Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova nuk ka se çfarë të fsheh për të kaluarën e saj, sidomos duke qenë nën administrimin ndërkombëtar me misionet e UNMIK-ut dhe EULEX-it e me Tribunalin e Hagës, prandaj shton se tashmë është radha e Serbisë që të hap arkivat. Kurti në një prononcim për media pas hapjes së edicionit të 7-të të Shkollës Diplomatike, tha se nuk ka vend më transparent se Kosova për të kaluarën, ndërsa kërkoi nga Serbia që të ndihmojë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Ai theksoi se duhet të zbardhet e vërteta për gjenocidin në Bosnjë dhe në Kosovë në mënyrë që të dihen, edhe urdhërdhënësit, ...
Komentet te KURTI: ARKIVI NË SERBI TË HAPET NJË ORË E MË PARË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Java e ardhshme fillon me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Parashihen intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë nga dita e enjte dhe gjatë vikendit. Këto vranësira do të fuqizohen gjatë ditëve të vikendit duke bërë që të kemi ndryshime në kushtet atmosferike. Parashihen riga shiu të cilat herë-herë do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri ...
Komentet te MOTI NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Sot do të bëhet inaugurimi i Spitalit për Fëmijë në QKUK, i cili është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe. Nga Presidenca kanë bërë të ditur se, inaugurimin e tij do ta bëjnë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë edhe një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kishi nisur këtë projekt para disa viteve. Ceremonia e inaugurimit do të mbahet sot prej orës 10:00. ...
Komentet te SOT INAUGUROHET SPITALI PËR FËMIJË NË QKUK Janë të Mbyllura
Të gjithë ne e dimë se disa ushqime janë të këqija për ne dhe zgjedhim t’i hamë gjithsesi sepse – fare thjesht – ato kanë shije shumë të mirë. Por nëse ju thuhet saktësisht se sa mund të zvogëloni jetëgjatësinë tuaj para çdo ngrënie, a do ta bënit akoma? A do të këmbeje një hot-dog për 36 minuta të jetës tënde, për shembull? Epo sipas ekspertëve, kjo është pikërisht ajo që po bëni, pasi një studim i Universitetit të Miçiganit thotë se hot-dogat mund t’ju marrin më shumë se gjysmë ore jetë të shëndetshme. Gjatë një studimi, ekspertët vlerësuan 5.853 ushqime për të përcaktuar minutat e jetës të fituara ose të ...
Komentet te STUDIMI, NGRËNIA E NJË HOT-DOGU MUND TË TË MARRË 36 MINUTA NGA JETA Janë të Mbyllura
Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër do të mblidhet për të caktuar seancën e parë për sesionin vjeshtor dhe për të diskutuar disa nga pikat e rendit të ditës. Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës mbylli punimet për sesionin pranveror me 12 gusht. Rendi i ditës: Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021: 4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, 6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ...
Komentet te KRYESIA E KUVENDIT MBLIDHET NESËR, KËTO JANË PIKAT E RENDIT TË DITËS Janë të Mbyllura
Një pesëdhjetë vjeçar është vrarë sonte në Gjilan, ka bërë të ditur për KosovaPress Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit. Rasti ka ndodhur rreth orës 19:45 në një kafiteri te parku qytetit dhe se viktima dyshohet se është nga Bujanoci. “Ju njoftojmë se rreth orës 19:45 të ditës së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshës 50- vjeçare dyshohet se është nga Bujanovci ka qenë duke pirë kafe në kafiteri dhe aty kanë ardhur dy persona, të cilët kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në këmbë në drejtim ...
Komentet te NJË I VRARË NGA TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË GJILAN Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër në takim vetëm pak kohë para takimit konsultativ të ftuar të presidentes Vjosa Osmani me partitë politike për shtyrjen eventuale të zgjedhjeve për shkak të pandemisë me koronavirus në vend. Në një njoftim për media është bërë i ditur rendi i ditës që do të diskutohet nga KQZ-ja në mbledhjen e cila fillon nga ora 15:00: – Hyrje – Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së; – Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve; – Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së; Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim: – Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të kandidatit. – Shqyrtimi dhe ...
Komentet te KQZ MBLIDHET NESËR, KËTO JANË PIKAT E RENDIT TË DITËS Janë të Mbyllura
Nga data 13 deri më 26 shtator do të vazhdojë kufizimi i lëvizjes për qytetarët duke filluar sikur deri më tash nga ora 22:00 deri 05:00 të mëngjesit. Sipas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës nga kufizimi i lëvizjes përjashtohen rastet e natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi); qarkullimi për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike, personeli i ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të ...
Komentet te KËTO JANË RASTET QË PËRJASHTOHEN NGA KUFIZIMI I ORËS POLICORE Janë të Mbyllura
Procesi mësimor është vendosur të shtyhet edhe për dy javët e ardhshme, ka njoftuar Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci. Përmes Facebook, Nagavci ka informuar mësimdhënësit lidhur me rekomandimet e fundit të IKSHPK-së për shtyrjen e mësimit, duke thënë se të njëjtat do të respektohen për shkak të shëndetit. Postimi i plotw Nagavcit: Do të jemi çdo herë në përkrahje të mësimdhënësve me qëllim të avancimit sa më të mirë të tyre. Ngritja dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve për zbatimin në praktikë të Kurrikulës është proces shumë me rëndësi. Andaj, me kënaqësi vizitova sot mësimdhënësit që po ndjekin trajnimin për Kurrikulë, që po mbahet në ...
Komentet te PROCESI MËSIMOR SHTYHET EDHE PËR DY JAVË Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të dielë ka reaguar në lidhje me deklaratën e homologut malazez Milo Gjukanoviç, i cili ka thënë se Serbia do ta donte Kosovën pa shqiptarë dhe Malin e Zi pa malazezë. Vuçiç në reagimin e tij është shprehur se nënndërgjegjja e Gjukanoviçit fshihet pas asaj deklarate, sepse ai është ai që dëshiron Malin e Zi pa serbë. “Unë nuk dua, as nuk është e mundur Kosova pa shqiptarë, as Mali i Zi pa ata që deklarohen si malazezë. Kjo është e pamundur dhe nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, ka thënë Vuçiç për mediat. Ndër të tjera kreu i shtetit serb thekson se ai ...
Komentet te “VUÇIÇ E DO KOSOVËN PA SHQIPTARË, MALIN E ZI PA MALAZEZË” Janë të Mbyllura