Kohët e fundit, buzët më të mëdha dhe më të plota janë bërë të dëshirueshme. Por në vend që të bëni diçka ekstreme për të cilën mund të pendoheni më vonë, keni mundësi të zgjidhni disa masa të thjeshta për të marrë pamjen e trashë të buzëve në shtëpi. Ritwika Gupta, një ndikuese e bukurisë, thotë se ka tre mënyra efektive të bukurisë për të pasur buzë më të lëmuara dhe tërheqëse. Lëng limoni me mjaltë Ashtu si lëkura, kujdesi për buzët është gjithashtu i rëndësishëm. Bëni pastrime natyrale të buzëve në shtëpi. Një pastrim buzësh me limon dhe mjaltë do të ishte zgjidhja e duhur, shkruan indianexpress, ...
Komentet te MËNYRA NATYRALE PËR TRASHJE TË BUZËVE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Policia e Kosovës, referuar vendimeve të institucioneve si dhe referuar planifikimeve operacionale policore, të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme po i ndërmerr në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim. Siç njoftohet, me datë 13.09.2021, në rajonin e Pejës, konkretisht në fshatin Ujmir të Klinës, Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve dhe video inçizimeve të publikuara në media se pardje gjatë një ahengu familjar nuk janë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalim të përhapjes së virusit Covid-19, ka ndërmarr masat e nevojshme duke shqiptuar gjobën sipas ...
Komentet te KLINË, ORGANIZUAN AHENG FAMILJAR, GJOBITEN NGA POLICIA Janë të Mbyllura
Naim Murseli, këshilltar politik i kryetarit të Aleancës Kosova e Re tha se Behgjet Pacolli u injorua qëllimisht nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë ceremonisë së inagurimit të spitalit për fëmijë në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. “Sot gjatë përurimit të Spitalit të Fëmijëve në Prishtinë, e financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për dallim nga Presidentja Osmani dhe Ministri Vitia, Kryeministri Albin Kurti, qëllimisht në fjalimin e tij injoroi prezencën (dhe kontributin) e z. Behgjet Pacolli”. Murseli tha se Kurti ishte dashur t’i gëzohej një projekti të tillë. “Edhe pse i ftuar si Ish-President i vendit së bashku me Znj. Jahjaga, por edhe si President i ...
Komentet te KËSHILLTARI I PACOLLIT: KURTI E INJOROI QËLLIMISHT KREUN E AKR-SË NË FJALIM Janë të Mbyllura
VUÇIQ-MERKEL:S’KA HYRJE TË SERBISË NË BE PA ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SË KOSOVËS Kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit të sotëm me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka shfaqur shpresën për progres në fazën e re të dialogut Kosovë-Serbi. Ajo në një konferencë për media në Beograd deklaroi se Kosova nuk do të zhduket nga agjenda dhe se disa çështje zgjidhen në fund procesit. “Disa çështje do të zgjidhen në fund të procesit. Jo të gjitha vendet e BE -së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Nuk ka kuptim të flasim për të para se të zgjidhen çështje të tjera. Unë jam për një qasje pragmatike. Kjo çështje nuk do të ...
Komentet te VUÇIQ-MERKEL:S’KA HYRJE TË SERBISË NË BE PA ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SË KOSOVËS Janë të Mbyllura
Policia Kufitare e Shqipërisë ka bllokuar në Kapshticë një shumë prej mbi 12 mijë euro të një shtetasi grek. Paratë e pa deklaruara para autoriteteve doganore ishin fshehur në një çantë dore në një furgon. Gjatë kontrollit të ushtruar, 52-vjeçarit grek me banim në Gjermani iu gjetën në çantën e dorës dhe poshtë ulëses së pasagjerit 12.445 euro. Ndaj tij ka nisur hetim për mos deklarim të parave si dhe për pastrim parash./Telegrafi ...
Komentet te BLLOKOHEN MBI 12 MIJË EURO NË KAPSHTICË Janë të Mbyllura
Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, në tryezën online e organizuar nga European Policy Centre, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. Lajçak ka thënë se nuk ka dialog teknik, pasi çdo gjë në dialog është shumë politike. Sipas tij Kosova përmes këtij dialogu ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj. “Dialogu me Serbinë i ka sjell Kosovës shumë përfitime. Përmes këtij dialogu sipas tij Kosova ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj, pastaj ka fituar kodin telefonik +383 dhe prezentim si palë e barabartë në nisma rajonale. Dua të them se nuk ka asgjë si dialog teknik, nuk ka çështje teknike, çdo ...
Komentet te LAJÇAK: DIALOGU NUK ËSHTË TEKNIK, PËRMES TIJ KOSOVA KA KONTROLLIN NË TË GJITHË TERRITORIN DHE KUFIJTË E SAJ Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me shefen e deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, kanë arritur në presidencë, për takimin që ka ftuar presidentja, Vjosa Osmani, për të diskutuar opinionin e IKShPK-së për zgjedhjet lokale. Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe opozita. ...
Komentet te KURTI NË PRESIDENCË, PAS PAK NIS TAKIMI PËR ZGJEDHJET Janë të Mbyllura
Hapja e debatit rreth arkivave shtetërore të Kosovës është e rrezikshme për historinë e Kosovës, konsiderojnë partitë opozitare në vend, sipas së cilave deklaratat e Qeverisë së Kosovës rreth temës së arkivave dhe UÇK-së janë të papranueshme. Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se diskursi i Serbisë po kthehet në Kosovë përmes zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës. Tahiri: Nuk kemi gjë për të fshehur, por nuk lejojmë të biem në diskursin e Serbisë “Sa të jemi gjallë kemi me pa përpjekje në vazhdimësi të zyrtarëve serbë, sot këtyre që janë aktualisht, nesër atyre që do të vinë për të përlyer luftën tonë ...
Komentet te OPOZITA KRITIKON KURTIN RRETH DEKLARATAVE PËR ARKIVAT DHE UÇK-NË Janë të Mbyllura
Në njoftimin e bërë nga UP-ja thuhet se 2705 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në këtë afat të dytë. “Të dashur maturantë, ju njoftojmë që UP-ja e shpall të hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021-22 – afati i II-të. 2705 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në UP në këtë afat të dytë të konkursit. Aplikimi nis nga sot”, thuhet në njoftim. Detajet për aplikim, data e konkursit dhe informatat e përgjithshme të konkursit i kuptoni duke klikuar në vegzën në vijim: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,1437 ...
Komentet te UP HAP KONKURSIN PËR AFAT TË DYTË PËR PRANIMIN E STUDENTËVE TË RINJ Janë të Mbyllura
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia tha të hënën se shëndeti i fëmijëve dhe i nënave do të jetë gjithmonë prioritet i Qeverisë aktuale të Kosovës, andaj u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi. “U bëj thirrje edhe njëherë qytetarëve të vendit që të vaksinohen kundër COVID-19, në mënyrë të veçantë u bëj thirrje prindërve të fëmijëve të moshës 12-15 vjeç me probleme shëndetësore, si dhe grave shtatzëna të vaksinohen, sepse kjo është rrugë e duhur për t’u mbrojtur nga virusi dhe për të frenuar përhapjen e mëtejmë të tij”, tha Vitia gjatë ceremonisë së inaugurimit të Spitalit të Fëmijëve, që është donacion ...
Komentet te VITIA BËN THIRRJE PËR VAKSINIM TEKSA HYJNË NË FUQI MASAT E REJA Janë të Mbyllura