viktimave që humbën jetët e tyre në ngjarjen tragjike që ndodhi në Spitalin modular për KOVID në Tetovë. ...
Komentet te DREJTORI I SPITALIT TË TETOVËS, FLORIN BESIMI JEP DORËHEQJE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Deklarata për hapjen e arkivave që kanë të bëjnë me UÇK-në, është një thikë pas shpine ndaj të gjithë personave që ndodhen në paraburgim në Hagë dhe ndaj atyre ndaj të cilëve mund të ngriten aktakuza, tha Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi. Miftaraj thekson se zëvendëskryeministri Besnik Bisilimi e ka shtrembëruar një të vërtetë duke përçuar mesazh te pala serbe se Kosova ka pasur arkiv dhe UÇK-ja ka qenë një ushtri e rregullt dhe ka arkivuar të gjitha ato se çfarë kanë ndodhur gjatë luftës. “Unë besoj që është gabim amatoreskt në këtë rast i zëvendëskryeministrit Bislimi, së paku për dy arsye, dhe e para ...
Komentet te HAPJA E ARKIVAVE, MIFTARAJ: THIKË PAS SHPINE PËR ATA QË PO GJYKOHEN NË HAGË Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një videomesazhi u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve nga virusi COVID-19, duke thënë se pikëllimi që ka kapluar mbarë njerëzimin nuk e bën më të vogël dhimbjen që ndjen secili kur e humb të afërmin e vet, e sipas tij, atë dhimbje s’e lehtëson dot askush, veç koha deri diku. “Falënderim e mirënjohje infermierëve dhe mjekëve, policëve dhe inspektorëve, për këto mbi 500 ditë pune e beteje vetëmohuese”, ka thënë Kurti. Më tej, Kurti tha se sot mund të duket sikur qeveria të cilën ai e udhëheq do të mund të bënte më shumë gjatë muajve qershor dhe korrik, ...
Komentet te KURTI: PËRHAPJA E VARIANTIT DELTA ËSHTË EKSPLOZIVE, PRANDAJ VAKSINOHUNI Janë të Mbyllura
Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditura detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike. Murati ka thënë se të drejtë në këtë pagesë do të kenë edhe lehonat e punësuiara edhe ato që figurojnë si të papuna. “Pagesat për lehona do të ofrohen për të gjitha gratë që janë mbi 18 vjeç, shtetase të Republikës së Kosovës e që kanë lindur fëmijë nga data 1 gusht e këtij viti e tutje. Pagesa bëhet për dy kategori”, tha Murati. “Pagesa bëhet për lehonat e papunësuara, ato që na ATK figurojnë si të papunësuara në 12 ...
Komentet te MURATI: LEHONAT E PAPUNËSUARA DO TË PAGUHEN NGA 6 MUAJ ME PAGËN MINIMALE, ATO TË PUNËSUARA 3 MUAJ (VIDEO) Janë të Mbyllura
Në Kosovë sot ka arritur numri prej 1 milion doza të vaksinave të administruara. Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate për medie. “Është shumë e rëndësishme që të mbajmë ritmin pozitiv të vaksinimit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MSH-së. Po ashtu, MSH ka falënderuar ekipet e vaksinimit për punën e bërë deri më tani. “1 MILION vaksina te administruara. Mirënjohje ekipeve të vaksinimit për punën e çmuar dhe besimin e patundur për të arritur këtë nivel të trendit të vaksinimit në një kohë të pazakontë. Le të i bashkojmë thirrjet ...
Komentet te 1 MILION VAKSINA ANTICOVID TË ADMINISTRUARA DERI MË TANI NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizimit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka thënë se kanë kërkuar që të negociojnë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që të hiqet ora policore në vend. Sipas Sogojevës, arsyeja se pse kanë kërkuar nga Vitia që të hiqet ora policore është sepse nuk ka nevojë për një gjë të tillë sepse lokalet mbyllën në ora 21:30 dhe se nuk ka më qarkullim. Tutje, ai thotë se sektori i gastronomisë ka qenë më i prekuri nga masat e marra për parandalimin e përhapjes së virusit korona. “Sektori ynë ka qenë më i prekuri. Kur sektori i gastronomisë dhe i turizmit në përgjithësi ka një ...
Komentet te ODA E HOTELERISË KËRKON QË TË LEJOHET PUNA EDHE BRENDA LOKALEVE Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 238 tiketa në bazë të Ligjit antiCOVID. Kështu është bërë e ditur përmes raportit ditor të Policisë së Kosovës. Sipas këtij raporti, janë shqiptuar po ashtu edhe 1 mijë e 717 tiketa trafiku, teksa janë arrestuar 26 persona. Në këtë raport është bërë e ditur po ashtu se 14 persona janë dërguar në mbajtje. Teksa, 8 persona të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit. ...
Komentet te POLICIA SHQIPTON MBI 2 MIJË TIKETA PËR MOS-RESPEKTIM TË LIGJIT ANTICOVID Janë të Mbyllura
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Kulturës, Shkencës (SBAShK) do të respektojë çfarëdo vendimi që do të marrin institucionet vendit, për fillimi apo shtyrjen e vitit të ri shkollor. Kështu ka thënë i pari i SBAShK-ut, Rahman Jasharaj. Jasharaj madje ka një kërkesë për Qeverinë e vendit, që të tregoj nëse ka shtyrje apo jo të vitit të ri shkollor. “Nëse e lexojmë drejt deklarimin për medie të ministres Arbërie Nagavci, mbetet të kuptohet se ka gjasa që të shtyhet viti i ti shkollor, dhe unë jam i autorizuar të përsërisë atë qëllimin që ka SBAShK-u”, tha ai per EO. “…ne do të respektojmë çdo vendim që sjellin institucionet përgjegjëse dhe ...
Komentet te JASHARAJ: DO TA RESPEKTOJMË VENDIMIN PËR SHTYRJEN E FILLIMIT TË MËSIMIT Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se sot është takuar me Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova. Ajo tha se në këtë takim është diskutuar për funksionimin e Gjykatës Speciale dhe për një vizitë të Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht të personave të cilët janë në paraburgim. Ministrja Haxhiu njoftoi se kjo vizitë pritet të ndodh në fund të këtij muaji. “Anjëherë, asnjë Ministër i Drejtësisë, nuk ka pasur as interesin më të vogël në raport me personat që janë në paraburgim, ne kemi menduar se është obligim i joni institucional që ta bëjmë një vizitë të tillë në raport me kërkesat që kanë, në raport me ...
Komentet te HAXHIU: ZV/MINISTRI SALLAHU NË FUND TË MUAJIT VIZITON ISH-KRERËT E UÇK-SË Janë të Mbyllura
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të largojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Kjo do të vlejë derisa të dalë në dritë e vërteta e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e shpalli persona “non-grata” ish-liderin demokrat. Në një deklaratë për mediat, teksa theksoi rolin e rëndësishëm të Berishës në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, kryedemokrati Basha ka përsëritur thirrjen për transparencë në këtë proces. Më tej Basha shtoi se partneriteti i Partisë Demokratike me SHBA-të është i pacenueshëm dhe do të duhet të vijojë të mbetet i tillë në interes të demokratëve dhe të ardhmes së Shqipërisë. Deklarata e plotë e Bashës: Berisha ...
Komentet te SALI BERISHA PËRJASHTOHET NGA GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË (VIDEO) Janë të Mbyllura