Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se prokurorët nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion kanë paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave me inicialet M.R., dhe E.R., në drejtim të veprave penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Ndihmë në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit”, si dhe ndaj personave me inicialet L.T., dhe D.S., në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Në njoftimin e bërë për media thuhet se, lidhur me çështjen penale të marrjes së ryshfetit, prokurori i rastit ka ndërmarrë një mori veprimesh hetimore, duke ...
Komentet te PROKURORIA KËRKON PARABURGIM PËR DY ZYRTARËT E AGJENCISË QENDRORE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Dy pjesëtarë të personelit të KFOR-it turk kanë raportuar në Policinë e Prizrenit se u është vjedhur një qen, pronë private e personelit të KFOR, duke sjellë edhe një video nga kamerat e sigurisë ku shihej një person duke e futur qenin në automjetin e tij . Pas një pune hetimore nga ana e njësive policore të Stacionit Policor Prizren është arritur të që të lokalizohet i dyshuari B.Z., i ditëlindjes 1975, dhe tek i njëjti është gjet dhe sekuestrua qeni. “Është kontaktuar personel i KFOR-it dhe iu është kthyer qeni. Lidhur me ketë rast është njoftuar prokurori i shtetit për veprimet e ndërmarruna lidhur me ketë dhe rasti ...
Komentet te PJESËTARIT TË KFOR-IT IA VJEDHIN QENIN NË PRIZREN Janë të Mbyllura
Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger ka thënë se zgjidhja e konflikti mes Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet sa më shpejt. “Zgjidhja e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet sa më shpejt. Të dyja vendet, dhe i gjithë rajoni, po nga mungesa e përparimit në zhvillimin dhe stabilitetin e tyre. Prandaj përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Berger. Në një intervistë për Deutsche Welle, sekretari gjerman shtoi se Lajçak dhe Borrell kanë mbështetjen e plotë të shtetit gjerman për punën që janë duke e bërë në raport me dialogun Kosovë-Serbi. Berger më tej theksoi se në ...
Komentet te DO TË NEVOJITEN TË BËHEN KOMPROMISE TË DHIMBSHME NË PËRFUNDIM TË DIALOGUT Janë të Mbyllura
Që nga veprimi i parë i Henry Dynant në Solferino e deri më sot, ndihma e parë ka qenë një ndër aktivitetet kryesore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe. Për një njohje më të mirë të publikut me ndihmën e parë në mbarë globin, shërben dhe Dita botërore e Ndihmës së Parë. Ndryshimi i vazhdueshëm demografik, me të cilën po ballafaqohet shoqëria, ngre shumë pyetje dhe kërkon të japë përgjigje në lidhje me rolin aktiv të njerëzve të moshuar brenda sistemit shoqëror. Nga pikëpamja sociale, në disa vende, njerëzit e moshuar janë gjithnjë duke u përjashtuar, sepse: Të moshuarit janë më të ndjeshëm ...
Komentet te DITA BOTËRORE E NDIHMËS SË PARË Janë të Mbyllura
Gjidhënja është shumë e shëndetshme për fëmijët dhe për këtë arsye shumë gra vendosin të ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri, por hulumtimet e fundit kanë treguar që gjidhënja poashtu ndihmon edhe zemrën e gruas në jetën e mëvonshme. Hulumtimi ka përfshirë rreth 300 gra. Ato të cilat nuk kanë ushqyer me qumësht gjiri kanë qenë më të ekspozuara ndaj arterieve të kalcifikimit koronar dhe sëmundjeve koronare të zemrës. Kur vjen gjer tek kalcifikimi dhe pllakat në arterie, qarkullimi i gjakut zvogëlohet, dhe nëse grumbullohen mjaft pllaka dhe shtresa yndyrore, atëherë mund të ndodh infarkti apo sulmi në zemër. Mundësitë janë më të mëdha që tek nënat jogjidhënëse ...
Komentet te GJIDHËNJA MBRON ZEMRËN E NËNËS Janë të Mbyllura
Kur të kaplon etja, sytë të erren dhe nuk mendon dot për asgjë tjetër veçse momentin e shijimit të gllënjkës së parë të ujit. Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hidratimin e organizmit dhe mungesa e tij shkakton shumë probleme. Sasia e rekomanduar e ujit është të paktën tetë gota në ditë. Megjithatë, sipas të dhënave, nuk duhet tepruar nëse organizmi ndihet i tejngopur me ujë. Përse nuk duhet të pini ujë duke ndenjur në këmbë Ideja është se uji është i padëmshëm ndaj mund ta pish duke u ulur ose duke ndenjur në këmbë pa u ndier keq. E vërteta qëndron krejt ndryshe, transmeton AgroWeb. Ekspertët ...
Komentet te ARSYET PSE NUK DUHET PIRË UJË NË KËMBË Janë të Mbyllura
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka dhënë një përgjigje rreth asaj se kush duhet hapur arkivat dhe ndaj atyre që kanë dyshime në këtë drejtim. “Ja kush duhet t’i hap arkivat e të jap përgjegjësi për krimet e bëra mbi popullin tonë të pafajshëm, mbi fëmijët si Leutrimi 7 vjeç, të cilin e vranë mizorisht në oborr të shtëpisë. Një përgjigje rreth asaj se kush duhet hapur arkivat dhe ndaj atyre që kanë dyshime në këtë drejtim. Sot, bashkë me Gjeneral, Ilaz Derguti, drejtorë komunal, asambleistë, qytetarë dhe dy djemtë e heroit Malush Ahmeti, Bahri e Besnik M Ahmeti, vendosem lule e bëmë homazhe tek varri i ...
Komentet te JASHARI: JA KUSH DUHET T’I HAP ARKIVAT E TË JAP PËRGJEGJËSI PËR KRIMET Janë të Mbyllura
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se këtë të shtune në të gjitha kazermat e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave në sulmin terrorist të 11 shtatorit, të gjithë flamujt janë lëshuar në gjysmë shtizë. “Në këtë ditë përkujtimi, bashkëndjejmë me dhembje të madhe, bashkë me të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe me të gjithë kombin amerikan”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. Kujtojmë se sot janë bërë 20 vjet prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, ku dy aeroplanë të marrë peng kanë goditur Kullat Binjake, ku lanë të vdekur rreth ...
Komentet te NË KAZERMAT E FSK-SË, FLAMUJT LËSHOHEN NË GJYSMË SHTIZË NË NDERË TË VIKTIMA Janë të Mbyllura
Në fillim të kësaj jave Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka dërguar 282 mostra në një laborator në Gjermani për detektim të varianteve të reja të COVID-19, përkatësisht të mutacionit kolumbian “Mu”. Rezultatet e këtyre mostrave pritet që të bëhen të ditura gjatë javës së ardhshme. Por ekspertët e shëndetësisë po vlerësojnë se varianti “Mu” është më ngjitës dhe më i fshehtë, prandaj marrë parasysh përqindjen e vaksinimit në Kosovë paralajmërojnë edhe një valë të re të infektimeve gjatë vjeshtës. Mikrobiologu Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thotë se ky institucion nuk ka kapacitet për gjurmim të varianteve të reja të COVID-19, prandaj në fillim ...
Komentet te VARIANTI “MU” NUK DETEKTOHET NË KOSOVË, 280 MOSTRA DËRGOHEN NË GJERMANI Janë të Mbyllura
Sipas agjencisë së lajmeve dtt-net, tashmë ka një vit që kur Greqia dhe Kosova po flasin për gazin natyror të SHBA për të arritur territorin e Kosovës përmes Maqedonisë së Veriut për një termocentral me gaz prej 200 MWh, por qeveria e Kryeministri Albin Kurti nuk ka të ngjarë të pajtohet me të pasi nisja e muajit të kaluar e një tenderi për rindërtimin e një fabrike me thëngjil është një shenjë e përgjigjes negative ndaj propozimit. “… Ata na thanë këtë javë se ka të ngjarë të mos investojnë në gaz,” tha për dtt-net.com një burim perëndimor në Prishtinë i afërt me këtë temë i cili kërkoi të ...
Komentet te DTT-NET: KURTI NUK PO DO TË PRANOJË GAZIN AMERIKAN, PREFERON THËNGJILLIN Janë të Mbyllura