Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

HAPET APLIKIMI PËR SHTESAT E FËMIJËVE DHE PAGESËN E LEHONAVE

Lajme
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se është hapur aplikimi për pagesat e lehonave dhe shtesat e fëmijëve. Përmes një njoftimi ku janë dhënë edhe vegëzat që duhet të ndiqen, kjo ministri ka njoftuar se aplikimi është hapur. Njoftimi i plotë: U hap aplikimi për mbështetjen për lehonat dhe shtesat për fëmijë. Ndiqni vegzën përkatëse më poshtë për të aplikuar: ➡ 170€ në muaj për nënat e reja (lehonat): https://ekosova.rks-gov.net/SubService/311 ➡ 20€ në muaj për fëmijët e moshës 0-24 muaj: https://ekosova.rks-gov.net/SubService/312 Nga janari i vitit 2022 gradualisht do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj. Ndryshe, ...
Komentet te HAPET APLIKIMI PËR SHTESAT E FËMIJËVE DHE PAGESËN E LEHONAVE Janë të Mbyllura

QUNI: JEMI TË GATSHËM TA NDIHMOJMË QEVERINË KURT NË SITUATËN ME PANDEMINË

Lajme
Kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit nga LDK-ja, Anton Quni, tha se është i pakënaqur me menaxhimin e pandemisë, prandaj është i gatshëm ta ndihmojë Qeverinë për këtë çështje.   Duke folur për planin e tij qeverisës, Quni tha se do t’ia kthejë shkëlqimin dhe dinjitetin Prizrenit. Sipas Qunit, me qeverisjen e tij në katër vjetët e ardhshme, Prizreni do të jetë ndër qytetet më të preferuara për të jetuar. “Janë bërë 11 vjet që jam aktiv në skenën politike duke ushtruar detyra dhe përgjegjësi të ndryshime si në Parlamentin e Kosovës po ashtu edhe në ekzekutiv. Si kryetar i LDK-së dega në Prizren nga dega ime më është ...
Komentet te QUNI: JEMI TË GATSHËM TA NDIHMOJMË QEVERINË KURT NË SITUATËN ME PANDEMINË Janë të Mbyllura

VIRUSI GJUNJËZON KOSOVËN

Shëndetësi
Mbi 487 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë infektuar me koronavirus, prej kur në Kosovë ka nisur një valë e re e pandemisë para një muaji.   Me më pak se 20 për qind të popullësisë së vaksinuar, Kosova mbetet një nga vendet me shkallën më të ulët të imunizimit në Evropë. Në infografikën e REL-it, tregohen numri i rasteve të vdekjeve dhe numri rasteve të reja pozitive nga 10 gushti e deri më 10 shtator. Të dhënat janë marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Përderisa më 10 gusht, ishin regjistruar dy raste të vdekjes, dje janë regjistruar 30. Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti ia ka lënë fajin ...
Komentet te VIRUSI GJUNJËZON KOSOVËN Janë të Mbyllura

MOTI SOT NË KOSOVË

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot me diell dhe vranësira.   IHK njofton se do të ketë vranësira të përqendruara në stadin e lartë të Troposferës por që për rreth relievit malore parashihen edhe vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. ...
Komentet te MOTI SOT NË KOSOVË Janë të Mbyllura

URAN ISMAILI TREGON NJË PJESË TË PLANIT PËR PRISHTINËN

Lajme
Kandidati për Prishtinën nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Uran Ismaili në faqen e tij në Facebook ka bërë një postim ku ka treguar një  pjesë të planit për Prishtinën. Më poshtë gjeni postimin e plotë: ...
Komentet te URAN ISMAILI TREGON NJË PJESË TË PLANIT PËR PRISHTINËN Janë të Mbyllura

HARADINAJ: NË RAPORT ME SHBA-TË, DUHET TË JEMI TË KUJDESSHËM

Lajme
Ish- kryeministri Haradinaj në një intervistë deklaroi se duhet të kujdesemi në veprimet tona në raport me ngjarjet në Shqipëri, të mos ngatërrohemi në punët e brendshme të tyre.   “Sa i përket raportit me SHBA-të, ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ata janë garancë e sigurisë sonë si komb”, shtoi Haradinaj. Ndërsa për qeverisjen aktuale, Haradinaj shtoi se Qeveria Kurti nuk po i përmbushë do obligime ndaj amerikanëve, si fjala vjen gazi, pastaj reagimet e qeveritarëve me marrëveshjen e 4 shtatorit, etj. I pyetur për ngjarjen lidhur me Sali Berishën, në raport me SHBA-të, se mos kjo do të ndikojë edhe në Kosovë, Haradinaj sqaroi se SHBA-të janë ...
Komentet te HARADINAJ: NË RAPORT ME SHBA-TË, DUHET TË JEMI TË KUJDESSHËM Janë të Mbyllura

HAXHIU: PËR HERË TË PARË GRATË DHE FËMIJËT PO E NDJEJNË DORËN E SHTETIT

Lajme
Qeveria sot ka prezantuar fillimin e zbatimit të masës 3.5, pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.   Me vendimin e Ministrisë së Financave që nis të zbatohet nga ky muaj, nënat e reja (lehonat) do të mbështeten nga Qeveria duke përfshirë 170 në muaj dhe njëkohësisht do të fillojë zbatimi gradual i programit për shtesat e fëmijëve, nga 20 deri në 10 euro në muaj. E këtë vendim ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po e vlerëson se për herë të parë po ndodhë që gratë dhe fëmijët po e ndjejnë dorën e shtetit. Sipas saj për herë të parë vëmendja është kthyer tek kategoritë ...
Komentet te HAXHIU: PËR HERË TË PARË GRATË DHE FËMIJËT PO E NDJEJNË DORËN E SHTETIT Janë të Mbyllura

KRYEMINISTRI VIZITOI PËR NGUSHËLLIME FAMILJEN SADRIJA

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Sadrija, në fshatin Ujz të Gjakovës, të cilët kanë humbur dy fëmijët, pasi zjarri kishte kapluar shtëpinë e tyre, derisa ata ishin në gjumë.   Kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen për vdekjet e rënda të fëmijëve të tyre, të moshës 12 dhe 13 vjeçar. Ai tha se bashkëndjen me familjarët dhe se institucionet e Kosovës do t’ju qëndrojnë afër. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndajë 40 mijë euro ndihmë për familjen Sadrija. Familjarët e falënderuan kryeministrin për vizitën dhe për kujdesin e treguar nga Qeveria ...
Komentet te KRYEMINISTRI VIZITOI PËR NGUSHËLLIME FAMILJEN SADRIJA Janë të Mbyllura

VRASJET QË TRONDITËN KOSOVËN KËTË VIT, KËTO JANË DISA NGA RASTET MË TË RËNDA

Lajme
Vrasja e dyfishtë që ndodhi të mërkurën mbrëma në qytetin e Pejës, ka tronditur gjithë Kosovën, ndërkaq kjo ishte pa dyshim njëra nga vrasjet më të rënda që kanë ndodhur këtë vit në vendin tonë. Mbrëmë nga gjuajtja me armë zjarri, kanë mbetur të vdekur kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i kësaj partie, Blerand Kadrijaj. Ndërkaq, edhe sot, një ditë më pas në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj dhe Prokurorja e Rastit, Valbona Haxhosaj me një numër të madh hetuesish ku po vazhdojnë punën për zbardhjen e rastit. Në territorin e vendit tonë, ...
Komentet te VRASJET QË TRONDITËN KOSOVËN KËTË VIT, KËTO JANË DISA NGA RASTET MË TË RËNDA Janë të Mbyllura

NJË MUAJ PARABURGIM PËR AVNI ADEMAJN

Lajme
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Avni Ademaj për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Më datë 08.09.2020, rreth orës 20:15 në Pejë, i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë te ndjerin B.K, ne atë mënyre që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A, gjatë bisedës në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata dhe që të ...
Komentet te NJË MUAJ PARABURGIM PËR AVNI ADEMAJN Janë të Mbyllura