Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

SHSKUK: BIE NUMRI I TË HOSPITALIZUARVE ME COVID-19, 960 PACIENTË NË TRAJTIM

Shëndetësi
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se ka vazhduar të bie numri i pacientëve që janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme. “Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 960 pacientë, prej tyre 846 me Covid-19 pozitivë, 818 me oksigjeno-terapi dhe 56 në kujdes intensive, në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim. Klinika Infektive, 95 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 84 pacientë Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 21 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë ...
Komentet te SHSKUK: BIE NUMRI I TË HOSPITALIZUARVE ME COVID-19, 960 PACIENTË NË TRAJTIM Janë të Mbyllura

LLADROVCI: SHTATORJA E HEROIT YMER ALUSHANI AFËR PËRFUNDIMIT

Lajme
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se është duke u punuar busti i heroit Ymer Alushani-Vogëlushi. “Luani i Grykës së Llapushnikut, Ymer Alushani – Vogëlushi, po përjetësohet në bronz, për të qenë edhe fizikisht ndër ne, në Komoran, për të dëshmuar si duhet atdheu. Së bashku me familjarët e heroit dhe skulptorët Ylberin dhe Sabriun, vlerësuam punën e deritashme të shkëlqyer, e cila do të finalizohet së shpejti”, ka shkruar Lladrovci në Facebook. Ai ka shtuar se shtatorja e heroit Ymer Alushani – Vogëlushi, me pamjen madhështore, do të ligjërojë ndër breza, se kjo tokë ka zot! /Telegrafi/ ...
Komentet te LLADROVCI: SHTATORJA E HEROIT YMER ALUSHANI AFËR PËRFUNDIMIT Janë të Mbyllura

SALLA “1 TETORI” HAP DYERT PËR VAKSINIM EDHE TË DIELAVE

Shëndetësi
Pas një kohe të gjatë, qendrat e vaksinimit në Kosovë kanë filluar të punojnë edhe të dielave. Qytetarët kanë mirëpritur këtë ndryshim. Sipas tyre, ky vendim i Qeverisë ka qenë shumë i nevojshme.   Në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë, salla “1 Tetori”, është parë një interesim për të shfrytëzuar këtë ditë për t’u vaksinuar. Qytetari nga Vushtrria dhe njëherit punëtor i KEK-ut, Selatin Kadriaj, tha se është diçka e mirë që ka filluar edhe sot vaksinimi i popullatës. “Unë mendoj që është proces i mirë dhe sidomos që ka fillua edhe të dielën. Unë punoj në KEK dhe bashkë me kolegët e tjerë kemi ardhur të organizuar dhe po ...
Komentet te SALLA “1 TETORI” HAP DYERT PËR VAKSINIM EDHE TË DIELAVE Janë të Mbyllura

PJATAT MË TË LEHTA DHE MË INTERESANTË QË MUND TË PËRGATISNI NETËVE TË VERËS

Kuzhina
Imagjinoni një ditë të nxehtë vere. Sapo jeni kthyer nga puna, bëni një dush, shlodheni pak dhe pastaj gati për të shijuar pjesën më të bukur, darkën!   Ndoshta s’keni asnjë plan më interesant sesa të shijoni një gotë në verandë me miq apo thjesht me partnerin. Sigurisht, pijet nuk kanë kuptim pa diçka interesante për të ngrënë, prandaj nisni përgatitjet. Çfarë të bëni kur s’keni asnjë ide? Gjëra të thjeshta, interesante dhe që përgatiten për 5 minuta! 1. Takos, por në një tjetër formë 2. Karkaleca zgare shoqëruar me salcë dhe një birrë të ftohtë 3. Patate e ëmbël e pjekur dhe djath i shkrirë 4. Hot Dog 5. Kunguj ...
Komentet te PJATAT MË TË LEHTA DHE MË INTERESANTË QË MUND TË PËRGATISNI NETËVE TË VERËS Janë të Mbyllura

TORTË ME FISTIKË DHE AGRUME TË NDRYSHME

Kuzhina
Nëse preferoni ëmbëlsira me fruta, atëherë do ta dashuroni këtë tortë me fistikë dhe portokalle.   Në këtë recetë AgroWeb.org ju tregon mënyrën e veçantë të përgatitjes së kësaj torte me shije portokalli. Kini parasysh se në vend të portokallit mund të përdorni edhe agrume të tjera. Përbërësit 150 g fistikë të pjekur dhe të kripur 1 filxhan miell 1/2 lugë çaji me pluhur pjekje 1/4 lugë arrë myshk (arrë moskat) 1 filxhan sheqer 1/2 filxhan me gjalpë pa kripë 1 e 1/2 lugë çaji me ekstrakt vanilje 3 vezë 3 portokalle dhe 1/2 filxhan lëng portokalli 1 lugë çaji mjaltë 2 gota kos Hapat që duhet të ndiqni Fillimisht ...
Komentet te TORTË ME FISTIKË DHE AGRUME TË NDRYSHME Janë të Mbyllura

RINA BALAJ POZON NË BIKINI, TREGON TATUAZHET

ShowBiz
Këngëtarja njihet për paraqitjet e saj në rrjete sociale duke iu dhënë vëmendje linjave trupore.   Sapo ka publikuar imazhe të reja në Instagram e veshur me bikini teksa bien në sy tatuazhet e shumta. E veshur me një palë bikini ngjyrë të verdhë të dekoruar me të zezë, këngëtarja ka venë në fokus tiparet e bukura të saj. “Peshkim”, shkroi në përshkrimin e fotografisë duke marrë komente të shumta pozitive nga fansat.Ndryshe, Rina Balaj po vazhdon ta shijojë lidhjen me Sin Boy. ...
Komentet te RINA BALAJ POZON NË BIKINI, TREGON TATUAZHET Janë të Mbyllura

​DHUNA NDAJ GRAVE NË RRITJE, 1.374 RASTE TË RAPORTUARA NË 2021

Lajme
Gratë ndodhë që edhe përballen me padrejtësinë, pasi shumë dhunues enden të lirë në vendin tonë por edhe në vendet e tjera.   Jo më pak se rasti i Diana Kastratit e cila u vra nga bashkëshorti i saj e që ky i fundit është në arrati në shtetin e Spanjës, por që më shumë se 10 vite nuk është kapur nga organet e drejtësisë. E raste si këto sa vazhdojnë e shtohen. Vetëm gjatë vitit 2019 janë katër raste kur burrat ua morën jetën grave të tyre. Por që nuk lihet anash as viti 2020 që dërgoi në pesë numrin e viktimave të vrara nga bashkëshortët e tyre, në ...
Komentet te ​DHUNA NDAJ GRAVE NË RRITJE, 1.374 RASTE TË RAPORTUARA NË 2021 Janë të Mbyllura

KUR FLOKËT JANË TË NGJITURA KUR ZGJOHENI NGA GJUMI, RREGULLONI MODELIN E FLOKËVE NË PESË MINUTA

Lifestyle
Llaku i flokëve ndihmon që ta fshihni “lulen” në majën e kokës Çdo grua pëlqen që modeli i flokëve të saj të zgjasë sa më shumë, por ne kemi “armiq” të shumtë që na pengojnë në këtë – era, kapela, gjumi, nxehtësia, djersitja… Ne kemi gjetur një zgjidhje, ajo konsiston në aplikimin e një produkti të gjeneratës më të re dhe riparimin me kujdes të flokëve me tharëse flokësh, transmeton Telegrafi. Së pari ju duhet që t’i spërkatni pjesët e flokëve që dëshironi të rregulloni me ujë, duke përdorur një shishe me spërkatëse. Pastaj aplikoni një llak për ngritjen e flokëve nga rrënjët. Tani thajini këto pjesë, duke i pastruar ...
Komentet te KUR FLOKËT JANË TË NGJITURA KUR ZGJOHENI NGA GJUMI, RREGULLONI MODELIN E FLOKËVE NË PESË MINUTA Janë të Mbyllura

PUNONJËSVE TË INSTITUCIONEVE PUBLIKE NGA NESËR U KËRKOHET CERTIFIKATA E VAKSINIMIT OSE TESTI NEGATIV PËR COVID-19

Lajme
Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo komune, nga nesër duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19, teste ose dëshmi se persona ka kaluar COVID-19, për t’iu lejuar hyrja në ambientet e punës. Sipas vendimit të Qeverisë, ata persona përveç certifikatës së vaksinimit mund të hyjnë në ambientet e punës edhe me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ...
Komentet te PUNONJËSVE TË INSTITUCIONEVE PUBLIKE NGA NESËR U KËRKOHET CERTIFIKATA E VAKSINIMIT OSE TESTI NEGATIV PËR COVID-19 Janë të Mbyllura

MBLIDHET QEVERIA, PRITET VENDIMI PËR MASAT E REJA ANTICOVID-19

Lajme
Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje në formë elektronike, ku pritet që të vendoset për masat e reja antiCOVID-19. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Ai ka thënë se mbledhja pritet të përfundojë gjatë pasdites. “Qeveria është duke mbajt një mbledhje elektronike ku do të votohen masat e reja kundër pandemisë. Mbledhja pritet do të përfundojë gjatë pasdites. Me të përfunduar, do të ju njoftojmë për vendimet e miratuara”, ka thënë Kryeziu. Ministri Vitia ditë më parë i ka informuar kryetarët e komunave me propozimet për masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator. Disa nga masat që priten ...
Komentet te MBLIDHET QEVERIA, PRITET VENDIMI PËR MASAT E REJA ANTICOVID-19 Janë të Mbyllura